Zbulohet se ku ishin fshehur 49 kg kokainë në konteinerin me banane nga Ekuadori që destinacion kishte pikërisht firmën e babait të Arbër Çekajt, Selim Çekaj në Maminas Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se droga ishte fshehur në një pjesë metalike të konteinerit, madje nga pamjet që çon Policia janë dashur edhe pajisje për ta çarë. Sasia nuk ishte fshehur mes frutave, por në këtë pjesë të ndërmjetme. Ndërkohë rezulton se Selim Çekaj banonte në zonën e Saukut në Tiranë. Pas 3 vitesh, familja çekaj përfshihet sërish në të njëjtën skemë të transportit të kokainës nga Ekuadori në Shqipëri.
Author: almakos
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Shkupit ka shqiptuar 242 gjoba në trafik. 42 sanksione janë vendosur për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 23 për vozitje pa patentë shoferi, 8 për veturat të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta. Janë shqiptuar 18 gjoba për përdorim të celularit, 15 për mos-vendosje të rripit të sigurisë, 14 për vendosje të parregullt të makinës. Nëntë sanksione janë vendosur për kalim në semafor të mbyllur dhe 59 për parkim të parregullt. – Advertisment –
Kuvendi nuk arriti të mbajë seancë për anulimin e regjistrimit të popullsisë, për ç‘gjë ishin marrë vesh liderët e dy partive politike maqedonase, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickovski. Dy të fundit kanë thënë se regjistrimi duhet të shtyhet për shkak të situatës së rënduar me pandeminë e koronavirusit. – Advertisment – “Përkundër këmbënguljes sime gjatë ditës së mërkurë për harmonizimin e qëndrimeve të të gjitha partive politike, për arritjen e marrëveshjes dhe mbajtjen e dy seancave, në të cilat do të votoheshin propozim-ligji për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në vitin 2021 dhe propozim-ligji për vazhdimin e afatit…
Ministria e Arsimit në Kosovë vendosi që javën e ardhshme të fillojë pushimi pranveror për nxënësit e ciklit parauniversitar. Ministrja Arbërie Nagavci tha në një postim në Facebook se pushimi pranveror do të fillojë më 6 prill, 2021, dhe do të përfundojë më 8 prill, 2021. Datat 5 dhe 9 prill janë festa në Kosovë, ndaj i bie që pushimi pranveror të zgjasë një javë të plotë. Mësimi në arsimin parauniversitar do të rifillojë nga data 12 prill 2021. Nagavci tha se vendimi për pushimin është marrë me rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Pushimi i pranverës…
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Aldo Bumçi, tha në studion e emisionit “Real Story”, në “News 24”, se zhbërja e Gjykatës Kushtetuese ishte një nga dështimet e qeverisë. Ai tha se të gjitha raportet e Departamentit të Shtetit Amerikan, por edhe Bundenstagu gjerman e Bashkimi Evropian, kishin vendosur si kusht kryesor rihapjen e Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, ai u ndal tek Reforma Territoriale, të cilën e cilësoi si një abuzim të madh. “Basha ka bërë atë që s’ka bërë asnjë kryetar opozite, i ka uruar suksese qeverisë të re, ka thënë që dua të zë një vend…
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ishte sot e pranishme në Konferencën “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane – Në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen”, ku foli për raportet mes dy vendeve, që kanë ardhur duke u forcuar gjithnjë e më shumë në këto 30 vite. Mes të tjerash, ambasadorja Kim është ndalur te Reforma në Drejtësi dhe mbështetja që ka dhënë SHBA për realizimin e saj. “Gjatë tridhjetë viteve të shkuara, marrëdhëniet SHBA-Shqipëri kanë përparuar dhe janë rritur. Shtetet e Bashkuara kanë qenë një partner i fortë, aleate dhe mike e Shqipërisë teksa Shqipëria forcon demokracinë e saj, hap ekonominë…
Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç tha se nuk kanë arritur të bien dakord për mbajtjen e seancës në lidhje me shtyrjen e regjistrimit, sipas tij “falë një grupi parlamentar të opozitës”, transmeton Alsat. Mariçiç kujtoi se regjistrimi, sipas ligjit aktual, duhet të fillojë nesër dhe nëse regjistruesit dalin në terren dhe mbledhin disa të dhëna, ato do të merren parasysh edhe në të ardhmen, shkruan REL. – Advertisment – “Kjo është pyetje për Entin Shtetërorë për Statistika të cilët nëse ndjekin `shkronjat` e Ligjit, aktivitete të caktuara duhet të fillojnë. Çfarëdo veprimesh që të ndërmerren, do të jetë vlerësimi i…
Pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve gjatë paradites së sotme, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) informon se mësimi në banka për maturantët e shkollave të mesme nis që prej ditës së nesërme. Bëhet fjalë për 10 bashki ku deri më tani, mësimi është zhvilluar Online. Njoftimi i Ministrisë Arsimit: NJOFTIM I DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR Pas sugjerimit të sotëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) informon se mësimi në banka për maturantët e shkollave të mesme në 10 bashkitë (ku deri tani mësimi është zhvilluar “online”), fillon që ditën e…
Kosova po e mbyll muajin mars me një numër rekord të personave të infektuar nga COVID-19. Sipas shifrave që po i ndjek Zëri i Amerikës, rezulton se muaji mars i këtij viti është muaji me më së shumti raste të personave të prekur nga Covid-19. Gjatë këtij muaji janë konfirmuar 21 mijë e 200 veta të prekur nga koronavirusi, ndërsa 273 veta kanë humbur jetën. Të mërkurën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi se 14 veta kanë humbur jetën gjatë 24 orëve ndërsa janë konfirmuar 923 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi. Rastet e fundit e çuan në…
Një grabitje ka ndodhur këtë pasdite në Gjirokastër. Mësohet se është grabitur një argjendari në lagjen “18 Shtatori, në qytetin e gurtë. Nga të dhënat e para, gazetarja Brikena Metaj bën të ditur për “BalkanWeb” se autorët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur në momentin që kanë kryer grabitjen. Siç raporton gazetarja Metaj tek argjendaria kanë shkuar dy persona me një makinë “Golf”, ngjyrë e bardhë, ku njëri ishte shofer dhe tjetri mbante një armë tip automatik, me të cilën ka kërcënuar shitësin. Ndërkohë, nuk dihet ende vlera e sendeve të grabitura, pasi autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka…
Sapo ka përfunduar koordinimi mes kryetarit te Kuvendit dhe grupeve parlamentare dhe nuk është arritur marrëveshje për caktimin e seancës për propozim ndryshimin e Ligjit për Regjistrim, transmeton Alsat. Nisma që duhet të shtyje regjistrimi për në shtator është me yll te Bashkimit Evropian. Fillimisht në seance plenare duhet të miratohet nevoja për ndryshimin e Ligjit, me pas vijon debat dy dite ne komision dhe me pas kalon përsëri në seance plenare. Ligji miratohet me shumicë të thjeshtë dhe me badenter. Sipas ligjit ne fuqi, regjistrimi duhet te filloje nesër. – Advertisment –
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2991 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 434 qytetarë.Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:116 raste në Tiranë, 34 në Shkodër, 33 në Berat, 24 në Fier, 23 në Gjirokastër,…

