Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit siguroi prova dhe ngriti aktakuzë kundër një personi të dyshuar për vepra penale “Detyrim” sipas nenit 258 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 (tentativë), si dhe “Rrezikim të sigurisë” sipas nenit 144 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 2 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike. “Me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të paligjshme për veten e tij, i akuzuari më 2 shtator bëri një kërcënim serioz se do të sulmonte jetën dhe trupin e të dëmtuarit, kryetarit të Komunës së Negotinës dhe familjes së tij, duke u përpjekur…
Author: almakos
Ky takim historik u zhvillua në një audiencë private, pas pjesëmarrjes në Takimin Ndërkombëtar “Osare la pace”, të organizuar nga Komuniteti i Sant’ Egidios në Romë. Në këtë takim vëllazëror u diskutua për çështje të ndryshme me interes të përbashkët dhe u theksua rëndësia e rivendosjes së paqes dhe ndalimit të luftrave që po mundojnë botën. Diskutimi u ndal edhe në interesimin dhe përkujdesjen e veçantë ndaj të rinjve të cilët janë jo vetëm e ardhmja, por dhe e tashmja e shoqërive. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë vazhdon të jetë e angazhuar për të pasur marrëdhënie miqësore dhe të hapura…
Erion Veliaj ka folur në Gjykatën Kushtetuese duke thënë pretendimet e tij, duke kundërshtuar shkarkimin nga kryetari i bashkisë së Tiranës. Ai tha se kam pritur 9 muaj për të folur 9 minuta dhe për tu dëgjuar pas një sage të gjatë zhgënjyese. Veliaj u shpreh se po flet para Gjykatës Kushtetuese si kryetar i bashkisë së Tiranës, ndërsa ngriti pyetjen se çfarë ka bërë që të jetë i mbyllu në qeli. “Jam këtu si kryetar i bashkisë Tiranë”, tha Veliaj ne fjalen e tij. Veliaj: Kam pritur 9 muaj për këto 9 minuta. Beteja ime për tu dëgjuar prej jush…
Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të vitit 2025 të dielën, kur zhvillohen zgjedhjet për kryetarë bashkie në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, si dhe në tre qendra votimi në Shuto Orizare për këshilltarë, të drejtë vote kanë 1,013,375 qytetarë. Sipas informacioneve nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), 4,826 persona të sëmurë dhe të dobët janë regjistruar për raundin e dytë të votimit, me numrin më të lartë të regjistrimeve në Kërçovë – 823. Të sëmurët dhe të dobëtit, të burgosurit dhe personat në arrest shtëpiak votojnë një ditë para zgjedhjeve, pra nesër. Zgjedhjet do të monitorohen nga…
Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia 33 vjeçarin, Edmond Goga, cili është dënuar në Shqipëri për kultivimin e lëndëve narkotike. Edmond Goga në vitin 2023 është dënuar nga Gjykata e Krujës me 4 vite burgim, ndërsa ditën e sotme është ekstaduar nga Italia për në vendin tonë. Në vitin 2021, organizoi kultivimin e bimëve narkotike në Krujë, ekstradohet nga Italia, 33-vjeçari. Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Romë, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Edmond Goga, 33 vjeç, të lindur në…
Nga Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë kërkojnë paraburgim për një shtetas të Serbisë, pasi i njëjti është kapur duke transportuar rreth 13 kilogramë marihuanë. Sipas njoftimit të Prokurorisë, shtetasi i Serbisë po voziste një kamion me targa të Sllovenisë, ndërsa droga ishte fshehur në 14 çanta. “Më 29 tetor, në pikën kufitare Tabanoc, në një kamion me gjysmë rimorkio (frigorifer) me targa sllovene, ai është përpjekur të kalojë 129.7 kilogramë drogë narkotike – marihuanë. Droga, e vendosur në 14 çanta të fshehura në kamionin në pronësi të një kompanie transporti nga Sllovenia, është zbuluar nga doganierët gjatë kontrollit të automjetit”,…
Çfarë ndodh kur drejtësia dështojnë? Kjo është pyetja që ngrihet pas kritikave të ashpra të Richard Grenell, dërguarit special të Presidentit amerikan Donald Trump, ndaj sistemit evropian të drejtësisë. Ai e cilëson atë si të drejtuar nga elitat dhe brutal, duke e vënë në dyshim integritetin e procesit gjyqësor që po kalon ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Në një postim të tij në platformën X, Grenell shpreh shqetësimin e tij për situatën e Thaçit, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë për pesë vjet pa një vendim gjyqësor përfundimtar. Kjo periudhë e gjatë pa një gjykim të qartë ka ngritur…
Ish-kryebashkiaku i Tiranës ka mbajtur fjalën e parë në Gjykatën Kushtetuese ku mbahet seanca për ankimimin e tij kundër shkarkimin nga posti. “E nderuar avokate e përfaqësuar nga dy avokatë Ermal Yzeiraj dhe Alban Dokushi”, tha Erion Veliaj.
Iniciativa “Të gjithë për Palestinën” po organizon marshim proteste për të shprehur solidaritet me popullin palestinez dhe për të dënuar gjenocidin në Gaza. Ngjarja do të zhvillohet të shtunën, më 1 nëntor 2025, duke filluar nga ora 12:00, përpara monumentit të “Simfonisë së Paqes” në sheshin Lirisë Marshimi do të vazhdojë nëpër qendër të qytetit, duke kaluar përpara ndërtesës së Parlamentit dhe duke përfunduar përpara ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme. Përfaqësuesit e Iniciativës “Të Gjithë për Palestinën” do të jenë të disponueshëm për deklarata për median në pikat e fillimit dhe të mbarimit të marshimit. Ngjarja është pjesë…
Sot me fillim nga ora 09:00, do të jenë pa ujë përdoruesit e rrugëve “Çellopek” dhe nr. “157” në Komunën e Çairit. Siç njofton Ndërmarrja publike “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup, ndërprerja e furnizimit me ujë është për shkak të një defekti në një tub lidhës prej f – 150 mm në kryqëzimin midis rrugëve “Çellopek” dhe nr. “157”. Furnizimi me ujë në këto vendbanime do të jetë i ndërprerë deri në përfundimin e aktiviteteve të punës. Për çdo informacion të ri, qytetarët do të jenë të informuar nga Ndërmarrja Publike. MARKETING
Si ndiheni sot? Horoskopi i datës 31 tetor sjell energji të reja për të gjitha shenjat, por disa prej tyre do të përjetojnë fat të veçantë. A jeni gati të zbuloni se çfarë do t’ju rezervojë universi për ju sot? Dashi Energjia juaj është në kulm, por kujdesi ndaj marrëdhënieve me të tjerët është thelbësor. Një lajm i papritur në punë mund t’ju hapë dyert për mundësi të reja. Në dashuri, jeni gati të bëni një hap të guximshëm që do të ndikojë në të ardhmen tuaj. Demi Sot është një ditë e shkëlqyer për të reflektuar mbi prioritetet tuaja.…
Tre persona me precedent penal kanë tentuar të kalojnë ilegalisht për në Itali me kamion. Policia e Durrësit sqaron se në pranga është vënë 47-vjeçari, i cili i ka ndihmuar për të kaluar kufirin. Njoftimi Finalizohet nga Policia Kufitare, operacioni i koduar “Marine”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Fshehu në kamionin që drejtonte, 3 shtetas që synonin të kalonin ilegalisht në Itali, arrestohet 47-vjeçari. 2 nga shtetasit e fshehur në kamion, të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, njëri prej tyre i akuzuar si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte…

