Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, një situatë e re ka lindur në politikën shqiptare. Presidentja Vjosa Osmani pritet të dorëzojë komentet e saj lidhur me këtë çështje deri më 9 shtator. Çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e institucioneve dhe stabilitetin e vendit? Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të vendosur një masë të përkohshme deri më 30 shtator ka nxitur reagime të shumta. Zyra e Presidentes ka konfirmuar se Osmani do të paraqesë komentet e saj brenda afatit të caktuar, duke theksuar rëndësinë e respektimit të ligjeve dhe të drejtave të komuniteteve. Këshilltari për…
Author: almakos
Me afro 1.8 milionë fletëvotime të planifikuara, zgjedhjet lokale të vitit 2025 premtojnë të jenë një ngjarje e rëndësishme për demokracinë në Kosovë. Si do të organizohet ky proces dhe çfarë do të thotë për qytetarët? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e saj të 56-të për këtë vit, ku janë diskutuar detaje të rëndësishme për përgatitjet teknike për zgjedhjet lokale. Kryesuesi Kreshnik Radoniqi ka theksuar rëndësinë e këtij procesi për të siguruar një votim të drejtë dhe transparent. Një nga vendimet kryesore të mbledhjes ishte caktimi i numrit të fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave votuese që…
Panorama.al ka siguruar foton e Ragip Gilës, autorit të atentatit në Shkodër me dy viktima dhe dy të plagosur, ngjarje e ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm në qendër të qytetit të Shkodrës. 28-vjeçari qëlloi me breshëri automatiku brenda ambienteve të lokalit dhe më pas braktisi motorin duke u larguar nga vendngjarja me makinë, por në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit u aksidentua. Ragip Gila Gjithashtu Panorama.al ka siguruar foton e viktimës, Armando Pali, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, si edhe të plagosurit, 43 vjeçarit Erogen Vaso (Brajoviç). Armando Pali Erogen Vaso (Brajoviç) Viktimë e atentatit mbeti edhe 31-vjeçari Liridon Kraja (Lushi), i…
Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook, lidhur me atentatin e rëndë me dy viktima dhe dy të plagosur që tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodrës. Teksa shpreh tronditjen për ngjarjen, Beci kërkoi ndëshkim të ashpër ligjor për autorët. “Të dashur qytetarë, ky mëngjes për Shkodrën nuk ishte ai i zakonshmi, siç ndodh çdo ditë në qytetin tonë. Një ngjarje kriminale që duhet të marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit ka tronditur zemrën e qytetit. Kam kontaktuar me Ministrin e Brendshëm dhe me të gjitha strukturat që luftojnë krimin, në emër të…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar për 34 vjetorin e Pavarësisë së Maqedonisë. Ahmeti ju drejtohet maqedonasve duke thënë se nuk ka asnjë rrezik nga barazia me shqiptarët. Sipas tij, shqiptarët duan shtet unitar, të barabartë, të integruar në NATO dhe BE. Ja dhe postimi i tij i plotë: Përvjetori i shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë së Veriut është gjithmonë shkas për të reflektuar mbi atë se ku ishim, ku jemi dhe ku duhet qenë. Kushtetuta e vitit 1974 u ndryshua më 1989 në nënyrë të njëanshme duke i privuar shqiptarët nga statusi shtetformues dhe ky moment paraqet kthesën…
Është zhvilluar seanca në Apelin e GJKKO-së për Ilir Metën, i cili kërkoi lirinë nga burgu ku ndodhet prej datës 21 Tetor. Pas mbylljes së seancës, togat e zeza në Apel u tërhoqën në Dhomën e Këshillimit për të marrë vendim. Ne përfundim Apeli i GJKKO-së vendosi që të lërë pas hekurave ish-Presidentin e vendit. Ilir Meta akuzohet për disa vepra penale, përfshirë “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. SPAK mbylli hetimet per Meten Kujtojme qe me 29 gusht, SPAK njoftoi përfundimin e hetimeve ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe…
NQP Shkup njofton se me rastin e festës shtetërore “8 Shtatori” – Dita e Pavarësisë,, sot autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës. Të hapura do të jenë vetëm arka e biletave dhe Qendra për personalizim pranë Stacionit të Transportit, ndërsa teleferiku nuk do të funksionojë. Gjithashtu nga NQP rikujtojnë se teleferiku zakonisht nuk funksionon çdo të hënë dhe çdo të martë të fundit të muajit. MARKETING
Një atentat me armë zjarri tronditi Shkodrën mëngjesin e sotëm, ku në një lokal pranë shkollës “Kolë Idromeno”, u vranë dy persona dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. [embedded content] Siç shihet edhe nga pamjet, të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital, ndërsa në vendngjarje humbi jetën Armando Pali, punonjësit i IKMT-së. Viktimë e dytë e këtij atentati mbeti 31-vjeçari Liridon Kraja (Lushi), i cili ndërroi jetë prej plagëve të marra në spital. LEXO EDHE:Atentati në Shkodër, policia jep detaje: Armando Pali vdiq në vendngjarje, ndërsa Liridon Kraja në spital! Autori në pranga, sekuestrohet automatiku Ndërkohë, të plagosur mbetën Erogen…
E marta pritet të shënojë një moment të rëndësishëm për adhuruesit e teknologjisë, pasi Apple do të zbulojë linjën e saj më të re të iPhone. A është iPhone 17 Air një hap i guximshëm drejt së ardhmes apo një sakrificë për stilin dhe performancën? iPhone 17 Air, i cili pritet të jetë “ylli i shfaqjes” në këtë ngjarje, ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve dhe analistëve. Mark Gurman nga Bloomberg ka sjellë një paralajmërim të rëndësishëm për të gjithë ata që presin me padurim këtë model të ri. Gurman ka bërë një krahasim të habitshëm midis iPhone-it të ri dhe…
Ka shkuar në dy numri i viktimave nga të shtënat me armë zjarri në një lokal pranë bashkisë në Shkodër. [embedded content] Pas punonjësit i IKMT-së Armando Palit, i cili mbeti i vrarë në vendngjarje, ka humbur jetën në spital Geridon Kraja, i njohuri i Armando Palit dhe Erogen Vasos. Mes të plagosurve është edhe Erogen Vaso alias Brajoviç, vëllai i të arrestuarit Denis Brajoviç dhe një kamariere. Sipas burimeve, autori i dyshuar u arrestua në tentativë për të ikur në zonën periferike të njohur si “shinat e trenit” në Shkodër, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm (8 Shtator)…
Autori i dyshuar i të shtënave me armë në Shkodër me 2 viktima dhe 2 të plagosur, mes tyre një kamariere, është arrestuar nga policia në tentativë për t’u arratisur. Raportohet se pas të shtënave me armë ka braktisur motorin në vendngjarjen, pranë shkollës “Kolë Idromeno” dhe është larguar me makinë drejt shinave të trenit. [embedded content] Vijon..,
Një person raportohet se ka humbur jetën nga të shtënat me armë në një restorant në qytetin e Shkodrës. Viktima është identifikuar si Armando Pali, ndërsa i plagosur ka mbetur Erogen Vaso alias Brajoviç, vëllai i të arresuarit Denis Brajoviç. Vijon…

