SPB Tetovë njofton se të shtunën (28.02.2026), në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të vizitojë Tetovën dhe Gostivarin. Për shkak të vizitës, Stacioni i Policisë për Siguri në Rrugën e Tetovës dhe Departamenti i Policisë për Siguri në Rrugën e Gostivarit do të marrin masa për regjim të veçantë trafiku në rrugët në zonën më të gjerë qendrore të Tetovës dhe Gostivarit. “Shtabi i Policisë së Tetovës u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e dhëna nga oficerët e policisë,…
Author: almakos
Trupi i pajetë i një 58-vjeçareje është gjetur në Berat dhe dyshohet se ajo është vetëmbytur në lumin Osum. Sipas policisë, familjarët kanë nxjerrë në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje trupin e pajetë të gruas. Sipas deklarimit të familjarëve, shtetasja vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe ishte larguar nga banesa prej ditës së djeshme rreth orës 19:00. Berat/Informacion paraprak Rreth orës 07:40, është nxjerrë nga familjarët, nga ujërat e lumit Osum, trupi i pajetë i shtetases M. M., 58 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëmbytur në lumë. Sipas deklarimit të familjarëve, shtetasja vuante nga…
Pas një mbledhjeje maratonë të grupit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime të rëndësishme në kabinetin e tij. Kjo riformatim vjen në një kohë kur Shqipëria përballet me sfida të shumta, duke ngritur pyetje mbi stabilitetin dhe drejtimin e qeverisë. Riformatimi i qeverisë përfshin disa nga ministritë më të rëndësishme, si ajo e Jashtme, e Drejtësisë, e Brendshme, dhe disa të tjera. Këto ndryshime janë të rëndësishme për të kuptuar se si do të vazhdojë qeverisja në Shqipëri dhe çfarë strategjish do të ndjekë Rama në të ardhmen. Megjithatë, në këtë proces, disa ministra kanë arritur të…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shitet me 82.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96 lekë dhe do shitet me 96.7 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.9 lekë dhe do shitet me 106 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.3 lekë dhe do shitet me 110.3 lekë.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim në Shkup me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Përmes një postimi, Ahmeti ka theksuar se në një atmosferë vëllazërore dhe tejet të përzemërt, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpritën Presidentin Begaj, me të cilin diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve në rajon, forcimin e lidhjeve institucionale e kombëtare, si dhe për sfidat e përbashkëta në rrugëtimin euroatlantik. “Takime të tilla janë dëshmi se komunikimi dhe koordinimi ynë i përbashkët mbetet thelbësor për avancimin e çështjeve që prekin interesin kombëtar dhe shtetëror”, ka…
Këshilli për vlerësimin e aktakuzës në kuadër të Gjykatës Penale Themelore Shkup mori vendime me të cilat në tërësi i aprovoi dy aktakuzat e parashtruara nga Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas çka janë formuar edhe dy lëndë penale – juridike, në lidhje me zjarrin në Koçan dhe me programin IPARD. Lënda e parë ka të bëjë me 13 nëpunës policorë, të cilët akuzohen për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, në lidhje me zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan. “Me vendimin aprovohet në tërësi aktakuza kundër 13 nëpunësve policorë, të cilët akuzohen se…
Qeveria planifikon të ndërtojë autostrada të reja me qëllim të lidhjes më të mirë rajonale, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Nikoloski tha se planet përfshijnë ndërtimin e një autostradë të re nga Koçani deri në kufirin me Bullgarinë, një autostrade të re nga Radovishi në Strumicë dhe një lidhje të re të Korridorit 10 me Korridorin e Strumës përmes ndërtimit të një autostrade nga Smokvica nëpërmjet Strumicës deri në kufirin me Bullgarinë. Lidhur me segmentin nga Kumanova në Stracin, Nikoloski informoi se tashmë po punohet në procedurat e përbashkëta me Bashkimin Evropian, të cilat do të përfundojnë…
Pas një mbledhjeje të rëndësishme të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime të thella në kabinetin qeveritar, duke emëruar figura të reja në poste kyçe. Albana Koçiu është emëruar zv.kryeministre, duke zëvendësuar Belinda Ballukun, e cila ka mbajtur këtë post për një kohë të gjatë. Ky ndryshim shënon një hap të ri në drejtimin e qeverisë, duke sjellë një frymë të re në menaxhimin e çështjeve të brendshme. Besfort Lamallari, i cili deri tani ishte ministër i Drejtësisë, ka marrë postin e ministres së Punëve të Brendshme. Ky emërim është i rëndësishëm për stabilitetin e…
Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim me ish-Komisionarin Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe ish-Komisionerin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johannes Hahn. Ahmeti bëri të ditur se në fokus të bisedës ishte perspektiva evropiane e vendit dhe domosdoshmëria e përshpejtimit të reformave. “Sot zhvillova një takim miqësor me z. Johannes Hahn. Gjatë bisedës diskutuam mbi rëndësinë strategjike të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, si proces kyç për stabilitetin afatgjatë, konsolidimin demokratik dhe forcimin e shtetit të së drejtës,” deklaroi Ahmeti. Ai theksoi se rruga drejt BE-së nuk është çështje taktike, por orientim…
Sot në një prezantim ekskluziv u shpall zyrtarisht partneriteti strategjik midis ERJONI sh.p.k., partneri lokal zyrtar i Binghatti Developers, që do të krijojë një urë të re bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe një prej tregjeve më dinamike të pasurive të paluajtshme në botë, Dubait. Binghatti Developers njihet ndërkombëtarisht për arkitekturën e guximshme, fasadat ikonike dhe vizionin inovativ në zhvillimin e projekteve rezidenciale dhe komerciale. Përmes këtij partneriteti me ERJONI Construction në Shqipëri, synohet të kombinohet ekspertiza lokale me mundësitë ndërkombëtare, duke përfshirë zhvillime në Shqipëri, Dubai dhe më gjerë në tregun evropian. Themeluar në vitin 1995, ERJONI sh.p.k. është shndërruar nga…
Analisti politike, Xhelal Neziri, i pyetur nëse rikthimi I Artan Grubit është i dëmshëm apo i dobishëm për BDI-në këtë momentum që ndodhet, tha se mendon se nuk është as i dëmshëm dhe as i dobishëm.“Nuk është më pjesë e BDI-së sa e di unë, tani dikush thotë ai do të flasë. Nuk mund ai të flas ose të jetë ajo deklarata e tij më valide se sa dokumentet, gjurmët që ka lënë ai ose BDI-ja një institucionet ose funksionarë të caktuar të BDI-së. Ai s’ka çka flet për shkak se të gjithë funksionarët e BDI-së që kanë qenë në…
Në emisionin “Debat në Shenja” analisti politik Ibrahim Memeti, u pyet për rikthimin e Artan Grubit në vend dhe tha se kthimi i tij nuk është një ngjarje e thjeshtë. “Mendojë se opinioni e trajton me shumë paragjykime, sepse derisa nuk ka një informatë konkrete, sepse ne nuk kemi ndonjë informacion konkret. Ne e pamë fotografinë në kufij dhe pastaj kur e lëshuan, por cfarë kanë biseduar ne nuk dimë asgjë. E shoh se shumë persona e trajtojnë sikurse ai të jetë fajtorë. Duhet të respektohet prezunsioni i pafajsisë deri sa të mos ketë ndonjë fakt tjetër”, tha Memeti. Ai…

