Author: almakos

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se konsultimet me VLEN-in për emrat e rinj të ministrave janë duke vazhduar dhe se në fillim të javës do të dihet gjithçka.Ai tha se për emrat nuk do të pritet përfundimi i kongresit të VMRO-së, por të njëjtat do të dorëzohen në fillim të javës së ardhshme.“Më pas kemi plan për aktivitete që planifikojmë t’i bëjmë edhe brendapartiake dhe me institucionet, kështu që ja, të shkojmë hap pas hapi”, tha Mickoski raporton SHENJA. MARKETING

Lexo më Shumë

Blinda Balluku, zyrtarja më e pushtetshme e qeverisë Rama, është pezulluar ditën e sotme me vendim të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion. Gjyqtari i GJKKO, Erion Çela ka vendosur sot që Balluku të mos ushtrojë më detyrën e zv.kryeministres dhe të Ministres së Infrastrukturës. Po ashtu ndaj Ballukut është caktuar dhe masa e sekuestrimit të pasaportës dhe ndalimit të largimit jashtë vendit. Kjo është hera e parë që SPAK dhe GJKKO caktojnë masa ndaj një zyrtari të lartë që është ende në detyrë. Veç Ballukut jane dhene masa arresti shtepie edhe per dy zyrtarët, Erald Elezi te KESH dhe Gentian Gjylit…

Lexo më Shumë

Ministria e Financave informon se ndryshimet dhe plotësimet e miratuara në Ligjin e TVSH-së nuk do të ndikojnë në mënyrën se si qytetarët marrin dërgesat e tyre nga jashtë vendit, përfshirë ato të porositura përmes platformës TEMU.Dërgesat që qytetarët porosisin nga TEMU deri më tani kanë pasur TVSH të përllogaritur në çmimin e produktit. Kjo praktikë vazhdon edhe pas ndryshimeve në ligj – TVSH-ja do të mbetet e përllogaritur në çmimin e produktit, si deri tani.Kjo do të thotë që qytetarët nuk do të paguajnë asgjë shtesë kur marrin dërgesën, as nuk do të kenë detyrim të ri pagese.TVSH-ja që…

Lexo më Shumë

Lumi Shkumbin raportohet se ka dalë nga shtrati duke përmbytur tokat bujqësore brenda argjinaturës. Shkak janë prurjet e shtuara të ardhura deri më tani dhe sipas parashikimeve pritet të dali nga shtrati deri në tokat e Çermë Shkumbinit. Raportohet se plotat e ujit të ardhura në rritje kanë nxjerrë nga shtrati lumin në zonën e Çërmës së Sipërme dhe në vijim pritet akoma rritje. Është dhënë njoftimi për fermerët që kanë stanet në zonën e Kumarit në Divjakë që të evakuojnë bagëtitë. Ndërkohë situata paraqitet e ndërlikuar edhe në lumin Seman. Ky i fundit ka dalë nga shtrati në zonën e Ngurrëzës së…

Lexo më Shumë

Një 49-vjeçare është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi është zbuluar se shiste rroba të të kontrabanduara nga Greqia. Finalizohet si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të DVP Tiranë me Drejtorinë e Hetimit të Krimeve në DPPSh, operacioni policor i koduar “Outlet”. Goditet një rast i kontrabandimit në Shqipëri, të mallrave të dyshuara të vjedhura në Greqi. Zbulohet dhe bllokohet dyqani në Yzberisht, ku shiteshin mallrat (veshjet) e kontrabanduara. Vihet në pranga administratorja e dyqanit. Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari. Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Drejtorinë…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ftuar partitë parlamentare për një takim mbi caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Takimi është thirrur për në orën 10:30. “Ftoheni në një takim të përbashkët konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme”. “Takimi do të mbahet më 20 nëntor 2025”. Ky zhvillim vjen pasi në seancën e të mërkurës, i mandatuari nga LVV-ja për formimin e qeverisë, Glauk Konjufca, nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme.

