Author: almakos

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, deklaroi se, sipas anketave të fundit, ai gëzon një epërsi prej mbi 11 deri në 12 përqind ndaj kundërkandidatit të tij në garën për kryetar komune. Në një intervistë në emisionin “Debat në SHENJA”, Rexhepi u shpreh se kjo përparësi nuk është vetëm statistikore, por pasqyrohet edhe në mbështetjen që ai po merr çdo ditë në terren. “Në anketat e fundit rezulton se dallimi do të jetë mbi 11 ose 12% në favorin tonë. Kjo reflektohet edhe në vizitat e përditshme që kemi në terren. Një numër i…

Lexo më Shumë

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, në një intervistë në emisionin “Debat në SHENJA”, komentoi refuzimin e kundërkandidatit të tij, Bilall Kasami, për të marrë pjesë në debat. Rexhepi u shpreh se ky refuzim vjen si pasojë e frikës dhe panikut nga përballja me të vërtetën dhe faktet mbi gjendjen aktuale në komunë. “Nuk mendoj që janë të dyja – as arroganca, as diçka tjetër. Unë mendoj se është paniku. Ata janë në panik nga përballja me faktet dhe realitetin në Tetovë. Nuk mund të jesh njëkohësisht në panik dhe arrogant. Ata duhet të…

Lexo më Shumë

Vijon kaosi në autostradën Durrës-Tiranë, si pasojë e bllokimit të qarkullimit në segmentin Vorë-Ura e Dajlanit. Trafiku më i rënduar paraqitet në aksin dytësor, duke filluar nga Ura e Limuthit në Bërxullë, për të vijuar në hyrje të Vorës. Më tej nga Vora drejt Maminasit, që është edhe segmenti alternativë i sugjeruar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, qarkullimi i automjeteve është tërësisht i paralizuar. Për të shmangur kaosin shumë drejtues mjetesh janë futur në rrugët e brendshme të qytetit të Vorës, por pa rezultat. Gjithashtu, gjendje e rënduar paraqitet edhe në segmentin Fushë-Krujë- Vorë, aks në të cilin qarkullojnë më së…

Lexo më Shumë

Trafik në aksin Durrës-Tiranë dhe radhë të gjata mjetesh, duke penguar qarkullimin për shkak të bllokimit të autostradës. Bllokimi i segmentit të autostradës Vorë-Maminas pasditen e sotme ka bërë që në aksin dytësor të krijohet trafik kilometrik. Konkretisht, nga kryqëzimi i Budullës (afër Fushë-Krujës), e deri në Maminas. Drejtuesit e kanë pasur të pamundur të qarkullonin, duke krijuar vështirësi edhe për akset e tjera ndërlidhëse të zonave rurale. Vargu i mjeteve ka qenë i pandërprerë për rreth 15 kilometra. Policia pothuajse ka dalë jashtë funksionit, pasi nuk e ka menaxhuar dot këtë fluks mjetesh, sepse arteria kryesore e autostradës ishte…

Lexo më Shumë

 Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, zhvilloi një takim pune me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Drexler, ku u rikonfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve dhe mbështetja e vazhdueshme për sistemin shëndetësor. “Me Republikën Federale të Gjermanisë dhe me ambasadoren Drexler kemi një bashkëpunim tradicionalisht të suksesshëm, dhe në këtë rast veçanërisht e theksova mbështetjen e jashtëzakonshme që u dha për trajtimin e të lënduarve në tragjedinë e rëndë në Koçan”. “Gjatë takimit tonë të përbashkët, diskutuam edhe për pesë shtyllat mbi të cilat i kemi bazuar reformat në sektorin shëndetësor, me theks të veçantë në digjitalizimin dhe…

