Photo MIA Gjykata e Apelit, konfirmoi për Alsat se ia hoqi paraburgimin biznesmenit Orce Kamçev. – Advertisements – Kamçev ka dhënë një garanci prej afro 11 milionë euro, të cilat gjykata i ka pranuar në këmbim të masës së sigurimit. Tani Kamçev do të duhet të paraqitet në gjykatë një herë në javë, por nuk do të mund të largohet nga qyteti i Shkupit. Kamçev po gjykohet në rastin Parcelat e Vodnos. Javën e kaluar, Alsat raportoi se për të njëjtin gjykim edhe Sasho Mijalkov, u lirua nga burgu me një garanci prej pak më shumë se 11 milionë euro./Alsat.mk
Author: almakos
Një tjetër aksident ka përgjakur rrugët e vendit sot. Policia bën me dije se Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit -Manzë, një automjet me drejtues shtetasin R. Sh., ka përplasur këmbësorin shtetasin Sh. V., ku si pasoje e përplasjes ka humbur jetën. Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit -Manzë, një automjet me drejtues shtetasin R. Sh., ka përplasur këmbësorin shtetasin Sh. V., ku si pasoje e përplasjes ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Gazetar: Ile Petreski – Advertisements – Ministri i Financave Besimi thotë se nuk janë parashikuar taksa të reja për qytetarët dhe kompanitë në vitin 2022, shkruan Alsat. Por, nëse ka nevojë për aplikimin e taksave të reja apo shkurtimin e disave ekzistuese, fillimisht do të kërkohet mendimi i bizesit dhe ekspertëve, dhe më pas do të njoftohen qytetarët. “Gjatë gjysmës së parë të vitit do të ketë një proces gjithëpërfshirës, ku do të përfshihen Odat Ekonomike, dhe do të ketë debat publik lidhur me propozimet që do të dalin. Buxheti për vitin 2022 është planifikuar në bazë të sistemit ekzistues…
Të tjera detaje vazhdojë të dalin të dritë nga ngjarja e rëndë në Don Bosko ku humbi jetën Erion Çela rreth 35-vjeç dhe u plagosën Azbi Selimaj, 19 vjeç, Edmond Crroj, 41 vjeç. Blerim Çela, 28 vjec, Arben Dani 46 vjec. Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se Edmond Crroj është daja i viktimes i cili ka precedentë droge në Itali. Bëhet me dije po ashtu se targat e mjetit te autorëve jane vjedhur ne Tiranë nga nja makinë tip “Smart”.
Gazetar: Mefail Ismaili – Advertisements – Një ditë pas publikimit në Alsat të rastit të Islam Dalipit nga Kumanova i cili prej vitesh nuk mund t’i sigurojë shtetësinë bashkëshortes, edhe pse të kurorëzuar nga viti 2008, Ministria e Brendshme insiston se Fidrije Dalipi nuk i plotëson kushtet për shtetësi. “Theksojmë se e lartë përmendura nuk i plotëson kushtet e nenit 7, në pajtueshmëri me ndryshimet ligjore për arsye se nuk ka jetuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që nga 08.09.1991, gjë e cila është një nga kushtet në pajtueshmëri me ndryshimet e Ligjit për Shtetësi”, thonë nga…
Ministria e Shendetesise raportoi sot 801 persona te infektuar covid 19 dhe 2 humbje jete në 24 oret e fundit. Ajo qe bie ne sy ne njoftimin e sotem eshte edhe rritja e numrit te testimeve per 24 ore. Njoftimi i plote: COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5,166 testime, 801 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete dhe 351 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të…
Gazetar: Lluka Andrev – Advertisements – Deklarata e politikanit bullgar Slavi Trifonov, se nëse Shtetet e Bashkuara duan kaq shumë që vendi të fillojë negociatat, atëherë së pari duhet t’i heqin vizat për bullgarët, trondit opinionin në të dy vendet, shkruan Alsat. Partitë e koalicionit në Qeveri janë distancuar nga postimi i Trifonovit dhe kanë bërë thirrje që të mos bëhen deklarata të improvizuara në lidhje me Maqedoninë. “Ne kemi strategji që bisedimet të fillojnë në një nivel shumë më intensiv dhe më të gjerë, dhe jo vetëm në drejtim të së kaluarës historike. Kjo është ajo që do të…
Daniela Shkira, është gjyqtarja e tretë në radhë që jep dorëheqjen nga shqyrtimi i çështjes penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela. Lajmi është konfirmuar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila sqaron më tej, se Shkira është zëvendësuar nga gjyqtari Florian Kalaja. Vlen të theksohet, se më herët kanë dhënë dorëheqjen Miliana Muça dhe Ilirjan Olldashi. Aktualisht, trupa gjykuese ndaj çështjes “Tahiri”, përbëhet nga Florian Kalaja, Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi. Asnjëri prej tyre nuk është gjyqtar ne apelin e Posaçëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërkohë seanca për Tahirin e…
Gazetare: Melihate Rustemi – Advertisements – Java e parë e vitit 2022 po shënon rritje të numrit të rasteve të reja me Covid 19. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit, janë regjistruar 1.197 të infektuar nga 7 mijë e 483 teste të realizuara. 12 pacientë kanë ndërruar jetë, 6 prej të cilëve nga Shkupi dhe Manastiri. Instituti i Shëndetit Publik ka prezantuar edhe një raport javor më të detajuar për gjendjen me Covid 19 në Maqedoninë e Veriut. Nga 27 dhjetori i vitit 2021 e deri më 2 janar të këtij viti janë testuar gjithsej 35.362…
Pamjet që shihni janë të shkëputura nga lokali në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku pak minuta më parë u regjistrua një ngjarje e rëndë, ku mbeti i vrarë 1 person dhe u plagosën 3 të tjerë. Gazetarja Doriana Bezat, raporton se konflikti ka ndodhur mes dy grupe të rinjsh, ndërsa detaje të tjera ende nuk dihet. Policia ndërkohë ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po këqyr ato për të mësuar më shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë. Po ashtu, janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe daljet e kryeqytetit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Gazetare: Evi Shkopi – Advertisements – Ende pa gjetur mënyra për te tejkaluar problemet e vjetra, Ndërmarrja e Qarkullimit Publik në Shkup ndodhet para vështirësive të reja, raporton Alsat. Rritja e çmimit të metanit nga 50 në 110 denarë ka bërë që kjo ndërmarrje të kërkojë subvencione nga shteti. Sipas drejtorit të ndërmarrjes, Ivan Ilievski, nëse pushteti nuk mundëson subvencione atëherë do të shqyrtohen opsione të tjera, si reduktimi i linjave ose çmimi i biletave, por këto opsione për momentin nuk po shqyrtohen. “Nëse krahasohet çmimi që ishte më 31 dhjetor, me 3 janarin e vitit 2022, atëherë dallimi është…
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska i ka sugjeruar mandatarit Dimitar Kovaçevskit se çfarë personi duhet të ulet në karrigen në Ministrinë e Mbrojtjes, raporton Alsat. – Advertisements – Ajo thotë se është një sektor i ndjeshëm, në të cilin zbatohen jo vetëm rregullat e brendshme të përgjegjësisë, por edhe rregullat e përgjegjësisë së NATO-s. Megjithatë, ajo nuk e bëri të ditur emrin e pasuesit të saj. “Për kryeministrin e emëruar është e qartë se një kandidat i tillë, një ministër i tillë që jo vetëm do të duhet ta njohë zonën, dhe kjo është një fushë realisht më specifike, por…