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, situata nga reshjet e shiut në Lushnjë dhe Divjakë ka qenë përgjithësisht normale, pa prani uji në tokat bujqësore edhe në zonat që tradicionalisht përmbyteshin çdo vit. Të tre hidrovorët kryesorë të zonës vijojnë punën në gatishmëri të plotë. Hidrovori i Tërbufit ndodhet në kuotën -140 cm, hidrovori i Karavastasë në -180 cm, ndërsa ai i Divjakës në -40 cm. Sipas autoriteteve, pompat janë në funksionim me nga një ose dy njësi, në varësi të prurjeve. Shkumbini aktualisht është rrafsh me brigjet, ndërsa situata më e ndërlikuar paraqitet në lumin Seman. Ky i fundit ka dalë nga…

Lexo më Shumë

Pa rrymë sot gjatë disa periudhave të caktuara kohore do të jenë disa pjesë të Sarajit, Gazi Babës dhe Çairit, kumtoi Qendra për menaxhim me kriza duke iu referuar informatës nga EVN Maqedoni. Në periudhën prej orës 08:00 deri në orën 15:00 pa rrymë do të jenë konsumatorët nga fshati Lubin në Komunën e Sarajit, si dhe objektet e kompanive Majami, Ana Kompani, Mal lift dhe Birraria e prilepit në Komunën Gazi Babë, ndërsa prej orës 09:00 deri në orën 11:00 pa rrymë do të jenë konsumatorët nga rrugët “Nikola Martinovski” dhe “Azem Hajdari”, Teatri shqiptar dhe objektet e locuara…

Lexo më Shumë

Reshjet e shiut kanë vijuar edhe gjatë natës pothuajse në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, por fatmirësisht situata është paraqitur më e qetë dhe janë raportuar më pak problematika, të paktën deri në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm. Në Bashkinë Shkodër situata paraqitet pa probleme, reshjet kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar, por deri tani nuk është evidentuar asnjë problem. Në Vau Dejës reshjet kanë vijuar me intensitet mesatar, por nuk raportohen probleme në përronj, ura apo në rrjetin rrugor. Ndërkohë, furnizimi me energji elektrike vijon normalisht. Edhe në Malësinë e Malësinë e Madhe reshjet kanë vijuar…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.2 lekë dhe do shitet me 84.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.4 lekë dhe do shitet me 104.4 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 108.9 lekë dhe do shitet me 110 lekë.

Lexo më Shumë

Me rastin e 20-vjetorit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, ky institucion edhe këtë vit, për të 16-tën herë me radhë, organizoi ngjarjen prestigjioze “TOP 100, ku në qendër vendosen kompanitë më të suksesshme dhe vlerësohen arritjet e tyre gjatë vitit, shkruan SHENJA. Ngjarja mblodhi bashkë përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, politikanë, biznesmenë, investitorë dhe figura të rëndësishme të ekonomisë vendore, të cilët me praninë e tyre theksuan rëndësinë e këtij jubileu. Kryetari i OEMVP-së, Nuhi Aliu, në fjalimin e tij u shpreh se gjatë vitit 2024, qarkullimi vjetor i kompanive anëtare ka arritur shifrën mbresëlënëse prej 1.7 miliardë…

Lexo më Shumë

Deputetja Saranda Imeri në emisionin “Debat në Shenja”, ka deklaruar se brenda LD-së, ka disa emra të cilët janë lakuar për postin e ministrit të ekologjisë, pasi që sic dihet kryetari i LD-së, Mexhiti, tani më është kryetar i komunës së Çairit. “Përflitet emri i zotri Muhamet Hoxhës ju e dini ka ushtruar detyrën si zëdhënës i qeverisë, është një person tepër profesional dhe mendoj se do ta kryejë punën me sukses dhe do të jetë një ministër, kushtimisht e them nëse zgjidhet me perfomancë të mirë, në bazë të profesionaliteti dhe përvojës që e ka”, deklaroi Imeri.

Lexo më Shumë