Author: almakos

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka paraqitur dyshimet e tij se Albin Kurti do t’i mbajë qëndrimet e deklaruara karshi dialogut me Serbinë. Berisha ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se mendon se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, parti e cila ka dalë e para në zgjedhje, pasi ta marrë postin e kryeministrit të vendit “do t’i bëjë të gjitha kompromiset me Serbinë”. Ndonëse ka thënë se është më mirë të pritet e të shihet, Berisha ka deklaruar se pret që Kurti të bëjë lëshime…

Lexo më Shumë

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka folur për Albin Kurtin, kandidat për kryeministër të Kosovës që vjen nga radhët e partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje.Berisha ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Kurti është një “lazdran i madh”, teksa ka vlerësuar se ai “po mundohet të bëjë komunizëm”. “Kurti e ka shpallur veten si më i mençuri në Kosovë”, ka deklaruar Berisha. “Edhe nëna ime lexon libra tërë ditën. S’e ka vetëm Albini këtë privilegj, të lexojë…”, ka thënë ai. “Ta shohim çka…

Lexo më Shumë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të votave me kusht të zgjedhjeve të 6 tetorit.Deri më tani janë numëruar 23201 vota. Po prin LVV me 6783, e pasuar nga PDK me 5025, e treta është LDK me 4648,  koalicioni AAK-PSD ka 3060 vota, Nisma-AKR-PD ka 1199 vota dhe Lista Serbe ka 939 vota.

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e 27 vendeve të Bashkimit Europian, të mbledhur sot në Bruksel, e shtynë për javën e ardhshme një vendim për afatin e shtyrjes së Brexit-it, bënë të ditur burime europiane.Negociatori i Bashkimit Europian për Brexit, Michel Barnier i cilësoi “të shkëlqyera” diskutimet e ditës së sotme. “Puna do të vazhdojë në ditët e ardhshme “, theksoi një zëdhënës i Komisionit Europian. Sipas disa burimeve europiane, një takim tjetër do të zhvillohet të hënën ose të martën për të finalizuar një vendim mbi zgjatjen e afatit shtesë të Brexit-it, ndërkohë që një votim pritet në Parlamentin britanik për zhvillimin e…

Lexo më Shumë

Një palë këpucë për çdo grua të vrarë nga partneri i saj në 2018-ën në Turqi.Artisti Vahit Tuna i vari në muret e jashtme të një ndërtese në zemër të Stambollit, duke mbushur një hapësirë​​prej 260 metrash me 440 palë këpucë me taka. Ideja e përdorimit të këpucëve vjen nga një traditë e lashtë turke: kur dikush vdes, anëtarët e familjes i vendosin ato para derës së shtëpisë së tij. Në vend të kësaj, u përdor një tjetër temë, ajo e vrasjes së grave dhe kjo u realizua përmes numrave: vetëm në muajin gusht, këtë vit, 49 gra u vranë…

Lexo më Shumë

Në rrugët e Prishtinës, aktivistët e Vetëvendosjes kanë pikturuar grafite në kujtim të të ndjerit Astrit Dehari.Përveç figurës së tij, janë shkruar edhe disa vargje ku i kërkohet falje aktivistit të Vetëvendosjes. “Më fal që ke lindë në këtë vend, më fal që shkove shumë herët, më fal që s’ka drejtësi, më fal çka përjetove në rini, më fal që s’të kemi në mesin tonë” ishin disa nga vargjet e shkruara nëpër muret e Prishtinës nga artistja Fitore Berisha dhe persona të tjerë”. Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, vdiq në vitin 2016 gjatë kohës sa ishte në paraburgim. Sipas Institutit…

