Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup njofton qytetarët se më 1 dhe 2 nëntor 2025 (e shtunë dhe e diel), me rastin e festës fetare të “Ditës së të Gjithë Shpirtrave”, Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor do të zbatojë masa për regjim të veçantë trafiku, me qëllim të sigurimit të qarkullimit të qetë dhe të sigurt të automjeteve. Sipas njoftimit, duke filluar nga ora 06:00 e mëngjesit, do të vendoset një drejtim i vetëm i lëvizjes së automjeteve drejt varrezave të qytetit në Butel. Lëvizja do të zhvillohet sipas itinerarit vijues: automjetet do të qarkullojnë përgjatë rrugës “Butelska”,…
Author: almakos
Policia ka vendosur në pranga një 32-vjeçar të shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me persona të tjerë akuzohet se më 11 mars 2025 ka goditur me grushte një efektiv të burgut të Fierit. Në pranga ka rënë 32-vjeçari me iniciale E. R., banues në Fier, i shpallur në kërkim për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”. Gjatë operacionit, u arrstuan edhe katër të rinj që dyshohet se e ndihmuan që t’i fshihej Policisë. Shtetasit me iniciale E. P., 33 vjeç, D. C., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, A. N., 29 vjeç dhe F. M., 26 vjeç, të dy banues…
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për ndryshim dhe të marrin përgjegjësi për të ardhmen e qytetit. Në mesazhin e tij drejtuar opinionit publik, Rexhepi theksoi se katër vitet e fundit kanë qenë ndër më të vështirat për Tetovën, e cila, sipas tij, është përballur me keqmenaxhim të theksuar dhe mungesë transparence. “Katër vitet e kaluara, Tetova u vodh në mënyrë të tmerrshme dhe të pamëshirshme. Komuna jonë nuk mund të përballojë edhe një mandat tjetër të…
Analisti politik Xhenur Iseni, i ftuar sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, ka vlerësuar se vendi nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Sipas mendimit tim, vendi nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Vetë narrativa për referendum, në një farë mënyre, nënkupton një fshirje nga harta politike që nuk ka ndodhur,” deklaroi Iseni. Ai kujtoi se në 20 vitet e fundit, BDI-ja shpesh ka përdorur si argument faktin se do të rikthehet në pushtet, dhe se votuesit shqiptarë zakonisht kanë prirje të mbështesin në zgjedhjet lokale ato parti që janë aktualisht në pushtet. “Edhe…
Politologu Zenel Miftari, i ftuar sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, ka theksuar rëndësinë e mobilizimit të shqiptarëve në Kërçovë, duke thënë se ky qytet duhet të qeveriset nga një koalicion shqiptar ose nga një kryetar komune shqiptar. “Mendoj se aktualisht po ndodh një mobilizim shumë i madh, sidomos me ardhjen e mërgatës në Kërçovë. Mendimi im është se në Kërçovë duhet të ketë një mobilizim të përgjithshëm, sepse ky qytet duhet të ruhet, është një nga qytetet më të mëdha në vend dhe duhet të qeveriset nga një koalicion shqiptar ose nga një kryetar shqiptar,” deklaroi Miftari. Ai shtoi…
Analisti politik Xhenur Iseni, i ftuar sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, ka vlerësuar se figurat kryesore të raundit të parë të zgjedhjeve ishin Haqim Ramadani dhe Suat Shaqiri nga komuna e Çashkës, raporton SHENJA. “Sipas mendimit tim, kryefjala e këtyre zgjedhjeve ka qenë z. Haqim Ramadani dhe Suat Shaqiri nga komuna e Çashkës. Ne e dimë se edhe para katër viteve z. Ramadani ishte shumë afër fitores, por kësaj here me një mobilizim të madh dhe me mbështetjen e listës së përbashkët të këshilltarëve nga AKI dhe VLEN, ai arriti të fitojë,” deklaroi Iseni. Sipas analistit, rezultati në Çashkë…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të babait të tij, Azem Muja. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Muja ka shkruar se babai i tij ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër, duke lënë pas kujtime të paharruara dhe një boshllëk të madh në zemrat e familjarëve. Ky është postimi i tij i plotë: Me dhimbje të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta të babait tonë të dashur Azem Muja. Ai u nda prej nesh pas një sëmundje të shkurtër duke lënë pas kujtime të paharruara dhe një boshllëk të madh në zemrat…
Policia e Devollit ka shoqëruar në komisariat tre persona, të identifikuar si Alti Nallbati, (vëllai i deputetit Bledion Nallbati), Marsel Buci dhe Trajan Çeliku, lidhur me një pengmarrje. Burime bëjnë me dije se të shoqëruarit dyshohet se kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu në fshatin Vishocicë, i cili ndodhej në masë arresti shtëpie. Mësohet se pengu është keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej autorëve.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informon se gjatë ditëve të fundjavës pritet mot i qëndrueshëm, me diell dhe i thatë. Në orët e mëngjesit, në disa lugina mund të paraqitet mjegull e lehtë. Të hënën pasdite, gjatë natës dhe të martën, pritet ndryshim i kushteve atmosferike, me reshje lokale shiu, të cilat në disa zona do të jenë më të dendura. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior, ndërsa temperaturat ditore do të bien me disa gradë. Të mërkurën, moti do të stabilizohet përsëri, duke sjellë kushte të qëndrueshme dhe të thata. MARKETING
Çashka nga sot do të flas shqip, pasi Suat Shaqiri edhe zyrtarisht morri detyrën e kryetarit të Komunës sē Çashlës. Në një deklaratë ekskluzive për Tv Shenja, Shaqiri tha se do tē jetë kryetar i të gjithë qytetarēve pa dallim tē përkatësisë etnike dhe fetare. SUAT SHAQIRI, KRYETAR I ÇASHKËS Zbuloi edhe projektet e para që do të realizojë në mandatin e tij 4 vjeçarë. SUAT SHAQIRI, KRYETAR I ÇASHKËS Veç Shaqirit, sot mandatin e morrën edhe kêshilltarët komunal të Komunës së Çashkës në të cilën lista e kryetarit Shaqiri ka shumicë prej 6 këshilltarësh ndērkaq partitë tjera sbashku kanë…
Ndërsa temperaturat po ulen, rastet e gripit po rriten çdo ditë. Në ordinancat mjekësore, numri i pacientëve me simptoma të ngjashme gripale është shtuar ndjeshëm. Kollë, ethe dhe lodhje, janë disa nga shenjat që po i detyrojnë qytetarët të kërkojnë ndihmë mjekësore. Se si ta vërejmë gripin e zakonshëm nga një virus sezonal, dhe çfarë masash duhet të marrim për ta parandaluar, kemi kontaktuar mjeken Sefjane Bellçishta , e cila sjell këshilla të vlefshme për shëndetin në këtë periudhë të vitit. Sefjane Bellçishta, mjeke “Tani mund të themi se sezona e gripit sipas kalendarit duhet të fillojë prej muajit tetorë…
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, është ndarë sot nga jeta në moshën 73-vjeçare. Prej disa kohësh, ai ndodhej në reanimacion në një prej spitaleve private të vendit, ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm ditët e fundit, ndërsa mësohet se shkaku i ndarjes nga jeta ka qenë një arrest kardiak. Më herët, Nano ishte kuruar edhe për probleme me frymëmarrjen. Fatos Nano ishte një nga figurat më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar pas viteve ’90. Ai shërbeu disa herë si kryeministër i Shqipërisë dhe ishte themeluesi e për shumë vite kryetari i…

