Author: almakos

ELEM-i punon me humbje, ndërsa për një situatë të tillë qeveria nuk ka reaguar, tha në emisionin “Magazina ekonomike” në Alsat, përfaqësuesja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Koçovska. Sipas saj, kompania ka qenë e detyruar të dorëzojë raporte financiare në ministrinë kompetente, por nuk ka pasur përgjigje të duhur. – Advertisements – “Shoqëritë aksionare shtetërore janë të detyruara të dorëzojnë raporte financiare në Ministrinë e Financave në baza tremujore. Këtu lind pyetja – çfarë ka bërë ministria kur ka filluar ta shohë situatën në ELEM, e që tani nuk është. Vitin e kaluar ELEM kishte një humbje prej gati 17 milionë eurosh”,…

Lexo më Shumë

Zjarrfikësit e Tiranës kanë shpëtuar një fëmijë, shtëpia e të cilit u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi në zonën e Freskut, ku një apartament në katin e dyte, pranë Thesarit, u përfshi nga zjarri. Në video duket heroi zjarrfikës, i cili mban në duar fëmijën që shpëtoi, duke e transportuar drejt autoambulancës. Vogëlushi është në gjendje të mirë shëndetësore falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve të Tiranës. Forcat zjarrfikëse arritën të vinin nën kontroll zjarrin, ndërsa si pasojë e flakëve ka vetëm disa dëme materiale.

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Durrës, ku një i ri ka vrarë veten. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:40, në banesën e tij dyshohet se ka varur veten shtetasi F. K., 24 vjeç, banues në lagjen Nr.13, Durrës, të cilin e ka gjetur pa shenja jete babai i tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet se vuante nga depresioni.

Lexo më Shumë

Zjarr në një pallat në zonën e Freskut, në Tiranë. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në zonën e ‘Thesarit’. Gazetarja Dorjana Bezat raporton  se në vendngjarje janë 3 zjarrfikëse. Ndërkohë po bëhet evakuimi i banorëve të pallatit. Flakët kanë përfshirë një apartament në katin e dytë, ku fatmirësisht raportohet se nuk ka persona të bllokuar brenda. Nga zjarri, raportohen dëme materiale, ndërsa flakët nuk janë vënë ende nën kontroll.

Lexo më Shumë

44-vjeçari, Mirko Tonkov me origjinë polake ditën e djeshme u arratis nga spitali Covid, ku kurohej për shkak të infektimit me koronavirus dhe shkoi në banesën ku jetonte ish-familja e tij. Në momentin që mbërrin në banesë, djali 10-vjeçar Mattias, ka qenë ai i cili ka hapur derën. Ky ka qenë edhe momenti fatal për vogëlushin pasi babai e ka goditur me thikë në qafë duke e lënë të vdekur në vend. Më pas 44-vjeçari është arratisur. Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Cura di Vetralla, në provincën e Viterbos në Itali, ndërsa mediat italiane kanë publikuar edhe foto e familjes.…

Lexo më Shumë

Për 24 orë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 476 raste të reja me Kovid-19 nga realizimi i 3.145 testimeve, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë. – Advertisements – Në po të njëjtën periudhë janë shëruar  279 pacientë kurse kanë vdekur 9 persona. Në mënyrë shtesë në Regjistrim për persona të vdekur me diagnozë të Kovid-19 janë regjistruar edhe 4 viktima të cilët kanë vdekur gjatë periudhës 04.11.2021 deri 14.11.2021. Raste aktive në vend janë 8.455.

