Ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen, në fjalën e tij në seancën e KS të OKB’së për Kosovën, ka kundërshtuar pretendimet e ambasadorit rus në OKB, Vasily Nebenzja, i cili thotë se nuk ka vend për optimizëm në Kosovë, dhe çuditërisht kërkon rikthmin e Serbisë në Kosovë.Një gjë e tillë është e pamundur dhe nuk do të ndodhë asnjëherë, sipas gjermanit. “Dua t’i them kolegut tim rus se Kosova ka zhvilluar zgjedhje të lira dhe demokratike. Tani Kosova, është në fazën e tranzicionit të ndërrimit të pushtetit. Më këtë mund të them së Kosova është një demokraci e re e…
Author: almakos
Në rastin e Drenasit janë të përfshirë 3 profesorë, një avokat, një polic e një zyrtar i Qendrës për Punë SocialeNë këtë gjimnaz, profesori I. Rexhepi po vazhdon punën e tij si mësimdhënës. Edhe pse ndaj tij është ngritur aktakuzë për keqpërdorim seksual të një ish nxënëse të mitur të kësaj shkolle, ende drejtoria e shkollës e as ajo komunale nuk ka marr ndonjë masë. Njëjtë si Rexhepi, për veprën e njëjtë penale në arrest shtëpiak po qëndron edhe kolegu i tij, Shkëlzen Xhekaj. Për Xhekajn prokuroria Themelore ka ngritur aktakuzë nën dyshimet se ai kishte abuzuar seksualisht me 16…
Presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi sot marrëveshjen për daljen nga BE të kryeministrit britanik, Boris Johnson, që sipas tij nuk mundëson një traktat tregtar me SHBA-në dhe i bëri thirrje që të bashkohet me mbështetësit e një Brexit-i të vështirë për zgjedhjet legjislative që do të mbahen në dhjetor.Presidenti amerikan, Trump, i cili i kishte premtuar më parë Britanisë së Madhe një marrëveshje të mrekullueshme menjëherë pas daljes nga Bashkimi Europian, dha një intervistë për eurofobin Nigel Farage në radion britanike LBC, në fillim të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 12 dhjetorit. “Për të qenë i ndershëm me…
Trafiku Urban i Prishtinës ka konfirmuar se janë detyruar ta ndërprenë qarkullimin e autobusëve në kryeqytet për shkak të vandalizmit të disa të rinjve të cilët sulmuan autobusët.Një nga autobusët e Trafikut Urban u dëmtua sonte nga disa persona që gjuajtën në drejtim të autobusit mjete të forta dhe vezë. “Me keqardhje i informojmë qytetarët se për shkak të sulmeve dhe sjelljeve vandale nga disa grupe te rinjsh, u detyruam të ndërpritet qarkullimi në orën 21:15, në mënyrë që të evitohet dëmtimi i autobusëve të ndërmarrjes!”, thuhet në njoftimin e Trafiku Urban. Sulmin ndaj disa autobusëve te Trafikut Urban e…
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, është duke e përfaqësuar shtetin e Republikës së Kosovës në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit në OKB.Si rëndom para këshillit, Çitaku ka shpalosur faktet dhe përparimin e Kosovës. Temë është bërë kësaj here nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të cilin Çitaku ka pasur përgjigjet për ministrin serb. “Kjo dhomë nuk është gjykatë për neve se politikanë. Është e vërtetë se Kurti ka fituar zgjedhjet në Kosovë. Ai ka thënë qartë disa herë se është pro dialogut”. “Më kënaq kjo që…
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e cila po merr pjesë në debatin për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku po diskutohet raporti periodik i OKB’së për gjendjen në Kosovë, ka përmendur Albin Kurtin.Duke iu përgjigjur një pjese të fjalimit të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka përmendur flamurin e Kosovës, Çitaku ka siguruar përfaqësuesit e vendeve anëtare të KS të OKB’së se flamuri i Kosovës do të mbetet në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës edhe pasi Kurti të jetë aty. Më pas, i ka thënë…
