Një përleshje e rëndë fizike ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, ku një qytetar dhe një kontrollor biletash janë konfrontuar me njëri-tjetrin, pas një konflikti banal mes tyre.
Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e përleshjes mes tyre, ndërsa në video shihet se ata janë goditur me grushta me njëri-tjetrin, ndërsa qytetarët e pranishëm aty përpiqen t’i ndajnë, por pa rezultat.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kinostudios në Tiranë. Qytetarët janë frikësuar nga ky sherr, pasi dy personat ishin shumë të acaruar me njëri-tjetrin, sa që njëri prej tyre ka marrë edhe një gur për ta goditur, ndërsa shihet edhe i gjakosur nga goditja.




