EMISIONI VETTING Më 16 dhjetor 2024, drejtoresha aktuale e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë, Erilinda Lala, do t’i dhuronte aksionet e veta brenda kompanisë “2D Construction 2025”, ish “Gea Construction”, ortakes Marsida Dedej, me miratimin e bashkëshortit të saj, Taulant Godroli. Ky veprim do të ishte nyja e një historie me resort, me leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin nga Këshilli Kombëtar i Territorit, nyje e cila do të na ekspozonte se pas kompanisë mund të jenë sërish drejtoresha e Tatimeve, Lala, me bashkëshortin e saj, Taulant Godroli. Nga kërkimet e “Vetting” rezulton se drejtoresha e Tatimeve të Tiranës, Erilinda…
Author: almakos
Kësi ndryshime kanë pësuar vlerat e pagesës së vitrave në Kosovë në këtë Ramazan. Krahasuar me vitin e kaluar, kur ishin të ndarë në 3, 5 dhe 10 euro, tani janë përcaktuar në 5, 10 dhe 15 euro. Kështu vendosi Bashkësia Islame e Kosovës, si institucion që rregullon normat dhe vlerën e këtyre obligimeve fetare të çdo anëtari të saj. Profesori në Fakultetin e Fesë Islame në Prishtinë, Bahri Hoxha, i autorizuar nga BIK për t’i dhënë sqarime KosovaPressit për vendimin, thotë se kjo lidhet me standardin e jetesës. “Standardi, jo vetëm çmimet, por standardi është i rritur dhe pastaj…
EMISIONI VETTING Më 23 korrik 2025, Këshilli Kombëtar i Territorit do të bënte mbledhjen e radhës për të miratuar lejet për kullat dhe resortet që lidhen me kompetencat e saj. Në këtë mbledhje do të binte në sy leja e ndërtimit e miratuar në po këtë datë për ish-kompaninë e drejtoreshës së Tatimeve, Erilinda Lala, pas të cilës dyshohet se qëndron i shoqi, Taulant Godroli. Sipas projektit, parashikohej dhënia e lejes së ndërtimit për objektin “Godinë banimi, shërbimi dhe hotel 3, 8, 10, 12 dhe 15 kate mbi tokë, me 2 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Qerret dhe me…
Një sulm i ri kibernetik nga grupi i vetëquajtur “Homeland Justice” i lidhur me Iranin ka goditur infrastrukturën digjitale të Kuvendit të Shqipërisë, duke nxjerrë në pah cenueshmërinë e vazhdueshme të sistemeve digjitale shtetërore dhe dështimin e zbatimit të protokolleve bazë të sigurisë. Pasi kishin heshtur për muaj me radhë, katër kanale në Telegram që i shërbejnë të ashtuquajturit grupi “Homeland Justice” u bënë të gjalla të martën në mëngjes. Në një skemë të njohur që fillon me një mesazh mbi paralajmërimet e bëra dhe se po “i afrohemi orës zero”, hakerat pretenduan se kishin sulmuar dhe marrë nën kontroll…
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht i qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri mesatare. Reshjet lokale të shiut priten të bëhen prezente në orët e mesditës deri pasdites përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të territorit. Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forces 2-4 ballë.