Temperaturat e larta që përfshinë Kosovën deri në fund të muajit tetor, kanë kthyer reduktimet e ujit të pijshëm, si pasojë e rënies së nivelit të liqeneve.Me reduktime të ashpra të ujit, së fundmi, po përballen edhe banorët e Komunës së Lipjanit, raporton KTV. E për problemet me furnizim të ujit të pijes, kryetari i Komunës së Lipjanit, ka fajësuar kompaninë rajonale të ujësjellësit “Prishtina”. Nga kompania rajonale e ujësjellësit ‘Prishtina’, kanë thënë së nuk ka situatë alarmuese për furnizimin me ujë, por apelojnë që uji mos të keqpërdoret nga qytetarët. Përmes Facebook-ut, edhe KRU ‘Hidrodrini’, që mbulon rajonin e…
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka folur për të kaluarën e tij politike.Gjatë një interviste ekskluzive në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, ministri i Shqipërisë nga Kosova ka treguar se çfarë e ka shtyrë të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje, pjesë e së cilës ishte vite më parë. “Janë tri arsye”, ka treguar Cakaj fillimisht. “Kam pasur interpretim krejt tjetër për marrëveshjen e Rambujesë”, ka thënë ai. “Kam pasur mendim alternativ për Pakon e Ahtisaarit”, ka shtuar diplomati shqiptar. “S’e kam interpretuar pavarësinë e Kosovës siç e ka interpretuar Lëvizja Vetëvendosje”, ka deklaruar…
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, do të qëndrojë nesër në Kosovë për takime zyrtare me liderë shtetërorë. Megjithatë, ai s’do të mund ta takoj kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.Institucionet shtetërore nesër do ta presin zyrtarin e lartë amerikan, i cili ka arritur sot në Prishtinë. Zyra e Presidentit të Kosovës ka njoftuar që takimi mes Hashim Thaçit dhe Palmerit do të ndodhë prej orës 13:30. Palmer, sipas një njoftimi të Ambasadës amerikane në Prishtinë, do të mbajë edhe një fjalim para pjesëtarëve të shoqërisë civile dhe studentëve në objektin e Bibliotekës…
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se është e domosdoshme që të bëhet shqyrtimi dhe vlerësimi i zarfeve të ardhura nga diaspora.Gjykata Supreme e Kosovës, pas një ankese nga Lëvizja Vetëvendosje, ka vendosur që mbi 4 mijë vota të ardhura nga mërgata të numërohen. “Para fillimit të numërimit të fletëvotimeve të ardhura nga jashtë vendit duhet të bëhet vlerësimi i pakove. Në mënyrë që të mund të fillojmë me procesin e numërimit të tyre”, ka thënë Valmir Elezi. “Vlerësimi ka të bëjë me vërtetimin nëse është dërguar nga votuesi i cili është regjistruar suksesshëm nga votuesi që ka votuar…
Në ditët e para të muajit nëntor vendi ynë do të ndodhet ndërmjet fushave të presionit të lartë, që janë shtrirë në lindje të rajonit pas kalimit të frontit të ftohtë, dhe fushave të presionit të ulët mbi Itali, njofton Prishtina Weather.Shërbimi i meteorologjisë parashikon se “ditën e premte do të vazhdojë të mbajë mot i ftohtë dhe kryesisht me vranësira”. “Në ditët e fundjavës masa më të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të shtrihen mbi vend, që pritet të rrisin temperaturat pak mbi vlera mesatare, derisa moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell, e…
Me rreth 600 mijë euro nga buxheti i shtetit, po planifikohen të blihen 21 vetura të cilat do të destinohen për institucione të ndryshme brenda administratës së shtetit. Veturat që po planifikohen të blihen me para të taksapaguesve, konsiderohen vetura luksoze.Të paktën dy veture “duhet” të jenë xhipa të mëdhenj. Ndërsa shuma totale që është planifikuar të shpenzohet është 590 mijë euro. Madje njoftimi ka dal edhe në tek Agjencia Qendrore e Prokurimit. Me këtë shumë parash planifikohen të blihen 21 vetura, të gjitha për 12 institucione të ndryshme shtetërore në Kosovë. Nga AQP po kërkohen 3 vetura të vogla,…

