Prorektori i Universitetit Nënë Tereza, Bunjamin Bela, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se javën tjetër do të ketë takim me zv/drejtorin e Agjencisë së Administratës me të cilin do të flasin për çështjen e nivelizimit të koeficienteve që shkakton problem në punësim.
“Realisht për koincidencë, para një jave kisha një lloj kërkese nga zv/drejtori i Agjencisë dhe Administratës të kemi një lloj takimi së bashku me rektorin që të ngremë ketë çështje që ka të bëj drejtpërsëdrejti më cështjen e punësimit të atyre të cilët diplomojnë, sepse shohim këtë lloj diferencimi në aspekte të punësimit të vendeve të punës ku një i diplomuar nga UKIMI dhe një i diplomuar nga Nënë Tereza ose universitetet tjera kanë diferencë në koeficientin e vlerësimit që e japin për tu pranuar në punë”, tha Bela.
Ai shtoi se zv/drejtori po angazhohet në këtë drejtim që të ketë një lloj nivelizmi të koeficienteve me të cilët do t’ju lejohet hapësirëve studentëve shqiptarë të jenë të trajtuar njejtë në mënyrë të barabartë.
Data 29.09.2026
Aktuale
- 122 ditë protestë për largimin e Ramës, shqiptarët vijojnë qëndresën në sheshe e rrugë
- Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%
- Ana Kabashi i jep fund beqarisë, zbulohet se kush është i fejuari i saj – gjithsesi që një milioner
- Bedri Hamza dhe Vjosa Osmani: Një takim i rëndësishëm në Kuvendin e Kosovës
- Shqiptarët e Teksasit protestuan në Austin në mbështetje të UÇK-së
- Mbyllet protesta e 121 kundër qeverisë/ Dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme: Shqipëria kërkon revolucion
- Mexhiti uron Ditën e Boshnjakëve: Kultura dhe kontributi i tyre pasurojnë shoqërinë tonë
- 6 të arrestuar në Shkup, dyshohen për terrorizëm – dyshohet se u gjetën snajperë dhe flamuj të ISIS-it



