Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin e parë pas tre vitesh mungesë. Në vendimin e publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës bëhet me dije se është rrëzuar ankimimi i parë i bërë prej disa gjyqtarëve të apelit në lidhje me një nen të procedurës penale për rishikimin e vendimeve të marra në mungesë. Njoftimi i plotë: Gjykata Kushtetuese, në datën 26.01.2021, ka marrë në shqyrtim kërkesat me nr.G-11, datë 11.09.2018; G-3, datë 20.03.2019; G-4, datë 14.05.2019; G-1, datë 10.02.2020 dhe G-6, datë 18.09.2020 të Regjistrit Themeltar, me kërkues Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe me objekt: “Shfuqizimi si…
Author: almakos
Një pemë e rritur në zonat tropikale është kultivuar në vendin nga specialist i bimëve mjekësore, Ylli Merja. Kamera e “Vila24” ka parë nga afër pemën, fara e së cilës është sjellë nga India. Ai ka e mbjellë farën në Cërrik e më pas kujdeset për këtë lloj kulturë në fshatin Ferras. Merja thotë se vlerat e saj janë shumë herë më të larta se burime të tjera natyrale të përbërësve të ndryshëm. Sipas tij moringa zëvendëson fare mirë qumështin e nënës apo sikurse ka edhe potencialet e pijeve energjike. I thelluar prej kohësh në studimin e kësaj peme, Merja…
Autoritetet shëndetësore po fillojnë procedurë për të blerë vaksina kineze. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe për emision “360 Gradë” në Alsat tha se po negociohet me prodhuesit kinez të vaksinave, përmes kontakteve nga ambasada kineze në vend. Sipas Filipçes, deri në fund të javës do të dihet nëse vendi do të marrë vaksinat kineze, kur dhe në çfarë sasie. – Advertisment – Nuk do të doja të flisja për afatet sepse do t’i dimë detajet deri në fund të javës dhe pastaj do të dalim t’i shpallim publikisht. Sidoqoftë, esenca është se është e qartë që prodhuesit që arritën të…
Gjatë 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar 5 viktima dhe 288 raste të reja me Covid-19. Brenda ditës janë raportuar 5 viktima nga komunat: Gjilan 1 rast (90 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (88 vjeç), Prishtinë 1 rast (71 vjeç) dhe Prizren 1 rast (82 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 58.687 raste nga 223.505 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.471 raste viktima. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 256 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.337 raste, kurse numri i rasteve aktive është…
Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi deklaroi sot se do të kërkojë gjendjen e emergjencës civile në nivel lokal, pasi situata e përmbytjeve në Bashkinë e Shkodrës është rënduar. Ademi shtoi më tej se dy familje janë evakuar dhe ka nisur evakuimi i gjësë së gjallë në Daragjat. “Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë së Shkodrës është e rënduar ditën e sotme. Ka rritje të ndjeshme të sipërfaqes nën ujë dhe parashikohet që në ditët në vijim të ketë rritje të sipërfaqes dhe nivelit të ujit. Mbi 200 ha tokë bujqësore e mbjellë nën ujë. Sot uji ka hyrë…
Për shkak të reshjeve të borës është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda në rrugën Kriva Pallankë- vendkalimi kufitar “Deve Bair”, informojnë nga N.P. “Rrugët e Maqedonisë”. Nga “Rrugët e Maqedonisë” rekomandojnë përdorimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore për makinat dhe autobusë në këtë rrugë. – Advertisment –
Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim personin që grabiti pak ditë më parë filialin e një institucioni për dhënie kredisë me datë 23.01.2021.Sipas policisë, autori i dyshuar akuzohet edhe për grabitje të tjera në të shkuarën. NJOFTIMI I PLOTË Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i vjedhjes së filialit të një institucioni për dhënien e kredisë me datë 23.01.2021. Gjithashtu ky shtetas ka rezultuar si autor i vjedhjes së një farmacie në bulevardin “Zhan D’ark” me datë 21.01.2021. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë të…
Atë që kam dëgjuar kohëve të fundit me intensitet është se ka “cyber-bulling” nga moshatarët. Apeloj që shkollat dhe prindërit të flasin me fëmijët në shtëpi dhe të raportojnë, nëse ka presion për të hyrë në bojkot, kështu u përgjigj ministra Carovska në lidhje me bojkotin e mësimit nga maturantët në vend, transmeton Alsat. – Advertisment – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska në konferencën e sotme për shtyp në Klubin e Deputetëve tha se matura shtetërore është detyrim ligjor për ata që dëshirojnë të vazhdojnë shkollimin e lartë dhe se tashmë 14.000 maturantë janë paraqitur për të realizuar…
Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska ka realizuar sot një takim me drejtorin e Entit Shtetëror për Statistikë, Apostol Simovski me çrrastë kanë biseduar për regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, për nevojën e bashkëpunimit eventual në regjistrimin e personave të pastrehë. – Advertisment –
Zbardhen detaje të reja nga hedhja nga kati i shtatë i pallatit i pedagogut në Elbasan. Mësohet se 65-vjeçari Jakov Oga, që ka qenë pedagog i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Elbasan, ishte infektuar me koronavirus pak javë më parë. Ai është hedhur nga ballkoni i pallatit, por fatmirësisht ka rënë në çatinë e një banese, që ndodhej ngjitur me pallatin, ku jetonte. “Balkanweb” sjell pamje nga pallati, ku është hedhur pedagogu Oga, i cili ka pësuar një dëmtim të lehtë të krahut dhe ndodhet në spitali nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme pas raportimeve të marra nga B.A. (35) nga Shkupi rreth orës 12:40 ka intervenuar në një vikend-shtëpizë në Kodrën e Diellit.35-vjeçari në SPB Tetovë ka raportuar se për shkak të reshjeve të mëdha të borës, është bllokuar hyrja në vikend shtëpinë e tij në Kodrën e Diellit, ku gruaja e tij dhe dy fëmijët e tyre të mitur gjithashtu ishin prezent. B.A gjithashtu ka vënë në dijeni se ata nuk kanë energji elektrike në vilë dhe se nuk kanë më rezerva…
Voltiza Duro – Nëse vijojmë me këto ritme, Shqipëria në fund të 2021-it do të ketë vaksinuar deri në 20 për qind të popullatës, duke qenë kështu shumë larg imunitetit të tufës. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, mjeku shqiptar Erion Dasho, drejtor i Shëndetit dhe Inovacionit në Frankfurt tregon se situata lidhur me pandeminë në Shqipëri vijon të mbetet e paqartë. Ai shton se rreth 5500 vdekje në Shqipëri gjatë 2020-ës kanë ndodhur nga COVID 19. Si paraqitet aktualisht situata lidhur me COVID- 19 në vendin tonë? Në Shqipëri vazhdojmë të kemi një pamje të paqartë të covid-it, vazhdon…

