Alsat 2019-12-12T09:25:49+01:00 Në Demir Kapi dhe Udovë sot në mëngjes ka reshje të shiut me intensitet të dobët, ndërsa dukshmëri të ulët deri 50 mera për shkak të mjegullës ka prej fshatit Lisec drejt Kodrës së Diellit dhe prej Kriva Pallankës drejt fshatit Psaça. Në drejtimet e tjera rrugore të vendit komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Loading…
Author: almakos
I rrethuar me policë, një 18-vjeçar rus ka tentuar të arratiset gjatë seancës gjyqësore nga tavani i gjykatës.I riu akuzohet se vrau të motrën e tij. Ndërsa kishte dalë para një gjykate në Rusi, ai tentoi që të dilte nëpërmjet tavanit, në një kohë kur salla ishte plot me policë. Kur policët e panë, e rrethuan atë, njëri filloi ta godiste me shkop gome, ndërsa tjetri i kapi këmbët. Pavarësisht përpjekjeve, arratisja e tij dështoi. Videoja është publikuar në mediat në rusi, ndërsa nuk dihet ende kush e ka filmuar momentin. [embedded content]
Alsat 2019-12-12T08:42:32+01:00 Moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira mesatare me shi të dobët lokal, ndërsa në male me borë. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në dy gradë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në tetë gradë. Të premten moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të dobët lokal, ndërsa në male me borë. Të shtunën pritet valë e re e lagësht me reshje më të rrëmbyeshme të shiut, ndërsa në malet borë. Më pas vijon periudhë e motit stabil dhe më të ngrohtë, nga e hëna me kushte për…
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) sot organizon konferencë për media me temë: “Lufta kundër pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme: Ku qëndron Kosova?”.Lufta kundër pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme janë elemente kryesore në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.Prandaj, GLPS thotë se përkushtimi dhe fokusi i institucioneve të sistemit të drejtësisë në Kosovë duhet të jetë në trajtimin sa më efikas të kësaj dukurie.Sipas tyre, mungesa e konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme, kryesisht përmes pastrimit të parave tregon…
Preferenca e popullatës në referendumin e zhvilluar në ishullin Bougainville, që ndodhet në Paqësorin Jugor, ishte për pavarësi nga Papua Guinea e Re.Kryetari i Komisionit të Referendumit të Bougainville-s, Bertie Ahern, tha se përqindja e votave për pavarësi nga Papua Guinea e Re në referendum është 98 për qind. Pas referendumit jo detyrues, liderët e Bougainville-s dhe Papua Guinesë së Re do të bisedojnë për çështjen e pavarësisë. Fjalën e fundit në lidhje me pavarësinë do ta thonë deputetët nga Papua Guinea e Re. Theksohet se procesi në lidhje me pavarësinë mund të zgjasë me vite. Kryeministri i Papua Guinesë…
Ilir Shala, kryeshef ekzekutiv i KOSTT-it, ka bërë të ditur se në fillim të vitit të ardhshëm do të funksionalizohet marrëveshja e interkoneksionit midis Kosovës dhe Shqipërisë, ndryshe e njohur si autostrada energjetike.Ai ka shpalosur detajet e kësaj marrëveshje. “Projekti i ndërtimit të interkoneksionit apo siç e quajmë autostradës energjetike, konkretisht kontrata për ndërtim është nënshkruar në vitin 2013. Në territorin e Kosovës është ndërtuar në dhjetor të vitit 2015, ndërsa në territorin e Shqipërisë është ndërtuar në qershor të vitit 2016”, ka thënë ai në Klan Kosova. “Si aset, si infrastrukturë fizike, ajo ekziston dhe do të lëshohet në…
