Bitcoin ra ndjeshëm sot, me pothuajse 8.0 për qind, pas raportimit të një lloji të ri të coronavirusit që është potencialisht rezistent ndaj vaksinës. Kjo ka bërë që investitorët të hezitojnë të investojnë në kriptovaluta dhe tregun e aksioneve. Bitcoin u ul deri në 7.8 për qind në 54,377 dollarë, niveli më i ulët që nga 12 tetori, raporton reuters. Monedha dixhitale më e madhe në botë sipas kapitalizimit të tregut është në rrugën e duhur për të regjistruar rënien më të thellë njëditore që nga 20 shtatori i këtij viti, duke humbur më shumë se një të pestën e…
Author: almakos
Ngjarja e rëndë në Vlorë ku 34-vjeçarja, Pamela Mërtiri i dha fund jetës bashkë me fëmijën e saj 1-vjeç, duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati, tronditi opinionin publik. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se për këtë ngjarje është marrë në pyetje bashkëshorti i 34-vjeçares dhe të afërm të saj. “Mësohet se fillimisht ka humbur jetën fëmija 1 vjeç më pas edhe 34-vjeçarja. Mërtiri ishte farmaciste dhe jetonte për shumë kohë në Tiranë. Një prej pistave kryesore që po hetohet është ajo e për shkak të konflikteve familjare, pasi kohët e fundit kishte hequr edhe fotografitë…
Alternativa është me një qëndrim të unifikuar megjithatë nuk kanë dhënë qëndrim konkret nëse janë që të vazhdojë negociatat dhe të bëhet pjesë e shumicës parlamentare apo të vazhdojnë të mbeten në opozitë, jo zyrtarisht është mësuar se deputetët e Alternativës katër prej tyre që ndodhen në kuvend janë të unifikuar që partia duhet të vazhdojë negociatat me LSDM-në dhe të bëhet pjesë e Qeverisë. – Advertisements –
Autobusi i kompanisë “BESA TRANS”, i djegur në Bullgari nuk ka pasur licencë për qarkullim, ndërsa kufirin e ka kaluar me certifikatën e një autobusi tjetër të kësaj kompanie. Pohimi u bë nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski, i cili thotë se pronari nuk e ka lajmëruar këtë autobus dhe as nuk ka kërkuar certifikatë licence nga ministria. Sipas ministrit, shoferët e autobusit nuk kanë qenë në marrëdhënie pune në këtë kompani. – Advertisements – Autobusi i djegur me targa SK0284BA që ka qenë pjesë e fatkeqësisë së jomunikacionit në Bullgari, nuk është paraqitur nga pronari në bazën…
Nesër do të nis kthimi i të mbijetuarve në tragjedinë e rëndë në Bullgari. Fillimisht do të kthehen dy të mbijetuarit e parë . Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, deklaroi se nga spitali në Sofje është informuar që deri më 1 dhjetor do të duhet të lëshohen për në vendlindje të 7 pacientët të cilët i mbijetuan tragjedisë. Osmani po ashtu tha se pritet që nga mesi i javës së ardhshme të përfundojë edhe procesi i identifikimit të kufomave dhe të organizohet transporti i tyre për në Maqedoninë e Veriut. Osmani shtoi se Ministria e Jashtme do të…
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 440 raste të reja nga 2, 902 teste të kryera për koronavirus. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 9 pacientë kanë humbur jetën. Ndërkaq në 24 orë janë shëruar 539 qytetarë të prekur në COVID-19. Njoftimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë: 2,902 testime, 440 qytetarë të infektuar, 9 humbje jete dhe 539 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më…
Ish-kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, në një intervistë para mbledhjes së partisë Lidhja Social Demokratike të Maqedonisë, nuk konfirmoi dorëheqjen e kryetarit Zoran Zaev. Ai tha se nuk ka dijeni se në këtë mbledhje do të diskutohet për këtë temë. Shilegovi tha se kjo mbledhje është thirrur për të diskutuar për shumicën e re parlamentare që do të vijë dhe për përfshirjen apo jo të Alternativës në Qeveri. – Advertisements –
Kristjan Dedaj 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Marrëdhenie seksuale me dhune” dhe “vjedhje me dhune”. 27-vjeçari në gusht të vitit 2019 në Berlin, ka ndaluar në rrugë një 32-vjeçare, e ka dhunuar dhe më pas ka tentuar që te kryejë marrëdhënie seksuale me të. Ndërkohë behet me dije se gjithashtu i ka marrë edhe portofolin dhe më pas është larguar. Policia njoftoi se janë marrë provat shkencore në vendin e ngjarje dhe se ka identifikuar 27-vjeçarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Çfarë marke të veturave vozisin meshkujt që tradhtojnë? A vozitë veturë të markës ‘Audi’ partneri juaj? Nëse po, atëherë duhet të keni kujdes të shtuar. Një anketim i kamotshëm, i kryer nga sajti ndërmjetësues i tradhtarëve me bazë në Britani, “Illicit Encounters”, ka zbuluar se vetura Audi është më e zakonshmja tek anëtarët e vet. Nga 800,000 anëtarë të anketuar, 22% prej meshkujve tradhtarë kanë deklaruar se vozisin Audi. Vozitësit e veturave BMW, Mercedes Benz dhe Volvo janë renditur në vendin e dytë, tretë dhe katërt, ndërkaq vozitësit e veturave Volkswagen në vendin e pestë. Sa i përket asaj se…
Një aksident ka ndodhur pasditene sotme në Fushë-Krujë. Policia bën me dije se mjeti me drejtues shtetasin G. B., ka goditur shtetasin këmbësor, M. M. 72 vjeç.,banues në Fushë Krujë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekeve në Qëndrën Shëndetësore Fushë Krujë. Krujë/Informacion paraprak Më datë 26.11.2021, në Fushë Krujë, mjeti me drejtues shtetasin G. B., ka goditur shtetasin këmbësor, M. M. 72 vjeç.,banues në Fushë Krujë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekeve në Qëndrën Shëndetësore Fushë Krujë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se dy të lënduarit e parë në aksidentin në Bullgari do të lirohen nesër, ndërsa transferimi i tyre do të organizohet nga Ministria e Shëndetësisë. – Advertisements – “Pas takimit në Sofje që kisha me prokurorët bullgarë por edhe me ekspertët e Maqedonisë së Veriut të cilët ishin të inkuadruar drejtpërdrejtë në procesin e identifikimit të viktimave. Dje në qeveri prezantova informacionin dhe plan-veprimin për transferimin e të lënduarve por edhe transferimin e kufomave të viktimave të aksidentit tragjik. Sipas informacioneve që kemi nga spitali Piregov në Sofje planifikohet që nesër 27…
Është gjetur edhe një trup i dekompozuar në gërmadhat e autobusit. Katër ditë pas tragjedisë dhe dy ditë pas kryerjes së autopsisë të trupave të pajetë, prokuroria bullgare përgënjeshtron veten. Vetëm një ditë më parë deklaroi se janë 44 viktima dhe 8 të mbijetuar. Sot prokuroria bullgare doli me qëndrimin se është gjetur edhe viktima e 45-të, duke hequr dyshimet ndaj të zhdukurit si udhëtari i 8. Kryeprokurori Lubomir Joveski, konfirmoi këtë fakt. “Autobusi nga vendi i fatkeqësisë është dërguar në një vend tjetër ku është dhënë urdhër për ekspertiza të detajuara teknike për të zbuluar shkakun e shpërthimit të…

