Pak minuta më parë, për redaksinë e JOQ Albania u raportua një aksident në autostradën Tiranë-Durrës, pranë kthesës së aeroportit.Nga pamjet e dërguara, shihej një automjet tip “Volvo” që kishte goditur në anën e pasme një automjet policie. Burime ekskluzive për JOQ Albania bëjnë me dije se automjeti që është përfshirë në aksident është makina e liderit të Vetëvendosjes, kryeministrit të zgjedhur të Kosovës, Albin Kurtit. Të njëjtat burime konfirmojnë se Kurti është transportuar me makinën e patrullës së policisë deri në Tiranë. Nuk dihen ende se cili ka qenë shkaku i përplasjes që fatmirësisht ka kaluar pa të lënduar.
Author: almakos
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka shkuar në Tiranë për të festuar fitoren e tij. Nuk e ka takuar Edi Ramën, por e ka porositur përmes mediave. “Kujdes me Serbinë”, thotë Kurti kur flet për takimet e fundit Rama – Vuciq.Duke komentuar takimin në Novi Sad të kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe Presidentit të Serbisë për “minishengenin ballkanik”, kreu i Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka një mesazh të qartë: Kujdes me Serbinë! Deklaratën Kurti e bëri nga Tirana, pas aktivitetit të organizuar nga Qendra e VV-së në Tiranë për fitoren e kësaj…
Qeveria e Boris Johnson u shpreh e vendosur që Brexit-i të ndodhë më 31 tetor, edhe pse u detyrua nga Parlamenti t’i shkruante Brukselit për t’i kërkuar një shtyrje.Dita e djeshme, me një votim historik të parashikuar në Parlamentin britanik të një marrëveshjeje të re për Brexit, që u njoftua triumfalisht dy ditë më parë në Bruksel, do të jepte më në fund një sqarim më shumë se tre vjet pas referendumit të vitit 2016. Bilanci, deputetët vendosën të shtyjnë vendimin e tyre dhe evropianët të përballen sot me tre letra ku thuhej gjithçka dhe e kundërta e saj. Dhe…
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e cila, sipas rezultateve preliminare, i fitoi zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ka qëndruar mbrëmjen e sotme në Tiranë për të festuar fitoren me simpatizantët e tij. Takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, nuk e pati në agjendën e sotme.Kurti pasi kreu festën me degën e VV’së në Tiranë tha se këtë herë do të kthehet në Prishitnë pa e takuar Ramën, por një takim me të ‘është çështje ditësh’. Ai tregoi se duhet të kthehet në Prishtinë sonte për shkak të angazhimeve. “Do kthehem sonte në Kosovë por do ta takoj së shpejti kryeministrin…
Alsat 2019-10-20T19:31:54+02:00 Populistët djathtistë Partia Popullore e Zvicrës (SVP) pësoi humbje të qartë në zgjedhjet parlamentare, ndërsa Të Gjelbrit janë fituesit e vërtetë të këtij votimi. Sipas exit-polleve të transmetuesit televiziv publik, SVP fitoi 26.3 për qind të votave ose 3,1 për qind më pak se zgjedhjet e fundit parlamentare. Të Gjelbrit fituan 12.7 për qind, duke u forcuar me 5.6%, duke zënë vendin e katërt në skenën politike zvicerane. Duke vepruar kështu, Të Gjelbrit parakaluan Partia Demokristiane të Popullit (CVP), e cila fitoi 12 për qind të votave. Socialdemokratët (SP) fituan 16,5 për qind ose 2.4 për qind më…
Ka kaluar 1 vit e gjysmë nga miratimi i demarkacionit me Malin e Zi, pak punë u bë në terrenKa kaluar më shumë se një vit e gjysme qëkurse, pas një seance maratonike, është miratuar Marrëveshja për demarkacionin. Megjithatë, zbatimi i kësaj marrëveshjeje nuk ka qenë prioritet i qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj dhe tek tash janë formuar grupet e punës në teren, raporton KTV. Kryetari i Komisionit Qeveritar për Shënjimin e Kufirit, Shpejtim Bulliqi, thotë se procesi do të jetë më i lehtë nëse ka vullnet politik nga të dyja palët. Sipas Bulliqit si dhe drejtorit të Grupit…
