Author: almakos

Duncan Norman, ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, përmes një postimi në “Tëitter” ka reaguar për fletën e votimit të zgjedhjeve të 25 prillit. Norman thekson se duhet që fletët e votimit të dakordësohen në kohë, për t’u dhënë votuesve mundësi të përshtatshme të familjarizohen përpara Ditës së Zgjedhjeve. Ai shton se fletët e votimit duhet të jenë gjithashtu të qarta, që votat të numërohen për partinë dhe kandidatin, sipas synimit të votuesit. Postimi i ambasadorit britanik në Tiranë, Duncan Norman: E rëndësishme që fletët e votimit të dakordësohen në kohë, për t’u dhënë votuesve mundësi të përshtatshme të…

Lexo më Shumë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nga Saranda, deklaroi se qytetarët duhet të votojnë LSI-në, me qëllim që t’i japin më shumë shanse vetes dhe qytetarëve për jetë më të mirë në vendin tonë. Kryemadhi thekson se më 25 prill duhet të votohet LSI, që të ndërtohet Shqipëria. “Problemet janë pa fund. Ju si qytetarë mund të bëni zgjidhjet e duhura. Ju e dini shumë mirë se çfarë ndodh me bizneset tuaja, me gjithçka që ka të bëjë me votën tuaj. Data 25 prill është veprim për të ardhmen e fëmijëve dhe djemve e vajzave për të gjithë shqiptarët. Më 25…

Lexo më Shumë

Qindra automjete të bllokuara në Bllacë zonën neutrale të kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë, shumica prej tyre me targa të Maqedonisë. Tani për tani nuk dihen shkaqet e bllokimit, megjithatë kjo ka shkaktuar nervoz të madhe tek udhëtarët , për vetë faktin se nga fillimi orës policore i ndan vetëm edhe një ora e 15 minuta. Disa vozitës shprehen se tanimë më shumë se një orë autoritetet kufitare maqedonase nuk kanë ndërmarr as edhe një hap për të zgjidhur këtë situatë të krijuar. Ndërkohë që kolona e automjeteve sa vjen e rritet. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit janë kryer 4920teste prej të cilave 1394 kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, dhe atë në Shkup-592, Kumanovë-104, Manastir-101, Prilep-63, Veles-60, Kavadar-50, Ohër-39, Tetovë-38, Shtip-37, Gostivar-35, Strumicë-31, Kërçovë-30, Koçanë-24, Negotinë-21, Sveti Nikollë dhe Resnjë nga 19, Gjevgjeli-18, Strugë-17, Radovish dhe Berovë nga 14, Dellçevë dhe Vinicë nga 11, Kriva Pallankë-10, Vallandovë-8, Bogdancë-6, Demir Kapi-5, Makedonski Brod-4, Dibër-3, Probishtip, Kratovë dhe Pehçevë nga 2, Krushevë, Demir Hisar, Makedonska Kamenicë dhe Dojran nga 1. Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë regjistruar 479 pacient të shëruar deh 45 të tjerë që kanë ndërruar jetë. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme diku rreth orës 14:00 në SPB-Koçanë është denoncuar organizimi i një dasme në rrugën “Shukri Shain” në Koçanë ku merrnin pjesë më shumë qytetarë. Menjëherë pas denoncimit, në vendin e ngjarjes kanë dal pjesëtarët e policisë, dhe pas konsultimit më Prokurorin Publik nga PTHÇ-Koçanë nga liria janë privuar 5 persona, ndërsa ceremonia e dasmës është ndërpre. – Advertisment – Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritën padi adekuate në bazë të Neneit 206 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lexo më Shumë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shpërndarë një video nga Vlora, ku ka zhvilluar fushatë elektorale. Kryemadhi shprehet se vlonjatët dhe të gjithë shqiptarët duhet që të votojnë LSI më 25 prill, që Shqipëria të bëhet shtëpia e shqiptarëve. Postimi i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi: Vlora! Rroke votën, bëja fora! #voto6lsi Rroke votën, bëja fora! Vlora, Vlora, Vlora, Vlora! Rroke votën, bëja fora! #voto6lsi #vlorashtëpiajuaj #ShqipëriaShtëpiaJuaj

