Ministria e Mbrojtjes në Rusi ka bërë të ditur se një ushtar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të kolegëve, duke vrarë së paku tetë prej tyre.DW raporton se dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas incidentit të shkaktuar në një bazë ushtarake të regjionit Baikal Lake, afro 150 kilometra në kufi me Mongolinë, transmeton Telegrafi. “Të mbijetuarit, janë dërguar me shpejtësi në qendrat spitalore, ku janë trajtuar menjëherë dhe gjendja tyre shëndetësore është nën kontroll”, thuhet në raportin Ministrisë së Drejtësisë. Në anën tjetër, në mesin e tetë të vrarëve, janë dy oficerë, derisa të tjerët janë…
Author: almakos
Në mesnatë ka përfunduar procesi i numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta në QNR.Sot, sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, do të vazhdohet me rinumërim të 4 vendvotimeve për të cilat KQZ-ja vendosi në mbledhjen e së premtes. Sa i përket vendimit të Supremes për votat e ardhura me vonesë nga diaspora, Elezi ka thënë se tani pritet që PZAP të marrë vendim për numërim të tyre.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po merr pjesë në Samitin e Paqes së Evropës Juglindore që po mbahet në Tiranë.Kurti në fjalimin e tij ka thënë se vendet e ballkanit kanë nevojë për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe të luftohet pabarazia dhe padrejtësia. “Para 30 vjetëve ka rënë muri që na ndante dhe mori fund Lufta e Ftohtë. Mirëpo, sot, kemi ftohtësi pa luftë e diku edhe me luftë, e në vend të një Muri të Madh kemi shumë mure të vegjël që na ndajnë midis nesh e brenda nesh. Për paqe kemi nevojë kudo dhe tërë kohën. Sepse…
Dy persona, shtetas të huaj janë arrestuar nga policia e Kosovës për keqpërdorim të kartelave bankare – mashtrim.Rastin ka ndodhur dje në Prizren, dhe është konfirmuar nga policia e Kosovës. “Është raportuar se hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas zhvillimit të hetimeve kanë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër (shtetas të huaj), nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartë cekur”, thuhet në raportin ditor të policisë. Policia thotë se, gjatë kontrollit në banesën e tyre në cilësinë e provave materiale u janë gjetur dhe sekuestruar: një shtëpizë kompjuteri, dy…
Ministri në Detyrë i Infrastrukturës i Qeverisë së Republikës së Kosovës Pal Lekaj ka deklaruar se Autostrada e dukagjinit nuk ka qenë vetëm premtim elektoral i Qeverisë Haradinaj, porse ajo do të ndodhë pavarësisht ndryshimeve në qeveri.“Projekti i Autostradës së dukagjinit nuk qenë vetëm premtim elektoral i Qeverisë Haradinaj. Ky projekt edhe sot faqebardhë ju them se do të ndodhë. Ky projekt është gjigand në të mirë nacionale dhe ndërshtetërore dhe normalisht që drejtpërdrejt ndikon në jetën e 650 mijë qytetarëve të asaj zone të Kosovës,”deklaron Lekaj. Ministri Lekaj më tutje ka shtuar se projeksioni dhe obligimet nga ministrore dhe…
Dje në Prizren janë arrestuar dy shtetas të huaj, një mashkull dhe një femër në dyshimin e keqpërdorimit të kartelave bankare dhe mashtrim.Policia ka njoftuar se ditën e djeshme hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar kanë arrestuar në Prizren dy të dyshuar shtetas të huaj nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer vepreën penale keqpërdorim i kartelave bankare dhe mashtrim. Gjatë kontrollit në banesën e tyre në cilësinë e provave materiale u janë gjetur dhe sekuestruar: një shtëpizë kompjuteri, dy telefona mobil, një printer, një POS, kartë Hard diska, tre USB memorie, kartela bankare, njëmbëdhjetë vula në…