Lexo më Shumë

Punonjësit e minierës së bakrit në Spaç e përshkallëzuan protestën të hënën, duke bllokuar hyrjen e kompanisë koncesionare turke “Tete Albania” dhe duke bojkotuar punën për të pestën ditë radhazi. Rreth 70 minatorë u grumbulluan në orët e para të mëngjesit në rrugë dhe më pas u përplasën me policinë, e cila shoqëroi dy nga minatorët protestues. Minatorët kërkojnë njohjen e sindikatës së krijuar prej tyre dhe nënshkrimin e një kontrate kolektive, që sipas tyre do të garantonte paga të drejta dhe kushte të sigurta pune. “Më kanë zhgënjyer me rrogën dhe me kushtet. Brenda ligjit dhe kushtetutës, ne duam…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 11 persona të akuzuar për përfshirje në një skemë kontrabande me naftë në Portin e Durrësit, si dhe për vepra të tjera penale. Ndër të pandehurit është edhe një efektiv i policisë së Komisariatit të Durrësit, Armand Marvataj. Hetimet, të nisura mbi bazën e materialeve referuese nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), kanë zbardhur planifikimin, organizimin dhe ekzekutimin e kontrabandimit të rreth 200 tonëve naftë nga bordi i anijes “AYA ZANOYBYA”, me flamur tunizian, e ankoruar në Porto Romano. Në mesin e të akuzuarve…

Lexo më Shumë

Kur hapni rubinetin e dushit, a e dini se çfarë fshihet pas ujit të ngrohtë? Një ekosistem i tërë mikrobik, i mbushur me baktere dhe kërpudha, mund të jetë duke pritur për ju. Kjo situatë alarmante na bën të pyesim: sa të rrezikuar jemi vërtet nga këto mikroorganizma që ndodhen në dushin tonë? Shumica prej nesh e shohim dushin si një vend për t’u pastruar dhe relaksuar. Por, përveç freskisë që ndiejmë, ekziston një realitet i frikshëm: dushi është një strehë ideale për baktere. Uji i ngrohtë dhe avulli krijojnë kushte perfekte për zhvillimin e mikrobeve, duke i bërë ato…

Lexo më Shumë

Zbulohet emri i një prej të shoqëruarve nga Policia e Elbasanit në operacionin e befasishëm të zhvilluar në afërsi të fshatit Katund i Ri, zona e Metalurgjikut, pasditen e sotme. Ai është biznesmeni Bujar Muça, 53 vjeç, banues në Elbasan. Muça është një emër i njohur edhe në faktorin politik lokal dhe qendror, pasi ka kandiduar në vitin 2017 si deputet për PDIU-në në zgjedhjet e përgjithshme ku fitoi mandatin, por më pas u dorëhoq po atë vit, më 30 nëntor, rreth tetë muaj pas zgjedhjeve, për arsye personale. Policia zhvilloi pasditen e sotme aksionin e madh për të cilin…

Lexo më Shumë

“Pres që pas këtyre zgjedhjeve lokale të hyjmë në një cikël të fuqishëm investimesh…. Prandaj, është logjike të mendohet për zgjedhje të parakohshme parlamentare, për të siguruar një mandat të ri katërvjeçar. Nëse e shohim këtë si një vendim politik, do të pajtohesha, por nëse e shohim nga këndvështrimi shtetëror, atëherë mendojmë ndryshe”. Kështu deklaroi kryeministri Hristian Mickoski më 8 tetor, kur u pyet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas insistimit të vazhdueshëm të opozitës shqiptare për zgjedhje të parakohshme. Por, Mickoski, sot kishte reteruar nga qëndrimi i tij, deklaroi sot se Qeveria ka legjitimitet të plotë dhe se vendi…

Lexo më Shumë

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë mesditës së sotme në Elbasan, duke çuar në arrestimin e të paktën 2 personave të njohur si pjesë e botës së krimit dhe shoqërimit të disa të tjerëve. Burime bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar rreth orës 15:30 në një prej lokaleve të njohura përgjatë aksit rrugor Elbasan-Ish-Metalurgjia, në fshatin Katund i Ri. Forcat e rendit te mbështetur nga forca te tjera policore kanë ndërmarrë një aksion të mirëorganizuar, duke rrethuar fillimisht të gjithë zonën përreth lokalit, përpara se të ndërhynin brenda në ambientet e restorantit ku dyshohej se ndodheshin…

Lexo më Shumë

Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot në qytet, ku një mësuese që po shkonte në punë me monopatinë është bërë objekt i një operacioni policor të papritur. Si është e mundur që një mjet transporti i zakonshëm të shkaktojë një mobilizim të tillë të forcave të rendit? Operacioni i njoftuar një ditë më parë për monopatinat ka krijuar konfuzion të madh në mesin e qytetarëve. Shumë prej tyre janë të shqetësuar për mënyrën se si po menaxhohen këto iniciativa, të cilat duket se po zbatohen pa asnjë konsultë paraprake dhe pa informacione të mjaftueshme për ata që përdorin këto…

Lexo më Shumë