Zbardhen detaje të reja nga hedhja nga kati i shtatë i pallatit i pedagogut në Elbasan. Mësohet se 65-vjeçari Jakov Oga, që ka qenë pedagog i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Elbasan, ishte infektuar me koronavirus pak javë më parë.
Ai është hedhur nga ballkoni i pallatit, por fatmirësisht ka rënë në çatinë e një banese, që ndodhej ngjitur me pallatin, ku jetonte.
“Balkanweb” sjell pamje nga pallati, ku është hedhur pedagogu Oga, i cili ka pësuar një dëmtim të lehtë të krahut dhe ndodhet në spitali nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.