Author: almakos

Një shqiptar nga Peshkopia, i cili vuante dënimin në burg në Idrizov të Maqedonisë së Veriut ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë në qeli. 47-vjeçari Azbi Kaba, ishte dënuar me 7 vite pasi akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa prej 5 muajsh ishte diagnostikuar me kancer. Ndërkohë, familjarët e shqiptarit hedhin akuza të forta në drejtim të autoriteteve të burgut, pasi sipas tyre nuk i kanë siguruar mjekim babait të tre fëmijëve. Gazetari Enver Doçi ka siguruar për BalkanWeb dëshmitë tronditëse të familjarëve të viktimës, i cili ndërroi jetë brenda qelisë së tij, pa parë asnjë familjar…

Lexo më Shumë

Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Buran Grepse-Nikël, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:40. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet A. T., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri, shtetasi A. T., 17 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lexo më Shumë

Gazetar: Miki Trajkovski Për shkak të mungesës së kuzhinierëve profesionistë, në objektet e gastronomike të rivierës së Ohrit dhe Strugës gjithnjë e më shumë punojnë persona që kanë kaluar një kurs të shpejtë disa mujor. Kjo bëhet në Universitetin e Punëtorëve, në Ohër. Shumë shpesh, bëhet fjalë për persona në moshë që kanë humbur vendin e punës dhe përmes gatimit po plotësojnë ndonjë vrimë financiare. “Ne si shoqatë ofrojmë kurse për kuzhinierë, si për të rritur ashtu edhe për të rinj. Kemi organizuar kurse në Universitetin e Punëtorëve “Kuzman Shapkarev”, ku në marrëveshje me komunën e Ohrit na kanë lejuar…

Lexo më Shumë

Një 41-vjeçar ka rënë në pranga pasi ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. 41-vjeçari J.G., banues në Gjirokastër gjithashtu ja thyer urdhrin e mbrojtjes ndaj bashkëshortes së tij. Po ashtu në Prokurorinë pranë shkallës së Parë Gjirokastrës u referuan materialet për​ shtetasin V. B., 39 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një hoteli ku ky shtetas qëndronte, u gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe një shkop(shufër) metalik(dyshohet si armë e ftohtë), të cilat i posedonte shtetasi V. B. -Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori për…

Lexo më Shumë

Për fat të keq, marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë në nivelin më të ulët të mundshëm, përfshirë edhe besimin mes nesh. Unë ndjek, natyrisht, situatën në Bullgari. Ishte një vit jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne për të filluar negociatat. – Advertisements – Në Republikën e Bullgarisë ka pasur tre procese zgjedhore dhe kjo nuk ka ndihmuar në kapërcimin e mosmarrëveshjeve dhe heqjen e vetos apo bllokadës. Kështu ka thënë për “Nova TV” ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, përcjell “Bgnes.bg”. Fakti që ka pushtet politik në Bullgari tashmë na jep shpresë se…

Lexo më Shumë

Komisariati i Policisë Vorë ka goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje, ndërsa në pranga kanë rënë kanë rënë 2 persona. Burime zyrtare bënë me dije se një 46-vjeçar që u kap me një armë zjarri kallashnikov dhe 293 fishekë luftarak. Ndërsa nga Komisariati i Policisë Vorë është vënë në pranga një 51-vjeçar që u kap me një armë zjarri automatik dhe një krehër me fishekë. Në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme zyrtarët policorë nga SPB Veles, me urdhër të gjykatës kanë arrestuar 6 persona dhe atë: B.A.(40), N.P. (21), J.J.(39), M.A.(24), I.U. (40) dhe R.S. (30), të gjithë nga Velesi. – Advertisements – Ndaj tyre më herët është lëshuar urdhra arresti për vuajtje të dënimit me burg.

Lexo më Shumë

Një i ri shqiptar është dënuar me 10 muaj burg për trafik droge. I riu me inicialet L.E,. u arrestua nga policia italiane me 6 pako me drogë, dhe 15 gr kokainë. Arrestimi i tij u bë në zonën e L‘Aquila. Siç raportojnë mediat italiane, i riu shqiptar tentoi të largohej pasi e pikasën efektivët e policisë, por nuk arriti të shpëtonte dhe u prangos.

Lexo më Shumë

Zbulohet dhe goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, një rast i shfrytëzimit për prostitucion. Finalizohet operacioni policor i koduar “EXPLOITATION”. Shfrytëzonte bashkëshorten për prostitucion, duke ushtruar dhunë ndaj saj, vihet në pranga 26-vjeçari. Në pranga edhe një 70-vjeçar që jetonte i vetëm, i cili gjente klientët dhe vinte banesën në dispozicion për të ushtuar prostitucionin 27-vjeçarja. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, bënë të mundur zbulimin, dokumentimin dhe goditjen e një rasti…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në Shkup ka shqiptuar 253 gjoba, dhe atë: 45 për tejkalim të shpejtësisë, 45 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 9 për vozitësit fillestar, 14 për makina të parregullta dhe të paregjistruara. Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar dhe 49 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur, shkruan Alsat. – Advertisements – Janë shqiptuar edhe 7 gjoba për këmbësorët, gjithashtu 7 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 10 për kalim në të kuqe në semaforë.…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi organizoi një takim të gjatë me drejtues të Institucioneve Arsimore dhe punonjës të ZVAP Shkodër, ku u diskutuan shumë çështje të rëndësishme aktuale në lidhje me shkollat. “Kërkova që kujdesi i drejtuesve të shkollave të jetë maksimal, si ndaj zhvillimit të procesit mësimor, ashtu edhe për krijimin e një mjedisi sa më miqësor e të ngrohtë për nxënësit tanë”, -shkruan ministrja në statusin e saj në Facebook. Gjatë takim u diskutua rreth shqetësimeve të stafeve arsimore dhe zgjidhjeve nëpërmjet bashkëpunimit sa më të ngushtë të çdo hallke të sistemit arsimor. Ministrja Kushi duke folur për…

Lexo më Shumë

Kohë e kthjellët por me temperatura të ulta, ky është parashikimi i motit për ditën e sotme. Mësohet se në pjesën e parë të ditës, qielli do të jetë i kthjellët por me vranësira të lehta, të cilat do të zhdukën në pjesën e dytë të ditës. Në skain Verior-Verilindor në pjesën e parë të ditës pritët të ketë reshje të pakta dëbore. Temperaturat ditën e sotme do të variojnë nga -1 në mëngjes dhe në mbrëmje deri në 10 në mesditë. Era nga ana tjetër do të fryjë e fortë dhe me shpejtësi 65km/h, duke bërë që dallgëzimi në…

Lexo më Shumë