Author: almakos

Alsat 2019-10-31T16:17:49+01:00 Ambasadori frances në Shkup Kristijan Timonie tha se vendet anëtare do t’i rikthehen përsëri temës për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shkupin në maj por vendi duhet të realizojë dhe të zgjidhë në mënyrë demokratike disa procese. Zbatimi i zgjedhjeve demokratike për Timonien është i rëndësishëm po ashtu edhe ligjet që miratohen me 2/3 dhe që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit dhe korrupsionit. [embedded content] Do të diskutojmë përsëri për këtë në maj në Zagreb por para së gjithash duhet mes vete t’i sqarojmë gjërat. Ne jemi duke i ndryshuar rregullat e lojës. Njëkohësisht nëse…

Lexo më Shumë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka vlerësuar shembullore zgjedhjet e gjashtë tetorit, derisa ka kërkuar që sa më shpejtë të formohet qeveria e ardhshme, raporton Gazeta Express.Thaçi në takimin të cilin e pati sot me Ambasadoren e Finlandës, Pia Stjernvall, biseduan për zhvillimet e fundit në Kosovë. Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka zhvilluar një proces elektoral shembullor dhe se tani po pret formimin e qeverisë së re. “Pas një procesi elektoral shembullor, pres që shpejt të formohet qeveria e re dhe të vazhdojmë në rrugën drejt integrimeve euroatlantike”, u shpreh presidenti Thaçi. Ambasadorja Stjernvall theksoi se Finlanda…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, të premten do të qëndrojë në Prishtinë. Sipas një njoftimi të lëshuar nga Ambasada e SHBA’së në Prishtinë, Palmer do të mbajë një fjalim para pjesëtarëve të shoqërisë civile dhe studentëve dhe më pas do të përgjigjet ne pyetjet e publikuar.Kjo ngjarje do të mbahet më 1 nëntor në orën 15:00 në objektin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë. ” Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit i SHBA-ve , njëherësh Përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, do të flasë para një publiku të përbërë nga studentë dhe…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka kërkuar që Rusia t’i japë fund mbështetjes së separatistëve në lindje të Ukrainës dhe të tërheqë të gjitha forcat ruse nga territori ukrainas.Duke folur në një konferencë për media në Kiev më 31 tetor, pasi ka diskuuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, Stoltenberg ka thënë se Moska duhet t’i kthejë tri anije ukrainase, të cilat i kishte kapur në Ngushticën e Kërçit në nëntor të vitit të kaluar. “NATO-ja mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe nuk e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia”, ka thënë Stoltenberg. “Rusia duhet t’i…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-31T15:37:37+01:00 Era përkohësisht sot ka shpëtuar banorët e Shkupit nga ndotja. Stacionet matëse të Ministrisë së mjedisit jetësorë në kryeqytet, kanë regjistruar nivel të ulët të grimcave PM10 në ajër. Kurse kryeministri Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve nga foltorja e Kuvendit sot tha se janë formuar ekipe të MPB-së, inspektorate lokale dhe punonjës në Inspektoratin shtetëror për mjedis jetësor, të cilët në nivel ditor do të përcjellin se ku ka zjarre në vende publike apo ndezje të pyjeve. Si masa shtesë, Zaev përmendi gazifikimin dhe tramvajin elektrik. Qeveria ka për qëllim t’i përfundojë takimet e saja…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-31T15:31:53+01:00 Po tregon korsetin që mbartë tash e tetë muaj, pasi mbeti me 12 brinjë të thyera nga aksidenti tragjik i Llaskarcës. Lulzim Dalipi në cilësinë e dëshmitarit të thirrur nga prokuroria, sot dha dëshminë e tij në procesin gjyqësor ku akuzohen gjashtë pjesëtarë të kompanisë “Durmo Tours”. Para gjykatëses Dijana Gruevska- Ilievska, ai tha se shoferi në ditën aksidentit ka folur disa herë në celularë, por në momentin e humbjes së kontrollit mbi autobusin, Dalipi që ishte i ulur në rend të parë, dëshmoi se nuk ka pasur shenja frenimi. Ai tha se dëmshpërblim do të kërkoj nga…

