Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëhet e ditur se sot (18.12.2021) në ora 14:30, zyrtarët policorë nga bastisja operative në bashkëpunim me Njësinë policore për intervenim-SPB Shkup në fshatin Batinc të Shkupit kanë arrestuar M.XH. (21) dhe R.R. (24) nga Batinca. M.XH. kërkohej me urdhër në lidhje me nenin 123 (vrasje) të Kodit Penal të RMV-së. – Advertisements – Dy tanimë të arrestuarit kur kanë vërejtur efektivët e policisë, M.XH. dhe R.R. tentuan të arratiseshin duke u hedhur nga kati i dytë i një shtëpie, ku ndodheshin, por menjëherë u kapën. Gjatë ekzaminimit tek M.XH u gjet një pistoletë…
Author: almakos
Universiteti “Luarasi” ka fituar për herë të parë në histori, konkursin e rëndësishëm mes Fakulteteve të Drejtësisë, “Moot Court Albania 2021”. Aktiviteti i rëndësishëm për Universitetet Publike dhe Private organizohet nga Qendra Europiane në bashkëpunim me Civil Right Defenders (CRD). Studentët Gerald Jaupi, Ada Prendi, Enisa Bundo, Iris Dajti, Stela Llozana dhe Anxhela Kokoshi të Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit “Luarasi” nën mentorimin profesional të profesorit Admir Belishta u klasifikuan në vend të parë nga një juri profesionale. Profesori i Universitetit Luarasi, Admir Belishta ka sqaruar për Gazetën “Panorama” arritjen e rëndësishme të kësaj fitoreje nga ana e studentëve të…
Sipas FMN-së, Qeveria pret që punësimi të rimëkëmbet gradualisht për sa i përket zhvillimeve ekonomike për vitin e ardhshëm, ndërkohë që rritja e lartë e pagave, rritja e remitancave dhe përdorimi i një pjese të kursimeve të akumuluara do të ndikojnë në rritjen e të ardhurave të disponueshme. Fokusi është rritja ekonomike në vend dhe përmirësimi i standardit jetësor, ka shkruar kryeministri Zoran Zaev në Facebook. – Advertisements – “Fondi Monetar Ndërkombëtar në deklaratën e tij të fundit përshëndeti masat dhe politikat ekonomike të qeverisë që kanë ndihmuar në ruajtjen e punësimit dhe në zbutjen e ndikimit të pandemisë në…
Gazetar: Igor Stefanovski – Advertisements – MEPSO, Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Drejtoria e Librave Amë, Agjencia për Investime të Huaja… Këto janë disa nga institucionet, drejtorët e ardhshëm të të cilave do të angazhohen nga partia politike Alternativa, pas marrëveshjes së koalicionit mes kryeministrit në largim Zoran Zaev, dhe liderit të Alternativës, Afrim Gashi. Edhe pse rekomandimi i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, është që drejtorët e institucioneve të zgjidhen me konkurs publik dhe në procedurë të drejtë, duket se edhe kjo do të shpërfillet nga Qeveria. Kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska, në prononcim për Alsat tha…
Gazetar: Miki Trajkovski – Advertisements – Është mbyllur spitali modular në Ohër. 19 pacientë me Kovid 19 janë transferuar në repartin Infektiv. Nga spitali i Ohrit u përfol se arsyeja e mbylljes ka qenë për shkak të rrjedhjes së çatisë së objektit, madje spekulohet se ka pasur edhe qark të shkurtër në instalimin elektrik. Por, drejtori e mohon këtë, dhe thotë se deri më tani nuk ka probleme me spitalin modular. “Ka pasur paraqitje të lehtë të kondenzimit, si rezultat i ndryshimit në temperaturë. Kjo do të riparohet. Dhe spitali i ri, i cili është me konstruksion solid, që kur…
Vijon prej orës 08:00 të mëngjesit votimi në referendumin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Por, çudirat në votimin për referendumin duket se nuk kanë fund. Pas videos që “Balkanweb” solli më herët, kur mbështetësit e Berishës votonin në ambientet e një lokali, ku qytetarët po konsumonin kafe, një tjetër qendër votimi është vendosur në një ambient të çuditshëm. Bëhet fjalë për një bilardo, që sot po shërben si qendër votimi për shkarkimin e Bashës. Në foton që sjell “BalkanËeb” shfaqet demokrati Edmond Spaho, duke hedhur votën e tij kundër Bashës në kutinë e…
