Author: almakos

Për të ndjekur raundin e dytë të zgjedhjeve lokale janë akredituar gjithsej 1.598 vëzhgues, prej të cilëve 933 vendas, 651 ndërkombëtarë dhe 14 gazetarë të huaj. Numrin më të madh të vëzhguesve vendas e ka Shoqata “Vake Up” – Shkup me 685 persona. Në monitorim marrin pjesë edhe organizata të tjera vendase si CIVIL, Democracy Lab Tetovë, INSOK, INKLUZIVA, Instituti Ohër, Eurothink dhe Kab Struga. Ndër vëzhguesit ndërkombëtarë, më të shumtët janë të ODIHR-it me 500 pjesëmarrës. Pasojnë Ambasada e SHBA-së me 30, Këshilli i Evropës me 24, Parlamenti Evropian me 18 dhe Ambasada Britanike me 11 vëzhgues. Në proces…

Lexo më Shumë

Në vitin 1999, futuristi Ray Kurzweil parashikoi një epokë të re për njerëzimin në librin e tij “The Age of Spiritual Machines”. Ai sugjeroi se deri në vitet 2020, Inteligjenca Artificiale do të ishte në gjendje të kryente shumicën e detyrave që tradicionalisht i përkisnin njerëzve. Kurzweil, i njohur për parashikimet e tij të sakta, kishte parashikuar se deri në vitin 2029, makinat do të arrinin inteligjencën e nivelit njerëzor. Kjo ide ka ngjallur debate të shumta mbi të ardhmen e punës dhe rolin e teknologjisë në jetën tonë. Me një rekord të jashtëzakonshëm, ai ka pretenduar se 86% e…

Lexo më Shumë

Faruk Fatih Özer, i cili ndodhej në një burg të sigurisë së lartë në Tekirdagit, dyshohet se i ka dhënë fund jetës.  30-vjeçari është gjetur i varur me një çarçaf në derën e banjës, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet. Trupi i bosit turk të kriptomonedhave u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Gazetarja Ceylan Sever shkroi në X: “Ai qëndronte i vetëm në një dhomë në Burgun e Tipit F të Tekirdagit. Rojet kryejnë numërime në orën 8:00 të mëngjesit dhe 8:00 të mbrëmjes. Pas orës 8:00 të mbrëmjes, ai vari veten në derën e banjës me çarçaf. Kjo u…

Lexo më Shumë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar në rrjetin e saj social Facebook, lidhur me rritjen e çmimit të biletave për transportin publik të Kamzës. Kujtojmë se nga sot qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të Bashkisë Kamëz, konkretisht Kamëz–Tiranë dhe Paskuqan–Tiranë do të paguajnë 50 lekë për biletë, nga 40 lekë që është aktualisht. Bileta do të rritet 10 lekë apo 25% nga sa paguhet. Teksa akuzon qeverinë se ka braktisur qytetarët, Xhixho thotë se qytetarë të moshuar detyrohen që rrinë me orë në radhë, për të kursyer pak nga pensionet e pamjaftueshme për t’u…

Lexo më Shumë

Votimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm, të burgosurve dhe atyre në paraburgim, si dhe i qytetarëve të akomoduar në kujdes jashëfamiljar, zhvillohet pandëprerë në të gjitha komuna ku nesër do të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, duke përfshirë edhe Qytetin e Shkupit, informoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Sipas KSHZ-së, votimi ka filluar në orën 7 të mëngjesit dhe po realizohet pa probleme në të gjithë territorin e vendit, përfshirë edhe Qytetin e Shkupit. Të dhënat e Komisionit tregojnë se sot të drejtën e votës po e realizojnë 4.826 persona të sëmurë dhe të paaftë, 1.256…

Lexo më Shumë

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se me refuzimin e mazhorancës për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, sipas tij, “për farsën zgjedhore të 11 Majit dhe aferën personale me ‘McGonigal’”, kryeministri Edi Rama po asgjëson parlamentarizimin. “Është një akt antikushtetues që asgjeson një nga funksionet kryesore të Kuvendit – atë të kontrollit parlamentar”, theksoi ai. Bardhi shtoi se PD kërkon standardet që ka çdo vend i BE-së, duke theksuar se Integrimi europian nuk është ceremoni në Bruksel, por pastrim i korrupsionit brenda qeverisë së Tiranës. “Shqipëria nuk mund të ketë imazh europian me standarde afrikane”, shprehet ai. Postimi i plotë: Mbledhja e Grupit Parlamentar…