Prorektori i Universitetit Nënë Tereza, Bunjamin Bela, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se javën tjetër do të ketë takim me zv/drejtorin e Agjencisë së Administratës me të cilin do të flasin për çështjen e nivelizimit të koeficienteve që shkakton problem në punësim.“Realisht për koincidencë, para një jave kisha një lloj kërkese nga zv/drejtori i Agjencisë dhe Administratës të kemi një lloj takimi së bashku me rektorin që të ngremë ketë çështje që ka të bëj drejtpërsëdrejti më cështjen e punësimit të atyre të cilët diplomojnë, sepse shohim këtë lloj diferencimi në aspekte të punësimit të vendeve të punës ku…
Trupi i një gruaje 50-vjeçare është nxjerrë nga ujërat e lumit Vardar në Shkup, e cila më herët ishte raportuar si e zhdukur, njofton Sektori për Punë të Brendshme në Shkup. “Më 11 mars 2026 rreth orës 11:00, zyrtarë policorë nga SPB Shkup e nxorrën trupin nga lumi, pas së cilës një mjek nga Shërbimi i Emergjencës Mjekësore konstatoi vdekjen. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi u dërgua për obduksion”. “Më vonë u konstatua se bëhet fjalë për A.H.I., 50 vjeçe nga Shkupi. Ndërkohë, një anëtar i familjes kishte raportuar se gruaja mëngjesin e asaj dite, pas orës 08:00, kishte…
Prorektori i Universitetit Nënë Tereza, Bunjamin Bela, në emisionin “Debat në Shenja” u pyet se cilat janë dobësitë e propozim ligjit të ri për arsim të lartë, deklaroi se komisoni i formuar nga UNT të gjitha vërejtjet ja ka dërguar ministreshës. “Ligji në përgjithësi është shumë strikt normative. Që nënkupton se në përgjithësi nëse cilësi është qëllim, nuk është se ajo mund të ngritet vetëm me urdhra adiminsitrativ të drejtpërdrejt, por krijimi i kushteve, vetvetiu, vjen deri tek çështja e kërkimit shkencor duke ofruar një infrastrukturë të qëndrueshëm për ta arritur atë qëllim”, tha Bela. Ai tha se pjesa e…
Këshilltari i Rektorit të IBU-së, Betim Ameti në emisionin “Debat në Shenja”, tha se ata si Universitet jo që nuk kanë qenë të konsultuar nga ana e ministreshës së arsimit për ligjit për arsim të lartë, por se as që nuk janë përfshirë në debat. “Ka këtu ta quaj një gabim në hapa nga ana e minsitreshës për shkak se debatet janë hapur, pasi u publiku propozim ligji në regjistrin e akteve, atëherë filluan debatet. Në vetvete kjo është në kundërshtim me metodologjinë e qeverisë për sjelljen e ligjeve”, tha Ameti. Ai tha se nuk ka ndonjë universitet qoftë privat…
EMISIONI VETTING Nga formulari i deklarimit të pasurisë dalin në pah fakte për mosdeklarimin e të ardhurave nga vetë bashkëshorti i Erilinda Lalas, Taulant Godroli, që rezulton menaxher pranë hotelit “Take” në Borsh, Himarë. Në këtë restorant-hotel, kuponi tatimor nuk ekziston dhe bashkëshorti Taulant Godroli rezulton menaxher i padeklaruar në vitin 2025, sipas formularit të deklarimit të pasurisë në ILDKPKI, të siguruar nga “Vetting”. Pra, drejtoresha e Tatimeve Tiranë nuk bën deklarimin e pasurisë së bashku me personat e lidhur. Kamera e fshehtë 1 Vetting – Sa paguhet si hotel? Vetting – Në sezon? Kamarierja – Tani po, në sezon? Kamarierja – Deri në…
Pas një kohe të gjatë përplasjesh politike, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, janë ulur në të njëjtën tryezë. Takimi ka ndodhur pas iftarit të përbashkët të organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani. Interesant është fakti që në këtë takim, me Ahmetin ishte i pranishëm edhe familjar i tij, ministri Limani me të cilin prej kohësh kanë pasur kundërshtime dhe përplasje politike. Ende nuk dihet se për çfarë është biseduar konkretisht dhe nëse ky takim mund…
EMISIONI VETTING Historia me kompanitë e fshehura në emër të personave të tretë është një nga refrenet më të përsëritura në aferat e korrupsionit dhe pastrimit të këtyre parave. Në momentin që një zyrtar i lartë ka siguruar të ardhura nga aferat në administratë, problemi nuk është më vepra e korrupsionit, por te fakti se si paratë e siguruara dorazi t’i fusë në sistemin bankar si para të ligjshme. Një nga mënyrat është themelimi i kompanive private, të cilat, pasi i themelojnë, ua kalojnë fiktivisht personave të tretë, që janë zakonisht të afërm ose miq jashtë radarit mediatik. Një nga…