Vjosa Osmani thotë se ka punuar dhe ka insistuar që koalicioni me Vetëvendosjen të bëhet. E pyetur nëse po qëndron larg vendimeve të LDK’së, Osmani ka thënë se roli i saj është më aktiv se i çdokujt tjetër në parti.Kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka folur për takimet që ajo realizoi në Gjermani gjatë një vizite dyditore. “Ne si LDK kemi treguar vullnet jashtëzakonisht të mirë që të diskutojmë me respekt në raport me partnerin tonë potencial VV-në. Presim që i njëjti respekt të kthehet në mënyrë që bashkëpunimi ynë të jetë i mirë, i suksesshëm në qeverinë…
Një princ nga Emiratet e Bashkuara Arabe, djali i sundimtarit të qytetit të Sharjah u gjet i vdekur në apartamentin e tij luksoz ne Londër këtë verë, si pasojë e një overdoze me kokainë, pas një nate të shfrenuar seksuale me një mashkull.Sheiku Khalid Al Qasimi 39 vjeç u gjet i vdekur nga pastruesja e banesës në pjesën perëndimore të kryeqytetit Britanik. Sipas hetuesisë, shkak i vdekjes së sheikut kishte qenë helmimi nga droga marrë në nivele të larta. Sipas autoriteteve, personi i fundit që e kishte vizituar në apartamentin e tij kishte qënë një mashkull eksort i quajtur Yohan…
Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se beson që ditët në vijim do të ketë lëvizje positive sa i takon arritjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.“Gjasat janë jashtëzakonisht të mira, por natyrisht varet edhe nga vullneti që tregohet”, ka thënë ajo. “Ne si LDK kemi treguar vullnet jashtëzakonisht të mirë që të diskutojmë më respekt në raport me partnerin tonë potencial qeverisës, Lëvizjen Vetëvendosje”, ka deklaruar Osmani në RTK. “Natyrisht presim që i njëjti respekt të kthehet në mënyrë që bashkëpunimi ynë të jetë i mirë, të jetë i suksesshëm në Qeverinë e ardhshme”, ka shtuar Osmani.…
Gjykata Themelore e Prizrenit i ka dënuar me 57 vjet burgim Resmije Bytyqin, Murat Ademin dhe Fadil Fetahun për veprën penale vrasje e rënd.Në këtë vend në fshatin Pecan, me duar të lidhura ishte sjellë Abedin Bytyqi nga fshati Semitshtë i Suharekës, në vitin 2016. Ai ishte rrëmbyer në kërcënimin e armëve nga Murat dhe Reshat Ademi, të shtyrë nga bashkëshortja e të ndjerit Abedin Bytyqi. Viktima ishte rrahur me mjete të forta, ndërkohë edhe ishte djegur i gjallë duke në këtë vend. Krejt këto veprime përshkruhen në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, që e kishte ngritur ndaj Murat…
Alsat 2019-12-11T18:39:47+01:00 Kuvendi në seancën e sotme të nisur me rreth 3 orë vonesë dhe 2 orë punë efektive, akoma nuk ka arritur ta miratojë rendin e ditës, ku në mesin e pikave janë edhe zgjedhja e revizorit shtetëror, anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe nismën për ndryshimin e Kodit Zgjedhorë më procedurë të shkurtuar. Shumica dhe opozita u përplasën për rendin e ditë, ndërsa në disa raste kishte mungesë kuorumi për miratimin e propozimeve. Në rend dite, ndonëse ishte paraparë nuk u gjet Ligji për Mbrojtje miratimi i të cilit kërkon 2/3 e votave. Në seancën e sotme ishte paraparë…
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), që do të vendosë një ulje tjetër të prodhimit, ka prodhuar më pak naftë bruto muajin e kaluar, me një përpjekje të veçantë të Arabisë Saudite, njoftoi ajo sot.“Prodhimi total i naftës bruto është ulur me 193 000 fuçi naftë në ditë në muajin nëntor në raport me një muaj më parë duke arritur në 29,551 milionë fuçi naftë në ditë”, sipas disa burimeve, cituar nga OPEC në një raport mujor për naftën. Arabia Saudite ka kontribuar më shumë për këtë ulje me prodhimin e 151 000 fuçive naftë më pak në territorin…