Lexo më Shumë

Policia e Devollit zbardh dinamikën e pengmarrjes të 32-vjeçarit Ilir Topçiu në fshatin Vishiocë të Devollit, ngjarje e ndodhur më datë 30 tetor. Uniformat blu bëjnë me dije se lidhur me rastin kanë rënë në pranga 3 persona, Alti Nallbati, (vëllai i deputetit Bledion Nallbati), Marsel Buci dhe Trajan Çeliku. Ata akuzohen se morën me forcë nga banesa  për motive të dobëta 32-vjeçarin, e kërcënuan me jetë dhe ushtruan dhunë fizike ndaj tij. Rasti i pengmarrjes u bë i ditur për policinë nga 32-vjeçari Ilir Topçiu. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas kallëzimit të bërë më datë 30.10.2025, nga shtetasi I. T.,…

Lexo më Shumë

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 41-vjeçarin Filip Shehu, i cili vrau me thikë kryekuzhinierin brenda ambienteve të lokalit në Tiranë.41-vjeçari, para togave të zeza, ka pretenduar se shpesh herë është ofenduar dhe ngacmuar në punë nga viktima.“Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”, tha Filip Shehu, duke shtuar se Indrit Ismaillari e acaronte.Sipas tij, viktima mbante thikë dhe i thoshte “nuk e çaj kokën fare për ty”. E njëjta situatë, sipas tij, ka ndodhur edhe ditën e ngjarjes kur janë konfliktuar.Krimi i rëndë ndodhi mesditën e 28 Tetorit në lokalin…

Lexo më Shumë

Del i buzëqeshur para Gjykatës 25-vjeçari Marjan Kodheli, i cili vrau babain e tij, Pjetër Kodheli duke e goditur fillimisht me dru në kokë dhe më pas me thikë në zemër. Krimi i rëndë në familje ndodhi rreth orës 13:00 të datës 28 Tetor në fshatin Shkallnur të Durrësit. I riu raportohet se fillimisht ka qëlluar të atin, 69-vjeçarin me Pjetër Kodheli me dru në kokë dhe më pas ka marrë thikën duke e goditur në zemër, plagë që ka rezultuar fatale për jetën e tij. Pjetër Kodheli 25-vjeçari Marjan Kodheli, i cili dyshohet me probleme të shëndetit mendor u arrestua pas 2 orësh në arrati në lagjen nr. 13.…

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim të rëndësishëm për rritjen e pagës minimale, duke e vendosur atë në 500 euro nga korriku i vitit 2026. Ky vendim pritet të ketë një ndikim të madh në jetën e rreth 150 mijë punonjësve në sektorin privat, duke ofruar një mundësi për përmirësimin e kushteve të jetesës. Ministri në detyrë, Hekuran Murati, theksoi se rritja e pagës minimale do të ndodhë në dy faza, duke filluar me 425 euro nga 1 janari. Kjo strategji është rezultat i diskutimeve të gjata me sindikatat dhe përfaqësuesit e bizneseve, të cilat kanë kërkuar një rritje…

Lexo më Shumë

Mjeku imazherist Gëzim Taullaj u arrestua nga policia pasi akuzohet se i merrte shuma parash pacientëve për të kryer ekot. Ndaj mjekut 66-vjeçar të spitalit rajonal të Fierit u ngrit akuza për veprën penale të dyshuar “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ai u kap në flagrancë duke marrë një shumë parash një pacienti që do të kryente ekon abdominale. Gjithashtu, mjeku shpërdoronte detyrën pasi gjatë orarit zyrtar të punës, vizitonte pacientë në 2 klinika private në Fier. Në vijim të veprimeve u sekuestrua shuma e lekëve që 66-vjeçari i mori qytetari, si edhe shuma prej 1.857.000 lekë…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup njofton qytetarët se më 1 dhe 2 nëntor 2025 (e shtunë dhe e diel), me rastin e festës fetare të “Ditës së të Gjithë Shpirtrave”, Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor do të zbatojë masa për regjim të veçantë trafiku, me qëllim të sigurimit të qarkullimit të qetë dhe të sigurt të automjeteve. Sipas njoftimit, duke filluar nga ora 06:00 e mëngjesit, do të vendoset një drejtim i vetëm i lëvizjes së automjeteve drejt varrezave të qytetit në Butel. Lëvizja do të zhvillohet sipas itinerarit vijues: automjetet do të qarkullojnë përgjatë rrugës “Butelska”,…

Lexo më Shumë