Author: almakos

Identifikohen disa prej 9 kontrollorëve të shoqëruar në policinë e Tiranës, në lidhje me grevën e Albcontrol që çoi në pezullimin e punës në aeroportin e Rinasit. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për ‘BalkanWeb’ se aktualisht në polici mbahen të shoqëruar 9 kontrollorë, ndërkohë që nuk dihet gjendja juridike e tyre. Mes personave të shoqëruar janë; Rei Katroshi, Armando Fezga, Flora Ndreca, Mohnir Mezini, Sokol Kosta, Elton Shabani si dhe dy persona të tjerë. Gazetarja Bezat bën me dije se një pjesë e tyre u thirrën në telefon dhe shkuan vullnetarisht në polici dhe pjesa tjetër u shoqërua me forca policie…

Lexo më Shumë

Moti sot paradite do të jetë i ndryshueshëm, në pjesën jugperëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të dobëta të borës. Gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 3 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrin nga 6 deri në 14 gradë Celsiusë. – Advertisment – Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira mesatare dhe me erë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në një gradë, derisa ajo maksimale do të arrij deri në 10 gradë Celsiusë.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytiqi i ftuar në “Magazina ekonomike” , u shpreh i prerë se ndihma shtetërore për sektorin e gastronomisë nuk do të mungoj.  Ai madje tha se Qeveria është duke bërë analizat e fundit të modelit që do ta aplikojë si dhe është duke mbledhur të dhënat e fundit të qarkullimit të kompanive të fushës së gastronomisë që janë të prekura nga masat e  fundi antiKovid të Qeverisë. – Advertisment – A mund të zbuloni se cilat do të jenë ato masa? Çfarë mund të presin kompanitë të cilat tani janë mbyllur, objektet hotelierike. “Do mbulojmë…

Lexo më Shumë

Kompanitë kanë punë, por nuk ka kush të punojë për shkak të numrit të madh të të punësuarve që janë në izolim ose në pushim mjekësor për shkak të koronavirusit, është shprehur në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, Antoni Peshev , nga Oda ekonomike. Siç saktëson ai, disa kompani kanë më shumë se 20% të punonjësve të tyre në izolim. – Advertisment – Pasi u tejkaluan problemet në lidhje me transportin dhe importin e lëndëve të para, ajo që dëgjuam në Këshillin e fundit drejtues, pjesa dërmuese e kompanive ankohen se s’mund të arrijnë kapacitet të fuqisë punëtore për shkak…

Lexo më Shumë

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaroi se kur ka marrë vesh për ‘grevën’ e kontrollorëve, nuk e besonte si lajm e mendonte se ishte e gjitha një ëndërr e keqe. Hajdari thekson se sjellja e kontrollorëve në aeroport përbën vepër penale, kurse shton se nëse do ishte vetë për këtë rast, si ish-prokuror, do të kryente masën e arrestit në flagrancë. “Kur mora vesh lajmin, kujtova se ishte ëndërr. Kjo është një ëndërr e keqe. Për pagat, janë ulur edhe për shkak të pandemisë. Nuk ka ndodhur në asnjë shtet, që të futesh…

Lexo më Shumë

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të mos ketë asnjë ndryshim sa i përket masave kufizuese për dy javët e ardhshme. Mira Rakacolli tha se do të mbeten në fuqi të gjitha masat, pavarësisht arritjeve të 2 javëve të fundit me fushatën e vaksinimit, e cila e ka bërë Shqipërinë vendin e parë në rajon sa i përket ritmit të vaksinimit. Shtrimet në spitalet covid kanë rënë në nivelin më të ulët në 7 muajt e fundit të pandemisë. sipas të dhënave zyrtare në spitalet covid po marrin trajtim 256 pacientë nga 840 shtretër kapaciteti, po aq shtrime sa…

