Janë rritur sërish shifrat e infektimeve të COVID-19 në Kosovë. Autoritetet shëndetësore lajmërojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 685 persona të infektuar. Fatkeqësisht s’e kanë fituar betejën me virusin, 14 qytetarë, 3 prej të cilëve në Gjakovë. Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shpallur të shëruar 788 pacientë. Njoftimi i plot: 788 TË SHËRUAR DHE 685 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.742 mostra të…
Author: almakos
Edhe pas më shumë se një viti jetese me kushte të pandemisë, shërbimet e inspektimit kanë shumë punë lidhur me kontrollimin e respektimit të masave themelore për parandalim. Në periudhën nga 29 marsi deri më 4 prill të këtij viti, shtatë shërbime të inspektimit kanë kryer më shumë se 5,200 inspektime dhe kontrolle në hapësirat afariste dhe vendet e hapura ku qytetarët janë grupuar më shpesh. Më shumë punë kanë pasur Inspektorët e tregut, të cilët kanë kryer 4500 kontrolle, kryesisht në objektet gastronomike. Janë identifikuar 91 parregullsi gjatë punës, janë ngritur 34 akuza për kundërvajtje dhe 43 gjoba ndërsa…
Kafe për me vete dhe ushqim me dërgesë. Nga sot deri më 20 prill, qytetarët do të mund të porosisin ushqim, që tu dërgohet, ose të marrin ushqim dhe pije nga një objekt gastronomik, nëse ka siguruar sistem sporteli. Gastronomët njoftojnë largimin masiv të punonjësve nëse nuk ka masa të destinuara për këtë sektor. Zëvendëskryeministri Fatmir Bitiqi në emisionin e sotëm “Magazina Ekonomike” njoftoi se ky sektor do të marrë masa për ndihmë. – Advertisment – “Do të mbulojmë një pjesë të të ardhurave të humbura për këto dy javë në objektet gastronomike, jemi duke i bërë përllogaritjet e fundit…
Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur përmes një postimi në facebook, deklaratave të bëra sot nga ministrja Belinda Balluku, lidhur me grevën e punonjësve të AlbControl. “Kreu i meduzes dhe ndrikull Gryksia ne vend te negociatave me punonjesit greviste te Albkontrollit, te cilin e kane shkaterruar me vjedhje ne tendera dhe prokurime, vazhdojne avazin “Fajin e ka Saliu”! Stop censures dhe terrorit psikologjik ndaj punonjesve ne greve. Hedh poshte me neveri akuzat banale te Kreut te Meduzes dhe Ndrikull Grykesi Ballukut, me te cilat kerkojne te mbulojne vjedhjet dhe shperdorimet e medha me financat e Albkontrollit. I bej thirrje…
Të hënën kryeministri Zoran Zaev takon krerët e koalicionit ASH-AAA, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi. Alsat mëson ekskluzivisht se takimi do të zhvillohet në Kuvend me fillim nga ora 11:00. Në takim përveç liderëve do të jenë të pranishëm edhe koordinatorët e grupeve parlamentare, Skender Rexhepi (ASH-AAA) dhe Jovan Mitrevski (LSDM). – Advertisment –
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku në një konferencë për media nga Aeroporti i Rinasit paralajmëroi masa dhe ndëshkim për kontrollorët e shërbimit ajror, nëse nuk i rikthehen punës. Balluku tha se pavarësisht negociatave, në tavolinë pati njerëz që në mënyrë të paprecedentë nuk pranonin zgjidhje. “Ka pasur negociata, janë ulur në tavolinë, kanë dëgjuar nga drejtori se kush ishte skenari për ta zgjidhur këtë ngërc financiar kaq të rëndësishëm për ta. Megjithatë, me gjithë këto negociata, me një mënyrë të paprecedentë, pashë njerëz sot në tavolinë që nuk pranonin zgjidhje. Është një situatë që futet në cënimin e…
