Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kurbin. Trupi i një 50-vjeçari është gjetur pa shenja jete në banesën e tij dhe me shenja plumbash nga një armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjormë. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje pas njoftimit dhe paraprakisht ka dyshime të arsyeshme se raporton i ndjeri është vetëvrarë me armë gjahu. ”Në fshatin Gjormë, Kurbin, në banesën e tij është gjetur pa shenja jete shtetasi L. K., 50 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 50-vjeçari është vetëvrarë me armë gjahu”, thuhet shkurtimisht në njoftimin paraprak. Grupi hetimor pret rezultatet e ekspertizës…
Author: almakos
Çdo ditë sjell mundësi të reja dhe sfida për të gjithë ne, por çfarë na rezervojnë yjet për sot, më 5 tetor? Horoskopi i sotëm ofron një pasqyrë të qartë mbi energjitë që do të ndikojnë në jetën tuaj, duke ju ndihmuar të merrni vendime më të informuara. Dashi Sot, energjia juaj do të jetë në kulmin e saj, duke ju ofruar mundësinë për të avancuar projekte të rëndësishme. Në dashuri, komunikimi i hapur dhe i sinqertë do të forcojë lidhjet tuaja. Megjithatë, duhet të jeni të kujdesshëm me shpenzimet, pasi mund të ndiheni tërhequr për të blerë gjëra të…
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, ku një 30-vjeçar është paraqitur në Spitalin Rajonal me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Sipas burimeve zyrtare nga Policia, shtetasi A. L., 30 vjeç, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, rreth orës 07:30 të mëngjesit. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet policore dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, që dyshohet të jetë përdorur në ngjarje. Aktualisht, i riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit. Shkodër /…
Aeroporti i Mynihut është përballur me një situatë alarmante, duke detyruar pezullimin e fluturimeve për të dytën ditë radhazi për shkak të pranisë së dronëve të paidentifikuar. Ky incident ka prekur dhjetëra fluturime dhe mbi 6000 pasagjerë, duke shkaktuar shqetësim të madh në një nga aeroportet më të ngarkuara të Evropës. Situata e krijuar në Mynih pasqyron një tendencë shqetësuese që po ndodh në të gjithë Evropën. Aeroportet në Danimarkë, Norvegji dhe Poloni gjithashtu kanë raportuar për pezullime fluturimesh për shkak të dronëve, ndërsa Rumania dhe Estonia kanë akuzuar Rusinë për këto incidente, një akuzë që Moska e ka hedhur…
Aktori i njohur dhe aktivisti Florjan Binaj, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për Kryetar të Bashkisë së Tiranës, në zgjedhjet e pjesshme që priten të mbahen në 9 nëntor. Në një deklaratë publike të shpërndarë në rrjetet sociale, Binaj thekson se kjo është një nismë qytetare, e pavarur nga partitë politike dhe e përqendruar te nevojat reale të kryeqytetasve. “Na duhet një drejtues qytetar, i zgjedhur nga qytetarët, për qytetarët. Asnjë nga ne nuk mund të presë edhe 34 vite të tjera për të parë ndryshimin,” shprehet Binaj në mesazhin e tij. Ai nënvizon se kandidatura e tij nuk…
22:43 | 4 Tetor 2025Q LÇiklisti dhe sensacioni i rrjeteve sociale, Aurelien Fontenoy, u bë atleti më i shpejtë ndonjëherë që ngjitet në katin e dytë të Kullës Eiffel të Francës me një biçikletë. Fontenoy ngjiti 686 shkallë të monumentit për të arritur platformën e katit të dytë, e fundit e arritshme nga shkallët, në 12 minuta e 30 sekonda. Për të fituar titullin, këmbët e Fontenoy nuk u lejuan të preknin tokën. “Nuk e prisja të merrja kaq pak kohë”, tha Fontenoy pas këtij suksesi. “Kulla Eiffel është vërtet një simbol, është vërtet monumenti që doja të ngjitesha”, shtoi…
