Një video amatoriale e mbërritur në redaksinë tonë tregon se si punëtorët mbushin gropat me asfalt në qytetin e Tetovës. Për më shumë shihni videon e mëposhtme: The post Ja si mbushen gropat me asfalt në rrugët e Tetovës (video) appeared first on ALSAT-M.
Author: almakos
Tifozët anglezë kanë mbetur të befasuar nga pritja që iu bë në Prishtinë për përballjen që Kosova e zhvilloi ndaj Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.Steve Bruce kishte një moment të hidhur në Prishtinë, pasi kishte humbur kuletën me 600 euro dhe kartelat e bankës në të. Por, nuk kishte kaluar shumë kohë dhe tifozit anglez i ishte kthyer kuleta me të gjitha gjërat dhe paratë që kishte aty nga një kosovar. Këtë e ka bërë të ditur vetë Steve nëpërmjet një shkrimi në Twitter. “Më ra kuleta në rrugën kryesore në Prishtinë. Një djalosh hyn në lokal dhe ma ktheu,…
Alsat 2019-11-19T11:55:40+01:00 Në Gjykatën Penale në Shkup sot është anuluar seanca gjyqësore për rastin “Maxhar-Telekom”, për shkak të mungesës së arsyetuar të gjykatëses Lenka Davitkova. Në seancën e sotme gjyqësore duhej të dshmonte ish shefi i inteligjencës Sllobodan Bogoevski. Rasti kundër ish gjeneralit dhe drejtorit financiar të “Telekomit të Maqedonisë”, Atila Sendrei dhe Rolf Plat, si dhe dy persona tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe lidhjes së marrëveshjeve fiktive për shërbime konsultuese me firmat qipriote “Maxhar Telekom”, gjendet në procedurë dëshmuese dhe dëgjohen dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja. Përveç Sandreit dhe Plat, të akuzuar janë edhe Mihail Kefalojanis dhe…
Gjeneralmajor Michele Risi u emërua komandant i KFOR-it në Kosovë.Ndërrimi i komandës se KFOR-it ndërmjet komandantit të deritanishëm Lorenzo D’Addario te Michele Risi u bë me një ceremoni solemne. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe udhëheqës instuticional të vendit, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj si dhe prirës fetarë. Gjithashtu ceremoninë e përcollën ambasadori amerikan Philp Kossnet ai britanik Nicolas Abbot si dhe Nataliy Apostolav shefja e zyrës së BE-së në Kosovë.
Alsat 2019-11-19T10:37:37+01:00 Në orët e hershme të mëngjesit në dalje nga Republika e Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, në një kamion të tipit TAM është gjetur dhe konfiskuar një sasi e madhe e materieve narkotike, mëson Alsat. Materiet narkotike ishin të fshehura në rezervuarin e naftës së mjetit transportues. Vozitësi i kamionit është ndaluar nga autoritetet kompetente dhe ndaj tij do të merren masa adekuate. Loading…
Raportohet se dje në veri të Mitrovicës, një femër është ankuar në Polici se banesa e saj është goditur me armë zjarri.Konkretisht, ajo ka raportuar se xhami i dritares së ballkonit të banesës së saj ishte thyer dhe dyshohet se ishte goditur nga ndonjë predhë e fishekut të armës së zjarrit. “Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes por nuk kanë gjetur asgjë të dyshua
Në tetor presidenti francez, Macron u kritikua shumë, kur bllokoi çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Tani nga Parisi vijnë propozime të reja – gjithçka sa për të larë gojën? Me një “non-paper” – dokumentin gjashtëfaqësh, një propozim jozyrtar i Francës për reformimin e procesit të zgjerimit të BE, diplomacia franceze përpiqet të zbusë një pjesë të zemërimit, me të cilin u përplas presidenti francez, Emmanuel Macron në tetor. Në samitin e BE-së në Bruksel ai bllokoi çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut e me këtë hap ai iu fut…
Udhëheqja e Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës dhe kryetarët e disa shoqatave kanë vendosur për fillimin e protestave dhe grevave për punëtorët e sektorit privat nga dita e sotme.Kërkesat e tyre janë rritja e pagave dhe zbatimi i Ligjit të punës, marrëveshjes kolektive etj. Ata kërkojnë kushte më të mira të punës dhe paga jo më pak se 350 euro. Kryetari i Sindikatës së Pavarur në sektorin privat, Jusuf Azemi tha se sot në Prishtinë dhe Gjilan punëtorët të protestojnë. “Mbi 1 mijë punëtorë në dy komunat e Kosovës, do të protestojnë për shkak të kushteve jo…
Alsat 2019-11-19T08:21:27+01:00 Gjykatësit kushtetues sot në kolegjium do të diskutojë për iniciativën për nenin 353, paragrafi 5 nga Kodi Penal, i cili i dedikohet vjetërsimit të lëndëve apo zvogëlimit të dënimeve për rastet e lidhura me keqpërdorimin e pozitës dhe autorizimeve zyrtare. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati, mbrëmë paralajmëroi se në kolegjium hollësisht do të bisedohet për këtë iniciativë dhe do të miratohet një qëndrim. “Ne në Gjykatën Kushtetuese kemi qasje serioze ndaj çdo lënde. Seancën e kaluar kjo lëndë u anulua. Për shkak të seriozitetit të punës caktova kolegjium me gjykatësit, ku hollësisht do të diskutohet për këtë…
Njëzet e katër ushtarë janë vrarë gjatë një sulmi të militantëve në pjesën lindore të Malit, pranë kufirit me Nigerin. Lajmin për këtë sulm të përgjakshëm e dha ushtria e këtij vendi afrikan.Në këtë sulm gjithashtu u plagosën 29 ushtarë të tjerë. Sulmi ndodhi në kohën kur ushtria e Malit dhe ushtria e Nigerit po e realizonin një operacion të përbashkët përgjatë kufirit në rajonin Gao. Ushtria e Malit tha se 17 militantë janë vrarë dhe 100 të tjerë janë arrestuar si të dyshuar në Tiloa të Nigerit. Ky sulm ndodhi disa javë pas vrasjes së 54 ushtarëve në një…
Alsat 2019-11-19T08:10:25+01:00 Moti në mëngjes do të jetë i ftohtë, e në ultësira mundësi për mjegull. Ditën do të vazhdojë mot i butë dhe kryesisht me vranësira. Vonë në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu. Era do të jetë mesatare juglindore 3-10m/s, . Indeksi UV: 2. Loading…
Një monedhe gjysmë dollarëshe e prodhuar në vitin 1838 është shitur në ankand në Baltimora, të SHBA-së, për gjysmë milioni dollarë.Monedha është prodhuar në minierën e Nju Orlisnit në vitin 1838 dhe konsiderohet tepër e rrallë, sepse në atë kohë janë prodhuar vetëm 20 të tilla. Nga njëra anë e monedhës është portreti i një gruaje ndërsa në anën tjetër simboli kombëtar amerikan, shqiponja. Monedha që u shit për saktësisht 504 mijë dollarë ka ndryshuar disa herë pronar përgjatë viteve para se të bëhej pjesë e shtëpisë së ankandeve “Stack’s Bowers”. Një monedhë e ngjashme me të u shit për…

