Author: almakos

Pronarja e një biznesi në Lushnjë është gjobitur me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi u konstatua në kundërshtim me Aktin Normativ duke organizuar ceremoni mortore. NJOFTIMI “Krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë vijuar kontrrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Si rezultat i kontrolleve, në Fiershegan, Lushnjë është evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë subjekti me pronare shtetasen F. K., pasi në kundërshtim me Aktin Normativ, u konstatua duke organizuar ceremoni mortore. Drejtoria Vendore e Policisë Fier,…

Lexo më Shumë

Ish kreu i DSK-së Sasho Mijallkov shpallet fajtor për rastin “Target-Fortesa” që ka të bëje me përgjimin e paligjshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe dënohet me 12 vjet burg. Mijallkovit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Ndërkohë ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dënohet me 4 vjet burg. Ndërsa të arratisurit Nikolla Boshkoski dhe Goran Grujevski dënohen në mungesë, i pari me 15 vjet burg dhe i dyti gjithashtu me 15 vjet burg. – Advertisment – 55 vjet burg dhe 10 vjet dënime me kusht për 11 të akuzuarit në Target-Fortesa Gjykata Penale-Shkup në rstin…

Lexo më Shumë

Gjykatësja e rasti “Target-Fortesa”, Xheneta Begtoviq në seancën e sotme gjyqësore ku pritet të shpallet aktvendimi për të akuzuarit, u shpreh se fillimisht opinioni do të njihet me një analizë rreth këtij rasti e më pas edhe me aktvendimin. – Advertisment – “Një përgjim i këtillë është kryer në DSK, dhe jo rastësisht kjo lëndë quhet skandal i madh. Kjo lëndë është nga lëndët më të rëndësishme të ish PSP. Nga kjo lëndë kanë rrjedhur edhe shumë lëndë të tjera. Këshilli gjyqësor ka bërë përpjekje që ky raste të kryhet sa më shpejtë që është e mundur, madje dhe në…

Lexo më Shumë

Kontrolle të befasishme në disa ambiente për kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë armë zjarri dhe lëndë narkotike. Policia e Lezhës ka dhënë informacion zyrtar për aksionin e zhvilluar dje në Milot, Kurbin e Lezhë nga Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin. Gjatë kontrolleve sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe targa të vjedhura që u përkisnin automjeteve të tjera që dyshohet se do të përdoreshin për të kryer ngjarje kriminale dhe është arrestuar një 30-vjeçar, poseduesi i armës së zjarrit dhe targave…

Lexo më Shumë

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e uniformave blu në Tiranë për vepra të ndryshme penale, ndërsa njëri prej tyre është shpallur në kërkim. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë penale, nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar bënë kapjen dhe ndalimi i shtetasit E. I., 29 vjeç,pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 1 vit dhe 4 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M.…

Lexo më Shumë

Një grabitje ka ndodhur këtë të premte në zyrën e OSHEE në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se grabitja dyshohet të këtë ndodhur natën. Kanë qenë punonjësit e OSHEE-së ata që kanë pikasur vjedhjen kur kanë shkuar në mëngjes në punë teksa kanë parë derën e jashtme të hapur dhe dyert e brendshme të thyera. Deri më tani nuk dihet shuma që kanë vjedhur autorët, ndërkohë që policia ka zbarkuar në zyrat e OSHEE. Aktualisht po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Po ashtu do të shihen kamerat e sigurisë, që do të zbardhin edhe ngjarjen në fjalë.

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale-Shkup sot duhet të shpallet aktvendimi për lëndën “Target-Fortesa”, që ka të bëj me përgjimin e paligjshëm she shkatërrimin e pajisjes për përgjim. Aktvendimin për këtë lëndë në gjykatë do ta dëgjoj edhe ish kreu i DSK-së dhe njëri nga të akuzuarit, Sasho Mijallkov, i cili do të sillet nga arresti shtëpiak të cilin ia caktoi gjykata si masë sigurie. – Advertisment – Në “Target-Fortesa” të akuzuar janë dhe shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski dhe i punësuari në DK Nikola Boshkoski të cilët janë në arrati në Greqi, ish ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska,…

Lexo më Shumë

Sot bëhen 17 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Maqedonisë Boris Trajkovski, i cili e humbi jetën në fatkeqësi ajrore në Rotimlje, në afërsi të Mostarit. Në fatkeqësinë ajrore që ndodhi më 26 shkurt të vitit 2004 përpos presidentit Trajkovski humbën jetën edhe tetë anëtarë të delegacionit të Maqedonisë, i cili kishte udhëtuar në një konferencë ndërkombëtare në Mostar të Bosnjë Hercegovinës. – Advertisment – Në lidhje me këtë ngjarje janë zhvillua edhe dy hetime nga dy komisione të ndryshme për të kuptuar nëse ka qenë aksident ajror apo ka qenë “akt terrorist”, prej të cilave dolën edhe dy raporte të…

Lexo më Shumë

 Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, në një deklaratë në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaroi se nëse për 6 muaj, qeveria Basha që do jetë në pushtet nuk denoncon aferat korruptive të paraardhësve, do të thotë se jemi duke vjedhur. Bardhi theksoi se ligji antimafia shtrihet në koncesionet kriminale që janë bërë në 30 vjet. Gazmend Bardhi: Ne do kalojmë në skaner PPP-të në 30 vjet. Ky ligj-antimafia të zbatohet edhe për kontratat koncesionare. Qeveria Basha do denoncojë çdo aferë korruptive në Prokurori. Do t’i çojmë për 6 muaj, përkundër do të thotë që ne po vjedhim…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi në “Rruga drejt…”, sa i përket rastit “Monstra”, tha se BDI-ja ka kërkuar zbardhjen e së vërtetës, dhe atë gjithnjë duke respektuar parimin  e ndarjes së pushteteve.  Sepse sipas tij çdo përzierje në punën e gjyqësorit do të kontribuonte në partizimin e institucioneve të drejtësisë. – Advertisment – Ju edhe mbar opinioni jeni dëshmitarë se kemi kontestuar besueshmërinë, kredibilitetin e procesit paraprak të zhvilluar për rastin monstra. Një nga pikat për koalicionin në vitin 2017, ka qenë rishikimi i të gjitha rasteve të debatueshme e të kontestueshme, kemi kërkuar rigjykim, rigjykimi ka ndodh, kemi kërkuar…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se në zyrën e tij mban një hartë në të cilën Kosova dhe Serbia janë të ndara. Ai këto reagime i bëri pasi shumë qytetarë të Kosovës dhe përfaqësues politikë, kanë ngritur shqetësimin për një intervistë, në prapavijë të së cilës pretendohej se ishte një hartë e Ballkanit e ku Kosova thuhej se ishte pjesë e Serbisë. Lajçak ka thënë se janë nxitur keqkuptime të shumta rreth kësaj çështjeje dhe për këtë arsye, ai ka zgjedhur të publikojë disa fotografi të hartës që mban në zyrën e…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherësh drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, koalicionin e madhe opozitar në zgjedhjet e 25 prillit dhe dorëheqjen e Bamir Topit nga Fryma e Re Demokratike. Bardhi theksoi se dje është regjistruar në KQZ koalicioni më i madh opozitar, ku janë bashkuar të gjitha partitë, që sipas tij, gjykojnë se më 25 prill duhet të vijë ndryshimi. Sa i takon dorëheqjes së Topit nga FRD, Bardhi theksoi se vendimi nuk ka lidhje me koalicionin opozitar, pasi Topi ka qenë edhe vetë pjesë…

Lexo më Shumë