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Madrid, për të ndjekur nga afër ndeshjen Real Madrid – Villareal. Rama është kapur nga paparacët duke ndjekur nga afër ndeshjen Real Madrid–Villareal, pranë presidentit të Realit, Florentino Perez. Sakaq nuk dihet nëse vizita e Ramës në Madrit lidhet me ndonjë agjendë politike të kryeministrit. Real Madrid përballet me Vijarealin sot prej orës 21:00. Sfida është e vlefshme për javën e tetë të La Ligës. Ky takim është edhe supersfida e javës. Aktualisht Reali numëron 2 pikë më tepër se Vijareali, ndërsa janë luajtur shtatë javë kampionat. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Në…
Fondi për të Drejtën Humanitare ka publikuar raporte të shkurtra për punën e sistemit të drejtësisë, në trajtimin e rasteve të krimeve të luftës. Aty ngrihet shqetësimi se aktakuzat në mungesë mund të kthehen në praktikë të zakonshme.Në 6 mujorin e parë të këtij viti, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur 6 aktakuza për krime lufte. Katër nga këto aktakuza janë në mungesë. Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, kjo nuk është zgjidhja e duhur për të adresuar krimet e luftës. “Shqetësimi jonë në lidhje me këto aktakuza është se mos po bëhet një lloj praktike shumë e vazhdueshme për…
Gazetarja Sonila Meço komentoi në emisionin “Kjo Javë” në News24 videon virale të kryeministrit Edi Rama, në Kopenhagen ku ai ironizon Trump duke bërë batutë me presidentin francez Macron, në lidhje me marrëveshjen mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Sipas Meços, kjo batutë nuk ishte spontane, por një veprim i paramenduar me kujdes. “Rama ka hequr dorë prej kohësh nga improvizimi. Kjo nuk është një batutë e rastësishme, por një veprim i menduar,” u shpreh gazetarja, duke thënë se pas këtij momenti qëndron një logjikë politike. Meço tha se raporti i Ramës me SHBA-të aktualisht është i tendosur, për shkak të çështjes McGonigal…
Rikthehet podcasti i Kryeministrit Edi Rama, ‘Flasim’. Në një postim në Facebook, Rama njofton se episodi i parë do të transmetohet nesër 5 tetor, dhe se e ftuara e parë do të jetë kandidatja e PS për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu. Nga video e shkurtër që Rama ka ndarë në Facebook, kuptohet se tema kryesore e intervistës me Manastirliun do të jetë kandidatura e saj për zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit që do të mbahen në Tiranë, pas shkarkimit të Erion Veliajt. Pjesë nga biseda e Ramës dhe Manastirliut Edi Rama: Në këtë episod të parë Ogerta Manastirliu Ogerta…
Shqipëria do të ketë një përballje historike me Serbinë, më 11 tetor. Në Leskovac do të kërkohet fitorja, për të ëndërruar më pas kualifikimin në Botërorin 2026. “Plisat” kanë kushtuar një mesazh të veçantë në prag të këtij takimi. “Në Leskovcin tonë, në tokën e Shqipërisë, na bëni krenarë, për nder të historisë”, shkruhej nga tifozët e Prishtinës. Leskovaci është rreth 100 kilometra larg Prishtinës. Tashmë e konsideruar pjesë e Serbisë, njihet për një nga gjenocidet e serbëve ndaj shqiptarëve. Prishtina fitoi 1 me 0 ndaj Ballkanit dhe ka filluar shkëputjen në krye të renditjes. Aktualisht ka 4 pikë më…
Një studim i fundit ka sfiduar bindjet e zakonshme se kritika e vazhdueshme është një tregues i inteligjencës së lartë. A është e vërtetë se ata që kritikojnë më shumë janë më të mençur? Kjo pyetje ka marrë një përgjigje të re nga ekspertët e fushës. Studiuesit kanë zbuluar se individët që angazhohen në kritikë të vazhdueshme shpesh rezultojnë me performancë më të dobët në testet njohëse. Kjo e vë në dyshim perceptimin se negativiteti është një shenjë e inteligjencës superiore. Në fakt, ata që kritikojnë shpesh tregojnë një nivel të ulët të aftësive njohëse. Një nga arsyet kryesore për…

