Author: almakos

Takimi i fundit mes kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryeministrit Albin Kurti, ka nxjerrë në pah tensionet e vazhdueshme rreth zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës. Çfarë do të ndodhë në katër ditët e mbetura deri në përfundimin e afatit kushtetues? Hamza theksoi se përgjegjësia për procesin e zgjedhjes së Presidentit është e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar këtë detyrë si të padiskutueshme për partinë më të madhe në parlament. Ai nënvizoi se ata që kanë mandatin për të qeverisur, duhet të sigurojnë zgjedhjen e një figure të re në krye të shtetit. Pas mbledhjes së Kryesisë së…

Lexo më Shumë

Një i ri ka përfunduar pa ndenja si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës nga policia kundër protestuesve që ishin para godinës së Policisë së Shtetit. [embedded content] Siç shihet nga pamjet, ai ka përfunduar i shtrirë në buzë të lumit Lana, ndërsa në ndihmë i kanë ardhur edhe disa të pranishëm aty. “Ai është në rrezik për jetën nga gazi”, thekson një protestues pranë tij, që i jep edhe ujë. Nuk dihet se si paraqitet gjendja e të riut. [embedded content]

Lexo më Shumë

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen financiare të Kosovës, duke dekretuar Ligjin për Buxhetin e vitit 2026. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Presidentes, Bekim Kupina, duke theksuar rëndësinë e këtij buxheti për zhvillimin e vendit. Miratimi i Buxhetit për vitin 2026 u realizua në Kuvendin e Kosovës më 20 shkurt, një datë që do të mbetet e rëndësishme për politikën financiare të vendit. Ky buxhet, me një vlerë prej rreth 4 miliardë eurosh, synon të mbështesë projekte të ndryshme zhvillimore dhe shërbime publike. Votimi për buxhetin ishte një proces i ngarkuar politikisht, ku…

Lexo më Shumë

Kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj, ka vazhduar takimet zyrtare të planifikuara në vizitën treditore në Maqedoninë e Veriut. Stacioni i radhës ishte Tetova, ku Begaj u prit nga kryetari i komunës, Bilall Kasami. Përveç Kasamit, Begajn në Tetovë e pritën edhe një numër i madh qytetarësh, si dhe fëmijë që kishin dalë në rrugët e qytetit me flamuj kuqezi. Presidenti shqiptar, në fjalimin e tij para qytetarëve të Tetovës, foli për rëndësinë e kultivimit dhe ruajtjes së gjuhës shqipe, si dhe për Marrëveshjen e Ohrit, e cila sipas Begajt ka siguruar të drejtën themelore për çështjen e gjuhës. BAJRAM…

Lexo më Shumë

Nuk janë vetëm profesorët shqiptarë që kundështojnë propozim ligjin e ri të Ministrisë së Arsimit për arsim të lartë. Në këtë debat është përfshirë edhe ish ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, aktualisht, profesoreshë në Fakultetin e Drejtësisë dhe nënkryetare e Komisionit të Venedikut. Duke komentuar draft ligjin e ri, Deskoska ka thënë se tezat se ligji aktual i vitit 2018 është fajtor që asnjë universitet i Maqedonisë nuk është ndër 1.000 universitetet më të mira në Renditjen e Shangait janë të pabaza. Sa i përket propozimit të ri, Deskoska vlerëson se, veçanërisht problematik është kushti i h-indeksit të…

Lexo më Shumë

Gostivari ishte Komuna e rradhës të cilën e vizitoi presidenti shqiptar, Bajram Begaj gjatë qëndrimit të tij tre ditorë në vendin tonë. Në Gostivar Begaj u prit nga kreu i Komunës, Valbon Limani dhe me një program ceremonial të përgaditur nga komuna. Në fjalimin e tij, kryetari i komunës ka theksuar rolin unifikues që ka pasur Begaj për shqiptarët, për çka edhe i dhuroi “çelësin e komunës”. Valbon Limani, Kryetar i Gostivarit “Në këto kohë trazirash politike ku bota është e vendosur përballë sfidash të mëdha, në këto kohë ku duket se ka një rivendosje të dinamikave gjeopolitike, ju keni…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, deklaroi se vendi qëndron fuqishëm përkrah aleatëve amerikanë përballë kërcënimeve destabilizuese në Lindjen e Mesme. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë të qartë se diplomacia mbetet gjithmonë opsioni i parë në zgjidhjen e krizave, por theksojnë se parandalimi është thelbësor kur ekzistojnë rreziqe të besueshme. “Siguria, stabiliteti dhe përgjegjësia ecin krah për krah”, theksohet në deklaratë. Mucunski bëri të ditur se ambasadat dhe ekipet konsullore në të gjithë rajonin janë të angazhuara në mënyrë aktive për të mbështetur dhe ndihmuar qytetarët, duke garantuar sigurinë e…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që kryente vjedhje në kryeqytet. Në pranga u vunë tre persona, pjesë e këtij grupi. [embedded content] Grupi akuzohet për 12 vjedhje dhe tentativa vjedhjeje. Të arrestuarit janë Daniel Çela 31 vjeç; Bashkim Sollaku 56 vjeç; dhe Endri Gjeli 33 vjeç, të tre banues në Elbasan. Policia sekuestroi automjetin me të cilin këta persona shkonin në banesat apo subjektet ku kryhej vjedhja si dhe veshje të përdorura në krim. Më konkretisht, këta persona akuzohen se kanë vjedhur më 4 dhjetor 2025 një shumë parash në një biznes në rrugën  “7 Nëntori”. Më 24…

Lexo më Shumë

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në një vizitë zyrtare Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, duke e vlerësuar këtë takim si një moment të rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. “Me shumë kënaqësi e mirëpritëm në Tetovë Presidentin e Shqipërisë, Sh.T. Bajram Begaj”, u shpreh Kasami, duke theksuar rëndësinë e kësaj vizite për qytetin dhe për bashkëpunimin ndërshqiptar. Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, si dhe për perspektivën e përbashkët evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Biseduam për raportet e forta mes dy vendeve tona dhe për të ardhmen tonë të…

Lexo më Shumë

Gjatë këtyre ditëve Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Në kuadër të këtyre vizitave, Begaj ka realizuar takime me përfaqësues të lartë shtetëror, si dhe ka zhvilluar takime edhe me krerët e partive politike shqiptare në vend.Një ndër takimet që Begaj ka realizuar me partitë politike shqiptare, ka qenë edhe takimi i mbrëmshëm me kryetarin e Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi.Lidhur me këtë takim, Rexhepi ka shkruar seShqipëria dhe shqiptarët në rajon ndajnë përgjegjësi të përbashkëta për stabilitetin, zhvillimin dhe afirmimin e interesave tona legjitime, ndërsa sipas tij bashkëpunimi qëndrueshëm institucional…

Lexo më Shumë

Është gjetur sot në fshatin Kakrruk, në dalje të qytetit të Skraparit, trupi i pajetë i 42-vjeçarit Ilir Kurti, i cili dyshohet se u hodh në lumë mbrëmjen e 18 shkurtit në Kanionet e Osumit. Për ditë me radhë u organizua operacioni i kërkim-shpëtimit nga Forcat e Armatosura dhe polumbarët. Për shkak të rrjedhës së lartë të ujërave të lumit Osum, trupi i tij i pajetë u nxor nga rryma në fshatin Kakrruk. Më pas, ai u transportua në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit. Ilir Kurti ishte larguar nga banesa më 18 shkurt dhe denoncimin për humbjen e tij…

Lexo më Shumë