Lexo më Shumë

Presidenti Ilir Meta ka ftuar publikisht kryeministrin Edi Rama, ministren Belinda Balluku, përfaqësues të BE-së dhe ata të Sindikatës së Kontrollorëve Ajrorë që të zhvillojnë një konferencë për t’i dhënë zgjidhje problemit për kontrollorët. Në një konferencë për mediat nga Vlora, kreu i shtetit tha se ky është një tension artificial dhe një marrëzi. “Meqenëse jemi në këtë situatë unë do ftoj kryeministrin, e ftoj ministren, ftoj sindikatën të bëjmë, meqë jemi në kushte pandemie, ftoj dhe përfaqësuesit e vendeve të NATO-s, SHBA, BE dhe të institucioneve europiane të kontrollit ajror, ndaj të cilave kemi detyrime. Siç iu kam thënë…

Lexo më Shumë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, me anë të një statusi në “Facebook” ka publikuar pamje, të marrjes në ruajtje të Aeroportit “Nënë Tereza” nga ana e ushtrisë. Peleshi thekson se është rritur vigjilenca për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit. Postimi i Niko Peleshit: Aeroporti i Rinasit Nënë Tereza është objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare. Strukturat tona të Forcave të Armatosura, si pjesë integrale e aeroportit, kanë rritur vigjilencën për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit veçanërisht pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanise së aviacionit civil Albcontrol sha.

Lexo më Shumë

Çmimet me pakicë të benzinës do të rriten me gjysmë denari për litër nga mesnata e mbrëmjes së sotme, ndërsa çmimi i Eurodiesel do të rritet me 3 denarë, njoftoi Komisioni Rregullator i Energjisë këtë pasdite vonë. Në të njëjtën kohë, çmimi i vajit ekstra të lehtë rritet me 13.50 denarë. Rritja është për shkak të ndryshimeve në Ligjin për Akcizat të miratuar nga Parlamenti. – Advertisment – ÇMIMET E REJA NGA MESNATA Benzinë ​​+1 denarë, naftë +3 denarë EUROSUPER BS – 95 67,50 denarë EUROSUPER BS -98 69,50 denarë EURODYZEL BS (DE V) 58,00 denarë

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme është regjistruar një rekordi i ri i viktimave nga Kovidi në vendin tonë. Në spitalet e vendit, si asnjëherë tjetër, kanë ndërruar jetë plotë 51 pacientë, 20 vetëm në Shkup. Ndërsa janë shënuar edhe 1 302 raste të reja nga 4 438 teste të kryera në laboratorët shtetërorë dhe privatë. Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar edhe 626 persona. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Komiteti Teknik i ekspertëve ka vendosur të mos ndryshojë masat e COVID-19 në vend. Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi në mbledhje se ka një përmirësim të situatës por nuk jemi aty ku duhet. Ky përmirësim sipas saj tregon se masat kanë  qenë efikase, por do të mbeten të njëjta deri në javën e ardhshme kur do të gjykohen sërish nga komiteti në varësi të situatës. “Nga këto të dhanë të përgjithshme dhe nga një analizë që u bë në mbledhjen e komitetit dhe shkaqeve që kanë çuar në një përmirësim të lehtë të situatës, pavarësisht se kemi një rënie…

Lexo më Shumë

Katër sipërmarrës shqiptarë u arrestuan nga autoritetet italiane me akuzën se shfrytëzonin punonjësit e tyre. Sipas mediave italiane, shqiptarët e arrestuar janë Elvisa dhe Gëzim Hasaj dhe Gëzim Sufaj e Valmir Syka, ndërsa për gjashtë shqiptarë të tjerë është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpiak. Hetimet e policisë italiane kanë zbardhur se ata ishin pronarë të shtatë kompanive me aktivitet në kantierin detar të portit Maghera në Venezia. Në ofiçinat e tyre ata kishin punësuar rreth 200 punonjës. Këta të fundit, me kombësi të ndryshme, shqiptarë, rumunë, dhe azilkërkues, për të marrë lejen e qëndrimit por dhe italianë nga jugu…

Lexo më Shumë