Lexo më Shumë

Udhëheqësi i Grupit punues nga radhët e LDK-së për negociata me VV-në, Avdullah Hoti paralajmëron se shumë shpejt do të përmbyllen diskutimet e grupeve punues në mes këtyre dy partive për koalicionin qeverisës.Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti tha se ka përafrime të madhe mes dy partive, të cilës mbetet që liderët Isa Mustafa dhe Albin Kurti t’ua japin vulën përfundimtare të marrëveshjes. Pas pak çastesh nis edhe takimi i katërt i grupeve punese, që  sipas Hotit në takim do të jenë përfaqësues të këshillit të ekspertëve për fushën e rendit dhe ligjit. “Sot kemi takimet rend dhe ligj,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-31T15:26:50+01:00 Emërimi i ambasadorëve të ri në disa përfaqësi diplomatike nëpër botë, pikërisht kur vendi bëhet gati për zgjedhje të reja parlamentare, ishte një ndër shqetësimet e ngritura nga deputetëve të opozitës, drejtuar si pyetje për kryeministrin Zoran Zaev në Kuvend. Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, pushteti, vetëm pak muaj para zgjedhjeve, përgatit Teuta Arifin për ambasadore në SHBA, Dane Taleskin për në misionin e NATO-s, Misho Dokmanoviq, për ambasador në Tel Aviv dhe Sashko Nasev, për ambasador në Sofje. Po, për dy prej tyre është diskutuar dhe për dy nuk është diskutuar aspak. Një pjesë e procedurës…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-31T15:20:56+01:00 Në bllokun e partive shqiptare ka sinjale për koalicion parazgjedhor. Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi deklaron se pavarësisht përbërjes së koalicionit, subjekti i tij është i interesuar për opsion fitues dhe se dora e tij e tij është e shtrirë për të gjitha subjektet që synojnë rrëzimin e BDI-së. Unë mendoj se kemi kapacitet për koalicion. Ka shumë parakushte që shkojnë në favor të këtij kapaciteti. Unë kam shtrirë dorën e bashkëpunimit moti, nga ana tjetër ka sinjale pozitive dhe jam shumë optimist se do të ndodhë. Unë jam i mendimit të krijojmë opsion fitues. Pavarësisht se…

Lexo më Shumë

Ushtria amerikane ka publikuar pamjet e para të sulmit në veri të Sirisë që rezultuan me vdekjen e udhëheqësit të grupit të Shtetit Islamik (IS).Këtu shihen trupat ushtarake në përleshje të armatosur me militantët  në tokë përderisa lëviznin në drejtim të kompleksit ku Abu Bakr al-Baghdadi ishte fshehur. Baghdadi iku në një tunel dhe vrau veten duke shpërthyer një jelek vetëvrasës. Pas bastisjes kompleksi u shkatërrua me municione. Kreu i Komandës Qendrore të SHBA-ve, Gjenerali Kenneth McKenzie, tha që ndërtesat e shkatërruara u lanë me pamje si të ishin “një parking i shkatërruar me plot gropa”. Gjenerali McKenzie tha se…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-31T15:19:26+01:00 Zjarri i dy ditëve të fundit me përmasa të mëdha në malësinë e Sharrit ka ndikuar dukshëm në ndotjen e ajrit në qytetin e Tetovës. Sasia e grimcave PM 10 ka arritur në 133 mikro gram për metër kub, që nënkupton, 83 për qind më tepër nga masa e lejuar. [embedded content] Ministria alarmoi, mirëpo në faqen e komunës, nuk ka asnjë lajmërim se është tejkaluar pragu i ndotjes. Pra është neglizhenca e komunës ajo që përsëritet gjithnjë. Duhet masa konkrete, nuk di e sata herë është që ne si shoqata, si aktivist apelojmë për masa konkrete që…

Lexo më Shumë

Rruga në lagjen Tasligje të Prishtinës është bërë sfidë për banorët. Ata thonë se punimet kanë nisur tash e gjashtë por nuk ka bërë asgjë tjetër përveç shkaktimit të telasheve. Kjo rrugë ka mbetur pa kockat që kishte, për t’u shtruar me gurë.  Për vonesat në shtrimin e rrugës,  banorët e kësaj lagjeje po paralajmërojnë edhe protesta, shkruan Gazrea ExpressTash e gjashtë javë kanë filluar punimet e rrugës në lagjen Tasligje, mirëpo, banorët po thonë se aty nuk po punohet. Madje ata thonë se gjendja e rrugës është më e keqe tani se në kohën kur ishte e parregulluar. Bekim…

Lexo më Shumë