Gazetar: Adrian Kerimi – Advertisements – Alternativa sot cakton emrat e bartësve të funksioneve në Qeveri. Kuadrot do t’i propozojë kryetari i këtij subjekti, Afrim Gashi në mbledhjen e Kuvendit Qendror. Zyrtarisht nuk dihet asnjë emër, por nga ajo është mësuar gjatë negociatave lë të kuptohet se Bekim Sali do të jetë propozimi i Gashit për ministër të Shëndetësisë, ndërsa Admirim Haliti për ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Në mbledhje pritet të caktohen edhe emrat e zëvendësministrave. Alsat mëson se Lulzim Aliu pritet të jetë emri i propozuar për zëvendësministër të Arsimit, zëvendësministër të Transport dhe lidhje apo Bujqësi,…
Disa gjëra që shoferët duhet t’i dinë gjatë vozitjes në dimër Edhe pse kanë mbetur edhe pak ditë deri në fillimin e dimrit, kushtet e vozitjes tashmë janë kryesisht dimërore. Në ditët në vijim është paralajmëruar mot i ftohtë me reshje bore, ndaj ngasësit kanë një kujdes të shtuar. Rrugët e rrëshqitshme, mjegulla, rregullimi i shpejtësisë janë sfidë për shumëkënd, veçanërisht ata që do të nisen gjatë festave të fundvitit dhe festave të Vitit të Ri. Ja cilat janë këshillat më të rëndësishme për vozitje të sigurt në kushtet e dimrit. Gomat e detyrueshme të dimrit, thellësia e hapit të…
Prej orës 08:00 të mëngjesit vijon votimi në mbarë vendin, në referendumin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Mes videove të shumta që kanë mbërritur në redaksinë e “Balkanweb”, ka dhe nga ato ku në qendrat e votimit, të cilat janë krijuar në ambiente të ndryshme, shihen edhe kafe e raki nëpër tavolina. Siç shihet në video, nga njëra anë shfaqen njerëzit në ambientet e një lokali në kryeqytet, duke votuar për shkarkimin e Bashës, dhe nga ana tjetër ka njerëzi që po shijojnë kafe e muhabet, pa e prishur terezinë.
Gjatë ditës së djeshme (17.12.2021) në ora 14.00 në Kumanovë, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar SM (31) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe konfiskuar disa pako me mbi 500 copë mjete piroteknike – fishekzjarrë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët kallëzim përkatës. – Advertisements –
Me datë 17.12.2021 në ora 17.45 në Shkup, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale, Sektori për tregti të paligjshme me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme në koordinim me zyrtarë policorë nga SPB Shkup, Njësiti për tregti të paligjshme me drogë dhe armë kanë privuar nga liria personin e iniciale T.M. 57 vjeç nga Shkupi. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar marijuhanë dhe disa copë municione të kalibrave të ndryshëm, shkruan Alsat. – Advertisements – Ai është ndaluar në Stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të…
Për shkak të reshjeve të dendura të borës, mëngjesin e sotëm është vendosur ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda në rrugën Kërçovë – Ohër nëpër qafën malore të Strazhës. Siç konfirmojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM), që nga ora 03:45 në rrugën Mavrovë – Dibër është vendosur ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda. – Advertisements – Ndërkohë që akoma mbetet në fuqi ndalesa për çdo lloj komunikacioni në rrugën nga fshati Balvan – deri në fshatin Tarincë në afërsi të urës në lumin Bregalnicë. Nga LAMM apelojnë për vozitje të kujdesshme dhe respektim të rregullave të…