Të paktën 15 minatorë kanë ndërruar jetë pas shembjes së një pende në një minierë të arit në rajonin e Siberisë të quajtur Krasnoyarsk Krai, deklaruan autoritetet e Situatave Emergjente të Rusisë.Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar rrëshqitjen e pendës duke shkaktuar dëme viktima dhe dëme të mëdha. Ministria e Shëndetësisë në Rusi, tha se 14 minatorë u dërguan në spital dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime. Komiteti Hetues i Rusisë, tha në një njoftim se ka hapur hetimet për kanosje të rrezikut në minierën e arit. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, penda ika takuar kompanisë Sibzoloto, e…
Alsat 2019-10-20T19:16:38+02:00 Pas më shumë se një orë e 30 minuta, liderët e partive më të mëdha në vend po bëjnë pauzë. Kreu i shtetit, Stevo Pendarovski njoftoi se në pjesën e parë të takimit liderët kanë biseduar për temat e euro-integrimit të vendit, ndërsa pjesa e dytë e takimit do ti kushtohet vendimit për zgjedhjet të parakohshme parlamentare. Pendarovski mes tjerash tha se nga të gjithë liderët ka marrë garanci se pa marrë parasysh vendimit të BE-së në lidhje me datën, vendi do të vazhdon rrugën e euro-integrimeve. https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/408329006525307/ Loading…
Fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti ka vendosur që fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare ta festojë edhe në Tiranë.Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë ka njoftuar se Albin Kurti do të jetë pasditen e kësaj të diele në kryeqytet, ku do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse para të ftuarve, në orën 19.00 në ambientet pranë Kinema Millenium. Lëvizja Vetëvendosje u rendit forcë e parë politike në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit dhe pas rezultatit të marrë, Albin Kurti pritet te jetë edhe kryeministri i ri i Kosovës. Vizita e Kurtit në Tiranë do të jenë vetëm në kuadër…
Ushtria e Turqisë sot ka vendosur kontrollin mbi qytetin kufitar sirian Ras al-Ajin, njoftojnë mediat.Trupat turke dhe njësitë e opozitës që luftojnë ushtrinë siriane kanë hyrë në Ras al-Ain pasi njësitë e koalicionit të Forcave Demokratike Siriane u tërhoqën nga qyteti, transmeton KosovaPress. Më parë, forcat demokratike të formuara rreth grupeve të armatosura kurde filluan të tërhiqeshin nga Ras al-Ajin, siç ishte rënë dakord me SHBA. Ankaraja nuk heq dorë nga krijimi i një “zone sigurie” në rajonet veriore të Sirisë, përgjatë kufirit, ku refugjatët nga Turqia mund të ktheheshin. SHBA dhe Turqia arritën një marrëveshje për të pezulluar operacionin…
Alsat 2019-10-20T18:01:49+02:00 Pas vendimit negativ për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, zëvendës kryetari i grupit parlamentar të CDU/ CSU Johann Wadephul dhe raportuesi kryesor Christian Schmidt kanë dhënë një deklaratë zyrtare. Wadephul deklaroi se dy vendet e zhgënjyera nga vendimi duhet “të marrin votën negative të Këshillit Europian si incentiv për të vazhduar angazhimin për reformat. Po të vazhdojnë, Parisi nuk do të ketë mundësinë të bllokojë negociatat për anëtarësim një herë të dytë. Gjermania mbetet pro perspektivës europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Ndërkohë, për raportuesin Schmidt, “vendimi negativ i Këshillit Europian duhet të rishikohet, dhe lidhja midis Maqedonisë…
Profesori i Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi, ka shkruar se ish-lideri i Jugosllavisë, Josip Broz Tito konsiderohet si njeri prej kriminelëve që ka vrarë më së shumti njerëz në periudhën e komunizmit.Krasniqi ka shkruar se Tito me regjimin e tij ka vrarë më shumë se 1 milion njerëz gjatë pushtetit të tij. “Sipas disa përllogaritjeve që janë bërë deri sot, por që nuk janë definitive, gjatë regjimit komunist jugosllav, të drejtuar nga Josip Broz Tito, në ish Jugosllavi janë vrarë, ose kanë vdekur nga ekspozimi kushteve çnjerëzore (në kampe, nga shpronësimi, etj.) 1.17 milion njerëz!”, ka shkruar Krasniqi. “Josip Broz…