Lexo më Shumë

Ngjarja e rëndë në një fshat të Fierit ku u vra e u gropos një fëmijë 8-vjeçar ka sjellë reagime të ndryshme. Moderatorja e “Vila24” Brunilda Lahe, nën emocione të forta, si nuk e kishim parë kurrë më parë, ka zgjedhur të përcjellë një mesazh e të mbajë qëndrimin e saj si prind. Lahe tha se ajo që ne duhet të bëjmë patjetër është të fuqizojmë veten me informacione e të fuqizojmë fëmijët me informacione, çka do të thotë që t’u tregojmë çdo ditë fëmijëve se cilat janë sjelljet e papërshtatshme, sjelljet që duhet menjëherë t’i raportojnë, t’i komunikojnë dhe…

Lexo më Shumë

Vrasja e 8-vjeçarit në fshatin Grecalli të Fierit që tronditi mbarë opinionin shqiptar, ka marrë vëmendjen e mediave greke. “Tmerr në Shqipëri, fëmija 8-vjeç vritet më lopatë nga fqinji’, nis kështu shkrimi në protothema.gr e cila më tej vijon me detajet e rënda të këtij krimi makabër që tronditi mbrëmjen e së martës vendin. Ndërsa kanë nxjerrë edhe foton autorit të vrasjes, 38-vjeçarit Klodian Çalamani, foto e publikuar nga Policia e Shtetit pas arrestimit, trajtohet dinamika e këtij krimi. “Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grecalli të qarkut të Fierit dhe ka tronditur opinionin publik në Shqipëri. Detajet dhe fotoja e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të doktor Shahin Kadaresë, njëherësh vëllai i shkrimtarit Ismail Kadare. Përmes një mesazhi, Basha teksa ka vlerësuar figurën e Shahin Kadaresë, theksoi se ai ka dhënë një kontribut të madh në fushën e mjekësisë. Sipas Bashës, identiteti intelektual i Shahin Kadarese është garancia që shoqëria jonë do të ketë fuqi të nxjerrë gjithmonë garantë të vlerave politike, njerëzore, dhe profesionale. “Me hidhërim të madh mësova lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Shahin Kadaresë. Përveç se një mjek me kontribute të pashlyera në fushën e tij,…

Lexo më Shumë

Përgatiti: Evi Shkopi – Advertisements – Sot u bë konstituimi i Këshillit të  Qytetit të Shkupit në përbërje të të cilit janë gjithsej 45 anëtarë. Pas verifikimit të mandateve të këshilltarëve u bë edhe zgjedhja e kryetarit. Trajko Sllavevski nga VMRO-DPMNE-ja, që ishte i vetmi emër i propozuar, mori 26 vota. Për të, përveç këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, kanë votuar edhe E majta, Aleanca Për Shqiptarët dhe Alternativa dhe dy këshilltarët e koalicionit të Ripërtëritjes Demokratike. Sllavevski tha se në Këshill ka pak vend për politike dhe ideologji, duke kërkuar nga këshilltarët që çështjet politike të ia lënë pushtetit qendror për…

Lexo më Shumë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual në Durrës Pirro Vengu dhe drejtori i Përgjithshëm i Doganave Genti Gazheli zhvilluan një inspektim të përbashkët në Portin e Durrësit. Ky takim u mbajt për të parë nga afër funksionimin e sallës operative të përbashkët, funksionimin e Task Forcës permanente, si dhe për të gjetur rrugët e mënyrat më efikase për të forcuar bashkëpunimin trepalësh në interes të parandalimit dhe goditjes së krimeve ndërkufitare. Nga ana e tij Gledis Nano theksoi se Policia e Shtetit gjithmonë do të mbetet e hapur dhe bashkëpunuese në…

Lexo më Shumë

Përgatiti: Mefail Ismaili – Advertisements – VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin se zgjedhjet janë zgjidhja për situatën politike. Kryetari i opozitës maqedonase Hristijan Mickovski nuk flet për hapa konkretë në ditët e ardhshme, shkruan Alsat. Por thotë se është në kontakt me të gjitha partitë politike. Sipas tij, tani kemi situatë 60 deputetë të opozitës, 59 të pushtetit dhe një i cili nuk dihet ku do të jetë, andaj zgjedhjet duhet të organizohen sa më shpejtë që është e mundur. “E di sigurt që (qeveria) do të ikë. Kur do  të ndodh kjo, do të vendosin qytetarët e Maqedonisë në zgjedhje…

Lexo më Shumë