Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar përmes një postimi në Twitter lidhur me debatin e zhvilluar në KAS lidhur me ngjashmërinë e logos mes Partisë Demokratike dhe Bindjes Demokratike si edhe për vendimin e KAS për të ndryshuar fletën e votimit nga me emra sikundër u miratua nga KQZ, në me numra, kërkesë kjo e PS.
“Kujtesë: Është absolutisht e rëndësishme për autoritetet të sigurojnë që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve janë, në fakt dhe nga perceptimi, të drejta, në kohë dhe transparente. Çdo gjë më pak do të ishte në dëm të votuesve dhe një hap prapa për demokracinë.”-shkruan ambasadorja Kim në postimin e saj.