Alsat 2019-10-26T11:45:46+02:00 Ajri në Kumanovë mbrëmë ishte eksremisht i ndotur. Disa herë ndotja ka qenë më e lartë se kufiri i vlerave të lejuara. Kumanovarët ankohen se përhapet një erë e pakëndshme në disa pjesë të qytetit. Ndotja filloi pas orës 18:00 dhe në disa momente ishin matur mbi 1 000 PM grimca. Qytetarët reagojnë në rrjetet sociale, duke ndarë foto nga aplikacioni dhe kërkojnë nga autoritetet kontrolle të përforcuara dhe sanksione kundër ndotjeve. Komuna e Komanovës, vjet mori një plan aksional për uljen e ndotjes ajrore që përfshin masa afatshkurtër dhe masa afatgjatë. Loading…
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e ka çmuar ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në Siri dhe ka thënë se vendi i tij do të ofrojë ndihmë për parandalimin e një vale të re të refugjatëve që kërkojnë strehim në Evropë.Lideri i së djathtës ekstreme tha të premten se Bashkimi Evropian duhet t’i japë ndihma financiare Turqisë për ta zhvilluar infrastrukturën në zonën e kontrolluar nga Turqia në pjesën verilindore të Sirisë. Për më tepër, ai për radion publike hungareze tha: “Më shumë se tre milionë imigrantë mund të largohen nga Turqia dhe të nisen drejt Evropës përmes rrugëve të Ballkanit. “Më…
Rreth një milion njerëz kanë protestuar në mënyrë paqësore në kryeqytetin e Kilit, Santiago. Ata i bënë thirrje qeverisë që ta luftojë pabarazinë në shoqëri.Protestuesit ecën disa kilometra përreth qytetit duke bërë thirrje për reforma, duke valëvitur flamuj dhe duke bërë zhurmë me mjete të ndryshme. Kryetarja e Santiagos, tha se ky ishte një moment historik për vendin që është përfshirë nga protestat masive qe disa ditë. Në anën tjetër, presidenti i Kilit, Sebastian Pinera, tha se qeveria e ka dëgjuar mesazhin. “Ne të gjithë kemi ndryshuar. Marshi i sotëm paqësor, në të cilin kilianët kanë kërkuar një vend më…
Pavarësisht thirrjeve të pandalshme të bashkësisë ndërkombëtare që taksa ndaj produkteve serbe e boshnjake të hiqet, autoritetet kosovare po vazhdojnë të qëndrojnë të heshtura karshi këtij procesi. Në prag të formimit të qeverisë së re, partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit – Lëvizja Vetëvendosje, është deklaruar se taksën do ta heqë vetëm kur të vendosë reciprocitet të plotë ndaj shtetit serb.Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, në një deklaratë për “Zërin” ka theksuar se partia e tij, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, sapo të vijë në krye të Qeverisë do të vendosë reciprocitet…
Policia britanike po vazhdon t’i marrë në pyetje katër persona për vdekjen e 39 njerëzve, trupat e të cilëve u gjetën brenda një kamioni të madh në Essex.Një burrë u arrestua në aeroportin “Stansted” të premten nën dyshimin për vrasje dhe trafikim me qenie njerëzore. Dy njerëz të tjerë nga Warrington-i u arrestuan për shkak të akuzave të njëjta, ndërsa shoferi i kamionit po mbahet në ndalim nga dita e mërkurë për shkak të dyshimeve për vrasje. Arrestimet ndodhën në kohën kur po vazhdojnë përpjekjet e autoriteteve për t’i identifikuar viktimat. Policia e ka bastisur shtëpinë e një çifti të…
Serbia dhe Kosova janë milje larg nga çdo marrëveshje, tha Zëvendës Presidenti i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq.Në këto deklarata për Zërin e Amerikës, Jevtiq ka thënë se Amerika pret që Lista Serbe të mbështesë proceset në favor të dialogut, por sipas tij Lista Serbe nuk nxiton në qeveri me fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurtin, shkruan lajmi.net. Jevtiq u takua në Uashington me Drejtorin e Departamentit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, David Kostelanchik, Presidentin e Grupit të Serbisë, Steve Stivers, Senatorin Republikan, Ron Johnson dhe Drejtorin e Evropës në Këshillin për Siguri Kombëtare, John Erat. Jevtiq tha se tema…

