Bashkim Bakiu, kandidati i VLEN-it për Qytetin e Shkupit, në një dalje publike së bashku me krerët e koalicionit, ka kërkuar nga Aleanca Kombëtare për Integrim të mos heshtin më, duke i kujtuar me ironi se periudha e heshtjes zgjedhore ka përfunduar. Bakiu deklaroi se VLEN është forca e dytë politike shqiptare në vend dhe fitues politik i këtyre zgjedhjeve. Sipas tij, koalicioni ka fituar që në raundin e parë në pesë komuna dhe do të garojë në raundin e dytë në gjashtë komuna të tjera. BASHKIM BAKIU – VLEN “VLEN-i është fitues qysh në raundin e parë në 5…
Author: almakos
Raundi i parë i zgjedhjeve lokale nxorri 43 fitues. Partia fituese e zgjedhjeve doli VMRO-DPMNE me 33 komuna të fituara që në rrethin e parë. Në rendin e dytë radhitet koalicioni VLEN me 5 komuna të fituara, duke e lënë LSDM pas më 3 komuna të fituara. Edhe AKI fitoi 3 komuna. Koalicioni VLEN në rrethin e parë fitoi Çairin, Haraçinën, Zhelinën, Sarajin dhe Tearcën. Aleanca Kombëtare për Integrim fitoi Likovën, Pllasnicën dhe Çashkën. Rreth të dytë do të ketë në 33 komuna dhe në 4 komuna do të ketë përsëritje të votimeve edhe atë në Qendër Zhupë, Vrapçishtë, Mavrovë-Rostushë,…
Policia italiane arrestoi një 25-vjeçar shqiptar teksa po shpërndante kokainë dhe dyshohet se është pjesë e një rrjeti të trafikut në zonën e Jesi, në Ankoka. I riu u kap në flagrancë ndërsa po përgatitej të shiste kokainë pranë një qendre tregtare të njohur në qytet. Efektivët pikasën një mjet të dyshimtë dhe u vunë në ndjekje të tij, pasi zbuluan se mjeti përdorej nga individë të përfshirë në trafikun e drogës. Pasi ndoqën automjetin deri në parking, oficerët ndërhynë dhe ndaluan shoferin, i cili po përpiqej të asgjësonte një pako drogë. Një kontroll i mëvonshëm zbuloi 7 doza shtesë…
Kandidati i VMRO-DPMNE-së Orce Gjorgjievski ka publikuar në rrjetin social facebook të tij, një fotografi nga takimi me zv/kryeministrin Izet Mexhiti dhe kandidatin e VLEN-it për Qytetin e Shkupit, Bashkim Bakiu, duke njoftuar kështu zyrtarizimin e bashkëpunimit për rrethin e dytë të zgjedhjeve locale“Dorë e shtrirë! Sot zhvillova një takim me kryetarin e ri të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dhe me kandidatin për kryetar të Shkupit nga Koalicioni VLEN, Bashkim Bakiu. Nga ta mora një mbështetje të sinqertë dhe të fuqishme për raundin e dytë në Shkup — një mbështetje që jep energji dhe motiv shtesë për të vazhduar…
Një ndërprerje e madhe e shërbimeve të Amazon Web Services (AWS) ka shkaktuar kaos për përdoruesit e Snapchat, duke i lënë ata pa mesazhe dhe miq. Çfarë ndodhi dhe si po e përballojnë ata këtë situatë të vështirë? Gjatë ditës së hënë, më shumë se 22,000 përdorues të Snapchat raportuan probleme të mëdha me aplikacionin. Shumë prej tyre u përballën me vështirësi në hyrjen në llogaritë e tyre, dërgimin e mesazheve dhe ngarkimin e aplikacionit. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim të madh mes përdoruesve, të cilët ndihen të bllokuar. Një nga pasojat më të rënda të kësaj ndërprerjeje ishte humbja…
Shpenzimet minimale të një familjeje me katër anëtarë në tetor u rritën me 467 denarë krahasuar me shtatorin, sipas të dhënave të publikuara sot nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Sipas llogaritjeve të LSM-së, shporta minimale sindikale për tetorin arriti në 65.544 denarë dhe krahasuar me shtatorin arriti në 65.077 denarë, pra është rritur me 467 denarë.Rritja më e ndjeshme u regjistrua në shpenzimet e ushqimit dhe pijeve, të cilat në tetor arritën në 23.772 denarë, që është një rritje prej 378 denarë krahasuar me shtatorin.Nëse llogaritja përfshin edhe qiranë e një banese me sipërfaqe prej 60 metrash katrorë, vlera…
Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Burrel–Klos. Një automjet që udhëtonte nga Klosi në drejtim të Burrelit ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal. Në mjet ndodheshin dy vajza, të cilat kanë mbetur të plagosura dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e Burrelit për ndihmë mjekësore. Sipas mjekëve, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Në komunën e Sarajit janë numëruar të gjitha 46 vendvotimet.Sipas KSHZ-së, kandidati i VLEN-it, Muhamed Elmazi ka fituar 9.139 vota ose, 50,28%, ndërsa kandidati i koalicionit AKI, Blerant Ramadani, ka fituar 9.664 vota, ose 50,28%. MARKETING
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, ka marrë pjesë në konferencën për 30-vjetorin e partneritetit mes Shqipërisë, Këshillit të Europës dhe Komisionit të Venecias, ku deklaroi se “një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është thjesht dekor institucional”. Zaçaj theksoi se ky është mësimi i 30 viteve i partneritetit të Kushtetueses me institucionet evropiane. Më tej ajo theksoi se të drejtat e njeriut nuk janë thjesht një ideologji apo sistem mendimesh abstrakte, por janë pjesë pandarë e qenies sonë, që marrin kuptim dhe zbatohen nga të gjitha institucionet shtetërore. Holta Zaçaj: Doja ta nisja fjalën time duke thënë se një Gjykatë Kushtetuese që…
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi kandidati i tyre për kryetar të Vushtrrisë Xhafer Tahiri, që humbi në zgjedhjet e 12 tetorit, ka lidhur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për rundin e dytë të zgjedhjeve. Tahiri ka lidhur marrëveshje pa miratimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Lidhja Demokratike e Kosovës njofton anëtarësinë e vet dhe publikun e gjërë se nuk ka autorizuar dhe nuk autorizon asnjë koalicion lokal pa ndjekur procedurat statutare të partisë. Veprimet e kandidatit tonë në Vushtrri për të lidhur koalicion me një parti tjetër, janë veprime individuale, të papranueshme dhe në kundërshtim me procedurat statutare të…
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë Xhafer Tahiri, që humbi në zgjedhjet e 12 tetorit, ka lidhur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për rundin e dytë të zgjedhjeve. Tahiri e nënshkroi këtë marrëveshje pa miratimin e LDK-së. Për këtë subjekti i cili udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku, ka thirrur mbledhje urgjente. Në “ceremoninë” e koalicionit ishte edhe kreu i LVV-së, Albin Kurti. Xhafer Tahiri, mori vetëm 19.81% të votave në rundin e parë të zgjedhjeve lokale, në të cilin i pari doli kandidati i PDK-së, kryetari aktual i Komunës, Ferit Idrizi me 45.33%. Sylejman Meholli i LVV-së, të…
Gjoba absurde prej 4 milionë eurosh, e vendosur nga Tatimet, 3 vite pas shembjes së “Prestige Resort”, ka urdhëruesit politikë, por ka edhe zbatuesit e verbër të urdhrave. [embedded content] Siç ndodh rëndom në të tilla raste, pushteti gjen “kamikazët” e vet, të gatshëm të keqpërdoren dhe të firmosin shkelje ligjore, në kufijtë e shpërdorimit të detyrës. I tillë është rasti i Olsi Kucës, inspektorit të Tatimeve VIP, i cili zgjodhi të bëhet “kurbani” i eprorëve. Në kundërshtim të ligjeve dhe të parimeve të kontrollit administrativ, Olsi Kuca mbajti gjallë një proces kërcënues prej më shumë se 2 vitesh ndaj…

