Author: almakos

Zbardhen detaje nga plagosja e ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një 32-vjeçar qëlloi me pistoletë një vajzë 23 vjeçe, në ambientet e një hoteli. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanËeb” se autor i plagosjes është shtetasi Fatbardh Dervishi, i cili njihet edhe me mbiemrin Doda, dhe kishte ardhur nga Spanja pak ditë më parë. Siç mëson gazetarja Bezat, dy të rinjtë ishin të dashur me njëri-tjetrin dhe dyshohet se 32-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur, kur i është shkrepur arma aksidentalisht, duke plagosur të renë në shpatull. Menjëherë pas plagosjes, djali ka ikur nga hoteli, duke e lënë 23-vjeçaren…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani, tha se është paraparë komunikim mes zyrtarëve të lartë qeveritarë të Maqedonisë dhe Bullgarisë, por tha se fillimisht duhet të përfundojë procedura për votimin e qeverisë në Kuvend. – Advertisements – Osmani shtoi se në ndërkohë do të zhvillohen edhe aktivitete përgatitore për një takim të tillë. I pyetur për pritjet nga bisedimet me autoritetet e tyre në Sofje, Osmani tha se presin bisedime konstruktive me Qeverinë e re në Bullgari. “Presim bisedime konstruktive me qeverinë e re në Republikën e Bullgarisë, rivendosje të besimit, bisedime për çështjet thelbësore që kemi…

Lexo më Shumë

Pijet që ua dëmtojnë rëndë shëndetin. Nëse doni të humbini në peshë dhe e shihni të pamundur pavarësisht përpjekjeve, shkaku mund të jetë më i fshehur nga sa mendoni. Në përgjithësi ato që ndikojnë ngushtë peshën janë ushqimet që konsumoni çdo ditë. E pikërisht për një produkt nga lista ushqimore ose më saktë një pije që mund të mos jeni duke e vënë re, por po ju shëndosh. Në këtë artikull sugjerohet të hiqni dorë nga vetëm një prej tyre në mënyrë që të shikoni rezultate të menjëhershme në trup. Çfarë thonë ekspertët? Pijet energjike pavarësisht nëse janë të ëmbla…

Lexo më Shumë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në një hotel, në autostradën Tiranë-Durrës. Policia njofton se një 32-vjeçar ka qëlluar me armë në ambientet e një hoteli shtetasen E. K., 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Durrës/Informacion paraprak Në autostradën Durrës-Tiranë, rreth orës 09:20, në ambientet e një hoteli, në rrethana ende të paqarta, shtetasi F.D, 32 vjeç, banues në Sukth, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasen E.K, 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut po e përmbyll vitin 2021 pa rezultate konkrete në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, bazuar në vlerësimet e institucioneve dhe organizatave që merren me luftimin e kësaj dukurie. – Advertisements – Sipas raportit të fundit të Transparency International, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 111-të nga 180 vende në botë, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit. Prani më të madhe të korrupsionit ka në gjyqësor, i cili me vendimet selektive, jo të drejta, zvarritjen e lëndëve gjyqësore, stimulon korrupsionin në sferat tjera. Pikërisht kjo ka bërë që më 2 mars, Qeveria e Maqedonisë së…

Lexo më Shumë

Një 58-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi akuzohet për dhunë në familje. Në pranga ka rënë shtetasi B. T., i cili sipas policisë ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. T., 58 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më Shumë

Shqipëria do të karakterizohet nga kushtet e motit të kthjellët deri pak pas mesditës kur në zonat përgjatë kufirit lindor do të ketë shfaqje të vranësirave kalimtare. Sipas Meteoalb, parashikohet që gradualisht vranësirat të përfshijnë të gjithë vendin tonë duke lënë me kthjellime vetëm rajonin jugor. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale por ulen në vlerat maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 1°C ndërsa mesdita deri në 19°C. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Lexo më Shumë

01:39 | 3 Janar 2022 Nga të gjitha teknologjitë potencialisht të reja dhe revolucionare, inteligjenca artificiale (AI) mund të jetë më novatore nga të gjitha. Në terma laikë, AI i referohet sistemeve të afta për të kryer detyra që normalisht kërkojnë inteligjencë njerëzore, të tilla si njohja vizuale dhe të folurit, vendimmarrja dhe, ndoshta një ditë, të menduarit. AI tashmë ka mundur lojtarët më të mirë të shahut dhe Pokemon GO në botë. Supozoni se AI mund të tejkalojë inteligjencën e qenieve njerëzore. Çfarë do të ndodhë? A mundet super-inteligjenca e AI të kurojë kancerin, të përmirësojë mirëqenien dhe ndryshimet…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov për televizionin bullgar Nova tha se heqja e vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut është funksion i punës që duhet ta bëjnë qeveritë e dy vendeve dhe të arrihet progres në të gjitha pikat e rëndësishme. – Advertisements – Siç raporton MIA nga Bullgaria, Petkov shpreson se marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore duhet të jenë në radhë të parë, por kjo, sipas tij, kërkon shumë punë nga dy palët. “Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të punojnë bashkërisht”, potencon Petkov. Në pyetjen nëse Rusia ndërhyn në marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë me filmin “Një fe, një…

Lexo më Shumë

I moshuari nga Tirana: I kam pasur 2 gra, dhe 13 të dashura. Sadri Korteshi nga kombinati i Tiranës thotë se është babai me më shumë fëmijë në Shqipëri. Në jetën e tij ka pasur 13 partnere, por që vetëm me dy është martuar. Nga secili prej 63 fëmijëve që ka ai thotë se është bërë dy herë gjysh. Pra mund të ketë mbi 120 nipër e mbesa. “Me celebrim unë kam pas 2 gra, ndërsa të dashura kam pas shumë në çdo qytet të Shqipërisë”- thotë Korteshi. Çfarë pëlqenin femrat tek ty? “Unë kam qenë shumë simpatik. Ato tek…

Lexo më Shumë

Gazetare: Melihate Rustemi – Advertisements – Nxënësit filorist dhe të mesëm po shijojnë ditët e para të pushimit dimëror. Por tek ne janë shndërruar thuajse në ditë pranvere për shkak të temperaturave jo të zakonshme për këtë periudhë dimri, raporton Alsat. Sidoqoftë, fëmijët tashmë kanë planifikuar çfarë dëshrojnë të bëjnë dhe ku të shkojnë. “Do të shkoj te gjyshja, do të bëj detyra, do ta ushtroj dorën mos ta harroj shkrimin, do të lexoj plot lektyra edhe plot libra të ndryshëm”, tha një nxënëse. Ndërkohë, shumë fëmijë të tjerë një pjesë të pushimit duan ta kalojnë në vendet malore përplot…

Lexo më Shumë

Në programin “Dola te Ola” i ftuari i parë ishte Taulant Balla, i cili rrugëtoi nëpër kujtime duke filluar që nga fëmijëria e tij. Ai kujtoi se ka qenë një fëmijë, i cili që në moshë të vogël e donte punën dhe përpiqej të ndihmonte familjen. Taulanti ka qenë një nxënës me rezultate të larta në mësime dhe studimet i ka kryer në Rumani. Ai rrëfeu në program se si një nxënës i mirë që ishte fitoi një bursë e cila mundësohej nga shteti shqiptar dhe rumun. Taulanti tregoi se ka qëndruar 5 vite në Rumani, vend nga i cili…

Lexo më Shumë