Lexo më Shumë

Mes zemërimit në rritje për papunësinë e lartë dhe shërbimet e dobëta publike, irakianët po rrezikojnë jetën në kërkim të përgjegjësisë së udhëheqësve.Të paktën 21 njerëz janë vrarë në Irak ndërsa protestat antiqeveritare rifilluan pas një ndërprerje trejavore. Policia Irakiane gjuajti plumba gome dhe bombola gazi për shpërndarjen e mijëra protestuesve që ishin mbledhur në kryeqytetin Bagdad. Protestuesit po bëjnë thirrje për rregullim të sistemit politik të vendit dhe përfundim të korrupsionit të zyrtarët. Observatori Irakian për të Drejtat e Njeriut tha se numri i të vdekurve në protestat e sotme arriti në 21, mes tyre tetë persona në Bagdad. Trembëdhjetë…

Lexo më Shumë

Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Haki Abazi, i ftuar në Pressing të T7, ka folur rreth incidentit që ndodhi me Dardan Molliqajn pas debatit në Pressing gjatë kohës së fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit.“Unë kam marrë përgjegjësinë për atë që ka ndodhur, por jo ta torturoj publikun. Jam tërhequr nga debati dhe i kam kryer procedurat. Pavarësisht asaj çka ka ndodh, populli nuk e meriton të merret me mua”, është shprehur Abazi. Ai tha se Molliqaj debatin verbal e ktheu në dhunë. “Pala tjetër ka vendosur që debatin verbal ta kthejë në dhunë”, ka thënë Abazi. Pavarësisht…

Lexo më Shumë

Një baba i pashpirt dhe i papërgjegjshëm harxhoi me alkool, drogë e prostituta paratë e mbledhura me donacion për kurimin e djalit të tij 2 vjeçar, i cili  vuante nga një sëmundje e rëndë.Vogëlushi, i cili ishte diagnostikuar që 7 muajsh me atrofi muskulore humbi betejën me vdekjen më 17 tetor. Mateus Alves, nga Brazili u arrestua në korrik të këtij viti pasi shpenzoi 150 mijë nga 200 mijë dollarë të mbledhur nga banorët e qytetit ku banonte. Qyteti i tij në Brazil organizoi një maratonë dhe mblodhën rreth 250 mijë dollarë. Por pas kësaj babai e braktisi familjen dhe…

Lexo më Shumë

Kompania Facebook ka prezantuar në SHBA një pjesë të re të rrjetit të saj social kushtuar lajmeve.”Quhet ‘Facebook News’ dhe tani për tani”, shpjegon Facebook, ”ajo është duke u testuar në një grup përdoruesish, për të cilët do të sigurojë lajme kombëtare dhe lokale në disa zona metropolitane si Nju Jork dhe Los Anxheles. Një ekip gazetarësh do të zgjedhin lajmet kryesore e ditës. Facebook ka muaj që po punon në këtë projekt. Risia vjen pikërisht në një fazë në të cilën shoqëria po lufton me përhapjen e lajmeve të rreme.

Lexo më Shumë

Në fundjavë pritet të vazhdojë mbizotërimi i motit të ngrohtë dhe me diell, teksa mëngjeset parashihet të jenë më të ftohta. Nga mesi i javës së ardhshme parashikohet rënie e temperaturave, e priten edhe reshje të dobëta shiu, njofton Prishtina Weather.Shërbimi i meteorologjisë bën të ditur se “rajoni ynë mbetet në ndikimin e zonave anticikonike që do të vazhdojnë të favorizojnë mot stabil dhe të kthjellët, përderisa nga Afrika veriore masat e ngrohta ajrore sjellin mot të ngrohtë dhe temperatura maksimale ndjeshëm mbi vlera mesatare. Orëve të mëngjesit në vise të ulëta do të mbajë mot më i ftohtë, me…

Lexo më Shumë

Kandidatja për kryeministre të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar se në marsin e vitit 2020 nuk pritet të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, por një marrëveshje për çështje specifike.Sipas saj, pranvera e vitit 2020 nuk është kërkuar nga aleatët perëndimorë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, por për të sjellë të dyja palët Kosovë-Serbi, sërish në tavolinë dhe për të rifilluar negociatat. “Unë nuk besoj se marrëveshja finale në rrethanat aktuale mund të arrihet deri në marsin e viti 2020, por shoh që mund të arrihen marrëveshje për çështje specifike të temave më…

Lexo më Shumë