Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministra mbajtën takim me përfaqësues të marketeve të mëdha në vend, ku u diskutua për gjendjen e çmimeve të produkteve dhe mundësitë për stabilizimin e tyre. Siç njoftoi Mickoski, Qeveria ndjek me kujdes gjendjen e tregut dhe nuk do të lejojë shfaqjen e fitimit në mënyrë të padrejtë në dëm të qytetarëve. Ai theksoi se shteti nuk do të ndërhyjë në treg pa një arsye të justifikuar, por njëkohësisht nuk do të qëndrojë pasiv nëse krijohet presion i pabazuar ndaj qytetarëve. “Me përfaqësuesit e marketeve kemi arritur përfundimin e përbashkët se çmimet e produkteve duhet të…
Author: almakos
Në zonën e Qendrës, një i mitur është sulmuar fizikisht nga dy të mitur tjerë, njëri prej të cilëve më vonë në zonën e Gazi Babës, ka qëlluar me armë zjarri drejt të miturit, ndërsa tjetri ka hedhur sende të forta. Rasti është raportuar sot në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup. “N.I. (39) nga Shkupi ka raportuar se më 11.03.2026 në orën 19:30 në zonën e Qendrës, djali i tij 15-vjeçar është sulmuar fizikisht nga dy të mitur. Sipas raportit, më vonë në zonën e Gazi Babës, njëri prej tyre ka drejtuar armën e zjarri drejt të miturit…
Për shkak të një procedurë të përmbarimit për një borxh të vjetër të Komunës së Strugës, është penguar procedura për shitjen e automjetit zyrtar Audi A6, i cili duhej të vendosej në ankand më 16 mars, ndërsa paratë do të përdoreshin për blerjen e një furgoni që do të përdorej nga klubet sportive dhe qendra për fëmijë me nevoja të veçanta. Komuna e Strugës njofton se kryetari i komunës, Mendi Qura, është në komunikim me palët e përfshira me qëllim që procesi të përfundojë në interes të qytetarëve. Realizimi i kësaj vendimi është penguar për shkak të një procedure të…
Mbi 70% e mjekëve në vend janë përballur me dhunë në vendin e punës. Sipas një ankete të Odës së Mjekëve vitin e kaluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë paraqitur vetëm dy kallëzime. Rastet më të shpeshta ndodhin në ndihmën e shpejtë dhe në qendrat e emergjencës. Mjekët kërkuan që dhuna ndaj tyre të merr fund dhe institucionet të garantojnë siguri në punë. “Nuk mjekojmë mirë nëse jemi nën frikë, kushtet tona në shtet nuk janë ashtu siç duhet të jenë, nuk jemi në numër të mjaftueshëm në shtet por jemi këtu për pacientët, aq sa jemi, jemi…
Një ngjarje kriminale është parandaluar ditën e sotme (12 mars), pas sherrit mes dy familjeve fqinje me njëra-tjetrën, për shkak të sipërfaqes ndarëse të tarracës së pallatit ku jetonin. [embedded content] Policia e Sarandës bëri me dije se ka arrestuar 62-vjeçarin Shefki Kaçupaj, dhe sekuestroi si provë materiale armën pistoletë me mulli me të cilën i shkoi në banesë fqinjit të tij dhe e kanosi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, u arrestua shtetasi Sh. K., 62 vjeç. “Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasi Sh. K. kishte…
Kanë vazhduar edhe sot reagimet kundër deklaratave skandaloze të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, i cili tha se në projektit “Safe City”, porositë SMS duhet të dërgohen vetëm në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën angleze, por jo edhe atë në gjuhën shqipe. Nga koalicionin VLEN, që janë pjesë e qeverisë, theksojnë se kjo përbërje e Gjykatës Kushtetuese, më shumë i ngjan një elite politike jugosllave sesa instancës më të lartë gjyqësore në vend. Sipas tyre, VLEN mbetet i palëkundur në qëndrimin se kur shteti njofton, paralajmëron apo ndëshkon qytetarin përmes këtij sistemi, ai ka për detyrë ta bëjë këtë…
Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka publikuar listën zyrtare të kandidatëve që kanë aplikuar për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policia e Shtetit. Sipas njoftimit, në garë janë gjithsej 16 kandidatë, mes tyre edhe dy gra. Kandidatët, sipas rendit alfabetik, janë:Afrim Tafa, Alfred Çepe, Arjanit Arapi, Ejona Gurbardhi, Elidon Çela, Gentian Berberi, Gentjan Shehaj, Idajet Faskaj, Lorenc Panganika, Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi, Rebani Jaupi, Saimir Boshnjaku, Skënder Hita, Suela Sulkaj dhe Tonin Vocaj. Pas dorëzimit të dokumentacionit, një komision i posaçëm do të bëjë verifikimin e kushteve ligjore dhe më pas do të zhvillojë seanca dëgjimore me kandidatët, përpara…
Shqipëria dhe Serbia kërkojnë anëtarësim të përshpejtuar në Bashkimin Evropian. Në një artikull të përbashkët për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e përshkruan idenë e tyre si një integrim funksional të pjesshëm që do të shërbente si hap i ndërmjetëm për të ringjallur procesin e zgjerimit të BE-së dhe për të rritur stabilitetin në rajon. Propozimi i tyre përfshin integrim gradual në tregun e përbashkët dhe në zonën Shengen, por pa të drejtë për komisioner në Komisionin Evropian, pa anëtar në Parlamentin Evropian dhe pa të drejtë vetoje — të…
Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka ngritur shqetësime të mëdha në lidhje me perspektivën evropiane të vendit. Ai thekson se Kosova është larg anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për shkak të mungesës së përparimit në dialogun me Serbinë dhe institucioneve që do ta mundësonin këtë përparim. Arifi shprehet se Parlamenti Evropian ka bërë të qartë se Kosova nuk mund të ecë përpara në rrugën evropiane pa një progres të dukshëm në bisedimet me Serbinë. Ai thekson se situata aktuale është alarmante dhe kërkon një vëmendje të menjëhershme nga institucionet kosovare. “Perspektiva e vetme e Kosovës është ajo…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka përmbyllur seancën paraprake për dosjen “Meta”, me të pandehur ish presidentin, ish bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi dhe tre të tjerë. Gjykata pritet të vendosë të mërkurën që vjen nëse do ta kalojë për gjykim ose jo dosjen në ngarkim të tyre. Gjatë seancës, ish-Presidenti ka kundërshtuar akuzat ndërsa ka thumbuar edhe kryeministrin Edi Rama. “Kam qenë shtetar dhe asnjëherë nuk kam abuzuar me detyrën. Kam bërë jetë të thjeshtë. Nuk kam lëvizur me charter dhe as kam pirë verë 33 mijë euro”, është shprehur ish presidenti gjatë seancës paraprake.…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë, zbardhet ekspertiza paraprake mjeko-ligjore për vdekjen Xhuana Nikollajt, 25-vjeçares që ndërroi jetë në QSUT pasi u vetëhelmua me fostoksinë. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar detaje nga ekspertiza, ndërsa konfirmohet se e reja kishte shenja të dukshme në trup, për të cilat thuhet se janë shkaktuar nga ish-partneri i saj, Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim nga Policia pas denoncimit të familjarëve të së ndjerës. Dje u tha se e reja ishte shtatzënë, ndërkohë që ekspertiza vërtetoi të kundërtën. Në kallëzimin e bërë nga familjarët, ata pretendojnë se e reja është…