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një “Facebook” një fotografi nga radhët që mbajnë qytetarët për të bërë vaksinën ndaj Covid dhe një tjetër, nga mitingjet e Partisë Demokratike. Rama shprehet se ndërsa qeveria vaksinon njerëzit, PD vazhdon që të infektojë masivisht qytetarët e vendit. Ai shton se 25 prilli ndan qytetarët, nëse janë për shëndetin apo për pushtetin e Berishës, Kryemadhit dhe Bashës. Postimi i kryeministrit Rama: Vaksinimi dhe Infektimi vazhdojnë paralelisht, si nje provë kokëfortë e zgjedhjes që duhet të bëni në 25 prill: Për shëndetin e popullit e familjes suaj apo për pushtetin e Saliut, Ilirit, Monikës e…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar përmes një postimi në Twitter lidhur me debatin e zhvilluar në KAS lidhur me ngjashmërinë e logos mes Partisë Demokratike dhe Bindjes Demokratike si edhe për vendimin e KAS për të ndryshuar fletën e votimit nga me emra sikundër u miratua nga KQZ, në me numra, kërkesë kjo e PS. “Kujtesë: Është absolutisht e rëndësishme për autoritetet të sigurojnë që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve janë, në fakt dhe nga perceptimi, të drejta, në kohë dhe transparente. Çdo gjë më pak do të ishte në dëm të votuesve dhe një hap prapa për…

Lexo më Shumë

“Rekorderë në vdekshmëri”, “Ministria e provizioneve”, “Le ta lajmë turpin e Filipçes dhe Zaevit”. Me parulla të tilla, VMRO DPMNE protestoi para Ministrisë së Shëndetësisë, dhe kërkoi dorëheqjen e Ministrit Venko Filipçe. Deputetja Dafina Stojanovska, tha se spitalet nuk kanë kushte adekuate për pacientët me kovid 19, dhe qytetarët lusin për vaksina. Kjo është arsyeja pse ata i bënë thirrje Filipçës dhe Kryeministrit Zoran Zaev të përgatiten për marrjen e përgjegjësisë, për neglizhimin e shëndetit të qytetarëve. – Advertisment – “A nuk mendoni se është e tepërt? A nuk mendoni se ne gjithashtu kemi fëmijë dhe prindër në shtëpi, për…

Lexo më Shumë

Në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) thuhet se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën edhe 12 persona si pasojë e infektimit me COVID-19, kurse janë regjistruar edhe 777 raste të reja të infektuarëve me këtë virus. IKSHPK bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4,143 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 777 raste…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama teksa nuk i ka ndalur ironitë për fushatën e PD-së, nuk u kursye as për kryeopozitarin Lulzim Basha. Nga amfiteatri i Bylisit, Rama kujtoi edhe marrëveshjen e 17 majit të 2017-ës, që lidhi me Bashën dhe që opozita më pas hyri në zgjedhje. Ai tha se përdori të gjithë arsenalin e barsoletave që Bashën mos ta zinte gjumi. “Luli mund të flejë tek shtëpia e vetë, në SHQUP, në makinë, sikundër që e kishin parë dje duke fjetur në mes të rrugës. Unë e kam pasur përballë, kemi qenë bashkë. Kam përdorur të gjithë arsenalin e barsoletave…

Lexo më Shumë

Pas numrit rekord të djeshëm të vdekjeve dhe shtrimeve në spital, nga Kovid 19, Ministri i Shëndetësisë, Venko Vilipçe, thotë se spitalet janë të mbingarkuara me pacientë si kurrë më parë. Por, ai thotë se çdo pacient do ta marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor, dhe secili që ka nevojë për hospitalizim, i është siguruar krevat spitalor. – Advertisment – Mund të them se për të gjithë pacientët, kolegët bëjnë gjithçka … Ka me të vërtetë pacientë në forma shumë të rënda, ata trajtohen sipas standardeve, por fatkeqësisht, edhe sot kemi shumë pacientë që janë në gjendje të rëndë. Pavarësisht nga…

Lexo më Shumë