LEXO EDHE: Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot në Shkup do të jetë nikoqir i kolegut të tij rumun Bogdan Auresku. Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vend, ministri rumun Auresku do të takohet edhe me presidentin Stevo Pendarovski, kryeparlamentarin Talat Xhaferi, kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministrin për çështje evropiane Bojan Mariçiq.
Author: almakos
“Pse njerëzit duhet ta shikojnë Shangain sa më afër që të jetë e mundur ?” raporton faqja e parë e Financial Times. Në fakt! Nuk ndodh çdo ditë që qyteti më i madh i Kinës dhe qendra e tretë më e madhe financiare në botë ndodhet në një karantinë të paprecedentë. Për të qenë të saktë, termi “karantinë” nuk duket as i mjaftueshëm dhe as i përshtatshëm për të përshkruar situatën atje. Jehona e largët e një altoparlanti kumbon çdo mëngjes, duke u bërë thirrje qytetarëve të përgatiten për testin e detyrueshëm Covid. Me maskën e dyfishtë dhe celularin në…
LEXO EDHE: Kremlini po përgatit “Paradën e Fitores në Mariupol”. Deklarata vjen nga Petro Andryushchenko, këshilltar i kryebashkiakut Vadym Boichenko. Këshilltari shprehu bindjen se, sipas informacionit të marrë, Moska ka urdhëruar administratën e vetëshpallur pro-ruse “të pastrojë një pjesë të rrethit qendror të qytetit nga mbeturinat dhe kufomat për të lejuar paradën më 9 maj. Gjithçka tregon se pushtuesit duan të organizojnë një karnavale fitoreje, në rast suksesi”, tha ai. Sipas tij në zonën e Mariupolit kanë mbërritur tashmë teknikë dhe ekspertë për të organizuar paradën. “Prandaj dështimi i mundshëm i një urdhri të tillë do të ishte një goditje…
Bllokohen shitjet e importuesve të vajit të lulediellit për furnizimet e reja. Bordi i transparencës të çmimeve të shportës për këtë javë mbajti të pandryshuar çmimet e shitjes të vajit të lulediellit në 321 lekë për litër, ndërsa importuesit pohojnë se për muajin prill çmimi i vajit të furnizuar nga Hungaria arriti 400 lekë për litër. Aktorë të tregut ngrenë shqetësimin se çmimet e tregjeve të huaja nuk po ndiqen me rigorozitet nga bordi i transparencës, me arsyetimin se në tregun e brendshëm po tregtohen furnizimet e muajit të kaluar, që janë blerë me çmim më të lirë. “Bordit i…
Kometa më e madhe ndonjëherë po vjen drejt Tokës. Një kometë me një bërthamë 50 herë më të madhe se normalja, po vjen drejt Tokës me shpejtësi 35.000 kilometra në orë, raportoi BBC të mërkurën. Teleskopi Hubble i NASA-s ka përcaktuar se bërthama e akullt e kometës ka një masë prej rreth 500 trilion tonë dhe është 136 km e gjerë – më e madhe se shteti amerikan, Rhode Island. Por nuk është për t’u shqetësuar. Më së afërmi që do të vijë do të jetë një miliard milje larg nga Dielli dhe kjo nuk do të jetë deri në…
Mediat greke kanë publikuar foton e 27-vjeçarit shqiptar që përdhunoi 17-vjeçaren greke. Kujtojmë se i riu u njoh me greken përmes Instagram-it, ndërsa pas kësaj ata u takuan. Shqiptari e mori 17-vjeçaren me makinë dhe e çoi në shtëpinë e tij ku edhe e përdhunoi. Raportohet se ai mbylli derën, ndezi televizorin që fqinjët të mos dëgjonin se çfarë po ndodhte dhe më pas u zhvesh dhe nisi ta përdhunonte atë. Skena “horror” zgjati rreth gjysmë ore. Vajza u mundua që ta largonte me forcën që i kishte mbetur dhe i lutej që të ndalonte, por ai vazhdonte. Ka qenë…
LEXO EDHE: Kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarisë, Andrea Serafimovski, në paraqitjen e tij sonte në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, apelon qytetarët që kur të blejnë një apartament të mos udhëhiqen vetëm nga vendndodhja e tij, por t’i kushtojnë vëmendje cilësisë së ndërtimit. “Ne kemi një numër të madh të vendbanimeve në Shkup, të cilat janë shitur me çmime të tregut, dhe pohoj se për pesë vite për shkak të infrastrukturës së dobët do të ndikojë në jetën e popullatës që ka blerë atje banesë. E cila gjë për momentin nuk mund të shihet. Apelojmë që lokacioni të mos jetë…
LEXO EDHE: Kryetari i LSM-së, Darko Dimovski në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, ka vlerësuar se kërkesa e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë për rritje të pagave për 18.4% është joreale dhe aktualisht e pamundur të realizohet për shkak të problemeve në ekonominë e brendshme dhe atë globale. “Për momentin nuk ka asnjë shans që paga të rritet 18.4% për shkak të krizave që i përmenda. Mendojmë se më e pranueshme për këtë vit është 2800 denarë, aq sa është rritur paga minimale. Dhe, deri në vitin e ardhshëm, kur të harmonizohet paga minimale, në mars do të kërkojmë…
LEXO EDHE: Edhe pse ramë dakord për rritje graduale të pagave brenda gjashtë muajve, zhvillimet në ekonominë vendore dhe atë botërore nuk na lënë vend për të pritur, ka thënë në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alast, kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Darko Dimovski. “Neni 8 thotë se kjo duhet të ndodhë brenda 6 muajve. Po, ashtu është. Ne ramë dakord dhe duhet ta pranoj, por kjo që po na ndodh sot me krizën ekonomike, krizën Covid, krizën energjetike dhe kriza e luftës, tregon se nuk kemi kohë të presim sepse çmimet në dyqane dhe rritja e energjisë…
Ishte ora 20:50 e mbrëmjes së 26 marsit 2022. Ndërsa e gjithë Tirana kishte ndalur frymën me sytë nga ekrani, aty ku ndërkohë po luhej ndeshja miqësore Spanjë-Shqipëri, një ngjarje tjetër me përmasa të frikshme raportohej se po zhvillohej vetëm pak minuta larg kryeqytetit. Një zjarr në komisariatin nr. 5 në Kamëz, që shpejt do të zbulonte jo vetëm përmasat tragjike të asaj çfarë dukej në pamje të parë, por edhe të kushteve skandaloze në dhomat e izolimit të këtij komisariati. Ku ndërsa policët me gjasë kishin ulur ndjeshëm vigjilencën, duke u përqendruar edhe te ndeshja, ky moment shpërqendrimi u…
Një përleshje e rëndë fizike ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, ku një qytetar dhe një kontrollor biletash janë konfrontuar me njëri-tjetrin, pas një konflikti banal mes tyre. Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e përleshjes mes tyre, ndërsa në video shihet se ata janë goditur me grushta me njëri-tjetrin, ndërsa qytetarët e pranishëm aty përpiqen t’i ndajnë, por pa rezultat. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kinostudios në Tiranë. Qytetarët janë frikësuar nga ky sherr, pasi dy personat ishin shumë të acaruar me njëri-tjetrin, sa që njëri prej tyre ka marrë edhe një gur për ta goditur, ndërsa…
Një makinë ka marrë flakë në lëvizje pranë kopshtit Zoologjik në Tiranë. Policia njofton se dyshohet se shkak është bërë një defekt teknik. Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale ndërkohë që grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes. Njoftimi i policisë Me datë 13.04.2022, në afërsi të Kopështit Zoologjik, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin D. Z., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për…