VMRO-DPMNE-ja opozitare ka akuzuar ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski për deklarata të rrejshme. Këto akuza vijnë pasi Spasovski në paraqitjen e tij të sotme në “Utrinski Brifing” tha se lideri i opozitë, Hristijan Mickoski ka pasur kontakte me një nga të arrestuarit për aferën “Mafia”. – Advertisment – Nënkryetari, Aleksandar Nikollovski në konferencën e sotme për shtyp tha se “Mickoski me të vetmin njeri që ka pasur kontakte, dhe që mund të jetë i përfshirë në aferë është kryeministri Zoran Zaev. “Këto janë gjëra qesharake, LSDM ka disa ditë që po plason lajme plotësisht të rreme, ‘fake news’…
Aeroporti i Rinasit është mbyllur zyrtarisht për shkak të pezullimit të punës së kontrollorëve ajrorë. Ministrja e Infrastrukurës, Belinda Balluku dështoi të arrijë një marrëveshje me kontrollorët që kanë pezulluar punën. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se nuk do të ketë asnjë ulje-ngritje avionësh pasi s’ka punonjës në kulla për të kontrolluar. Kjo do të vijojë deri në orën 10:00 të datës 8 prill. Madje edhe tek mbikalimet nuk do të ketë punonjës për të njoftuar nëse është qielli i lirë për avionët apo jo. 65 punonjës të AlbControl kanë pezulluar punën për shkak të pagave të tyre, stresit në punë…
Gjatë 24 orëve të fundit në Kovid-Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 81 pacientë të ri, për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Ndërkohë gjithsejtë 698 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19 po kurohen në repartet infektive në kryeqendër. Ndërsa në klinikën interne dhe kirurgjike janë pranuar 40 pacient. Në Kovid-Qendrën “8 Shtatori”, ka pasur 16 pranime të pacientëve ndërsa 6 të tjerë janë pranuar në Klinikën infektive. Në Kozle janë pranuar 3 pacientë, ndërsa 12 pacientë janë pranuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve. – Advertisment – Gjatë 24 orëve të fundit janë lëshuar në shtëpi 58 pacientë të…
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg Vladimir Gjutën, i cili u arrestuar me një armë me vete pranë selisë së Partisë Socialiste, në shkurt të vitit 2020. Pas arrestimit, Gjuta u fajësua për “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Ai u pikas nga punonjësit e Gardës, teksa ishte me armë pranë selisë së PS, dhe u ndalua nga forcat “Shqiponja”.
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski thotë se do të zgjerohet hetimi në lidhje me dhënien e dokumenteve false të udhëtimit. Sipas Spasovski, një prej të arrestuarve ka pasur kontakte me liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickovski. – Advertisment – “Unë e them këtë sipas informacioneve dhe gjurmimit, sepse me të vërtetë janë në kontakt dhe disa nga dokumentet në partinë e opozitare vijnë prej këtu”, tha Spasovski në një deklaratë për “Utrinski Brifing”. Sipas Spasovskit, aksioni policor është përshpejtuar për shkak të dekonspiracionit, dhe jo për shkak të informacioneve të opozitës. “Lideri i opozitës dhe partia opozitare që…
ARRSH ka informuar se nisja e punimeve për shtresat asfaltike në autostradën Tiranë-Durrës shtyhet për nesër. Sipas njoftimit, punimet do të kryhen në segmentin Qafë Kashar- Ura e Dajlanit dhe edhe vijimësia e punimeve do të jetë në varësi të kushteve të motit. ARRSH thotë se autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e lirë për mjetet dhe qarkullimi do të realizohet në një korsi gjatë periudhës kohore të punimeve, por mund të përdoren edhe rrugët dytësore. Njoftimi i ARRSH: Punime për riparimin e shtresave asfaltike në autostradën “TIRANË–DURRËS, SEGMENTI QAFË KASHAR–URA E DAJLANIT”. Në vijim të njoftimit të mëparëshëm, Autoriteti Rrugor Shqiptar…

