Ndërsa temperaturat po ulen, rastet e gripit po rriten çdo ditë. Në ordinancat mjekësore, numri i pacientëve me simptoma të ngjashme gripale është shtuar ndjeshëm. Kollë, ethe dhe lodhje, janë disa nga shenjat që po i detyrojnë qytetarët të kërkojnë ndihmë mjekësore. Se si ta vërejmë gripin e zakonshëm nga një virus sezonal, dhe çfarë masash duhet të marrim për ta parandaluar, kemi kontaktuar mjeken Sefjane Bellçishta , e cila sjell këshilla të vlefshme për shëndetin në këtë periudhë të vitit. Sefjane Bellçishta, mjeke “Tani mund të themi se sezona e gripit sipas kalendarit duhet të fillojë prej muajit tetorë…
Author: almakos
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, është ndarë sot nga jeta në moshën 73-vjeçare. Prej disa kohësh, ai ndodhej në reanimacion në një prej spitaleve private të vendit, ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm ditët e fundit, ndërsa mësohet se shkaku i ndarjes nga jeta ka qenë një arrest kardiak. Më herët, Nano ishte kuruar edhe për probleme me frymëmarrjen. Fatos Nano ishte një nga figurat më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar pas viteve ’90. Ai shërbeu disa herë si kryeministër i Shqipërisë dhe ishte themeluesi e për shumë vite kryetari i…
Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, u bëri thirrje votuesve të saj të votojnë sipas bindjeve dhe vlerave që përfaqësojnë, duke theksuar qartë se nuk ka ndërmend të hyjë në asnjë lloj konspiracioni dhe marrëveshjeje prapa skene lidhur me raundin e dytë të zgjedhjeve. Ai foton e kandidates për kryetar komune të Karposhit, Maja Mojsovska, me Sotir Lukrovskin si kandidat të OBRM-PDUKM-së si pasojë e “papërvojës politike”, duke njoftuar se do të takohej me të sot, megjithëse ajo tashmë ishte distancuar nëpërmjet rrjeteve sociale nga mundësia për ta mbështetur atë kundër Stevço Jakimovskit, një kandidat i opozitës. Filipçe u bëri thirrje…
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku pritet që edhe ti komunikohen akuzat për shkelje të barazisë në tendera. Balluku do të përfaqësohet me avokat nga motra e saj, Pamela Qirko, e cila u paraqit me herët në SPAK.
Ish-kryemininistri dhe lideri i PS-së, Fatos Nano është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Fatos Nano ndodhej i shtruar në një spital privat prej datës 8 tetor, në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa mësohet se ka ndërruar jetë ditën Kujtojmë që ish-kryeministri ka shfaqur probleme shëndetësore edhe në të kaluarën. Më 12 Shtator 2024, iu është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbën e thyer, ku i është vënë një protezë. Gjithashtu Fatos Nano ka qenë shtruar edhe më parë në spital privat, në vitin 2023, ku kaloi disa javë në intubim për shkak të një komplikacioni pulmonar. Themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të…
Gjykata Themelore Penale e Shkupit dënoi sot Rexhep Nuredinin – njërin nga dy sulmuesit e kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, me dënim me burgim me kusht prej dy vitesh për incidentin në korrik të këtij viti, kur ajo u sulmua fizikisht dhe verbalisht gjatë një vizite në ndërtesat pa leje në lagjen Çair të Shkupit. Dënimi me burgim me kusht nuk do të zbatohet nëse ai nuk kryen një krim tjetër në pesë vitet e ardhshme. Vendimi u mor në bazë të pranimit të fajësisë nga i pandehuri Nuredini, të cilin prokuroria e akuzon për dhunë, e dënueshme…
MPB Maqedoni njofton se një shkupjan 37-vjeç është arrestuar pasi gjatë ditës së djeshme, në veturën e tij policia ka gjetur municion. “Më 30 tetor 2025, rreth ora 20:35, zyrtarët policorë të Njësisë për ndërhyrje të shpejtë pranë SPB Shkup, pas marrjes së informacioneve operative, ndaluan një automjet “Renault Megane” me targa të Shkupit, i drejtuar nga R.A. (37) nga Shkupi”. “Gjatë kontrollit të kryer në automjet, policia gjeti 100 fishekë. R.A. u privua nga liria, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës penal”, thonë nga MPB. MARKETING
Kur bëhet fjalë për kënaqësinë dhe intimitetin, nuk ekziston një formulë universale. E dimë që stimulimi i klitorit, vaginës apo penisit nuk janë mënyrat e vetme për të arritur një orgazëm emocionues, por çfarë tjetër mund të zgjojë dëshirën? Redaktorja e seksit Sydney Cox, në everygirl.com, shkruan për ato pjesë të trupit që zakonisht i neglizhojmë, por që mund të na dhurojnë ndjesi të reja dhe përjetime të thella erotike. Një eksplorim i tillë mund të hapë dyer të reja në jetën tuaj intime. Pjesa e brendshme e kyçit të dorës është një zonë e ndjeshme për shkak të lëkurës…
Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli ka dalë pas gati 3 orësh brenda ambienteve të Prokurorisë së Tiranës. [embedded content] “Besoj shumë në drejtësi dhe vendimet e gjyqësorit, do të veprojë në bazë të vemndimit të gjyqësorit”, tha Pacolli. Ndërsa shtoi: “Aeroporti do të bëhet, do të jetë më i bukuri”. Sipas burimeve, Behgjet Pacolli u thirr në organin e akuzës dhe u mor në pyetje në kuadër të një çështjeje hetimore që lidhet me ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Biznesmeni ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të mosmarrëveshjeve me ortakët e tij, të cilët janë pjesë e koncesionarit që po…
Partia VLEN ka dalë me një komunikatë në të cilën vlerëson se fitorja e 19 tetorit ka shënuar një kthesë të rëndësishme në komunat me shumicë shqiptare. Sipas tyre, në shumë komuna si Çair, Saraj, Haraçinë, Zhelinë e Tearcë, qytetarët kanë shprehur mbështetje për një frymë të re të politikës lokale. VLEN thekson se kjo energji pozitive po zgjerohet nga Tetova në Dibër, Strugë, Bogovinë, Bërvenicë, Studeniçan e Dollnen. “Fitorja e 19 tetorit ishte kthesa e madhe në komunat shqiptare. Nga Çairi e Saraji, te Haraçina, Zhelina e Tearca shqiptarët folën me një zë, zërin që zgjodhi shpresën dhe punën…
Ish-ministrja e Financave dhe shefja e GP parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj propozimit të buxhetit për vitin 2026 nga qeveria në detyrë e Kurtit. Ajo ka shprehur shqetësimin se ky buxhet, i miratuar në prag të zgjedhjeve të jashtzakonshme, është një hap i rrezikshëm që po e çon Kosovën drejt katastrofës. Bajrami thekson se ky propozim është një tentativë për të uzurpuar financat e shtetit dhe për të favorizuar grupe të caktuara politike. Bajrami ka theksuar se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga LVV, po bën një abuzim të hapur me burimet financiare të vendit. Ajo…
MPB njofton se është ndaluar shoferi që para katër ditëve goditi një vajzë 11 vjeçare nga Shkupi me veturë dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Nga MPB thonë se gjithashtu është gjetur edhe vetura. “Më 30.10.2025, rreth orës 19:30, pas masave operative të ndërmarra, zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e ndaluar B.R. (59) nga Shkupi. Ai, më 28.10.2025 rreth orës 20:30, në rrugën “Pero Nakov” në Shkup, me një automjet “Fiat Seicento”, kishte goditur një vajzë 11-vjeçare nga Shkupi, pas së cilës ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident, e mitura kishte pësuar…

