Prokuroria Publike njofton se Komisioni për mbikëqyrjen e jashtëzakonshme të lëndëve të ngritura kundër Ramiz Merkos, kryetar i Komunës së Strugës, ka inspektuar të gjitha lëndët e përfunduara dhe në vijimësi ndaj këtij personi dhe për shkak të vëllimit të veprimeve të ndërmarra dhe kompleksiteti, siç thonë ata, një pjesë e lëndëve janë ende duke u studiuar dhe analizuar në detaje. Nga aty shtojnë se për shkak të volumit të veprimeve të ndërmarra dhe kompleksitetit, disa prej rasteve janë ende duke u studiuar dhe analizuar në detaje. Pas përfundimit të kontrolleve, Komisioni do të përgatisë një raport me udhëzime për…
Author: almakos
Bashkësia Fetare Islame njofton besimtarët dhe opinionin publik se qëndrimi i saj rreth propozim ligjeve të kodit civil, të cilat kanë hapur debat ditëve të fundit, mbi të gjitha është mbrojtja e vlerave tradicionale familjare si në strukturë ashtu edhe në moral.“Mbrojtja e familjes dhe gjenit njerëzor është parim bazë nga i cili nuk mund të distancohemi, sepse kjo është bërthama e shoqërisë së shëndoshë. BFI edhe më herët doli me qëndrim se mbështet vendimin e gjithë krerëve të bashkësive fetare në vend, i cili doli si rezultat i mbledhjes së përbashkët me datë 07.05.2023, me ç’rast u theksua se…
Bullgaria është shteti i fundit anëtar i Bashkimit Evropian (BE) që mund të na ligjërojë për respektimin e kritereve të Kopenhagës, tha sot presidenti Stevo Pendarovski, duke komentuar deklaratat e fundit të kolegut të tij bullgar Rumen Radev, i cili ndër të tjera dërgoi një letër tek liderët dhe institucionet evropiane në të cilat anëtarësimi i “Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian duhet të bazohet në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit dhe jo në politikën lobuese”. Në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SCECC), i cili u…
Kryeminstri Dimitar Kovaçevski, me rastin e njërës prej festave më të mëdha fetare, Kurban Bajramit, i ka dërguar urimin kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reis-ul-Ulema Haxhi Hfz. Shaqir Effendi Fetai, anëtarëve të Rijasetit dhe myftinjve, si dhe të gjithë anëtarëve të besimit islam. “Festimi i kësaj feste, e cila është simbol i solidaritetit dhe mirëqenies, është në frymën e bashkëjetesës sonë shekullore që ndërtojmë prej brezash. Festa e Kurban Bajramit na kujton të gjithëve kuptimin dhe madhështinë e ndarjes, dashurinë për fqinjin dhe respektin reciprok”, thuhet në urimin e kryeministrit Kovaçevski. Ajo thekson se vetëm së bashku dhe të bashkuar,…
Në Kosovë xhamitë janë mbushur me qytetarët, të cilët u mblodhën për faljen e namazit të Kurban Bajramit. Programi qendror në Kosovë është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ndërsa hutben e ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili tha se Kurban Bajrami është një ndër festat më të rëndësishme për muslimanët. “Në këtë ditë feste të Kurban Bajramit, besimtarët anë e mbanë botës presin kurban. Qëllimi i prerjes së kurbanit është afrimi edhe më i madh tek Zoti xh.sh. Duke rikujtuar dhe përmendur në vazhdimësi emrin e Allahut, Zoti xh.sh thotë: Ne vërtetë të dhamë ty…
Kurban Bajrami është në qendër të ceremonive të haxhit, një prej shtyllave të fesë Islame. Miliona besimatarë nga gjitha vendet islame ia mësynë vendeve të shenjata për të kryer një prej obiligimeve fetare, ndërkohë që autoritetet saudite vazhduan të aplikojnë kritere rigoroze të organizimimit të një prej tubimeve më të mëdha të njerëzve në një vend. Edhe këtë vit numri haxhilerëve për çdo vend ishte i kufizuar, përfshirë këtu edhe nga vendet ballkanike. Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Shaqir Fetahu, pati deklaruar gjatë përcjelljes së grupit të parë të haxhinjve se numri i haxhilerëve është imponuar nga numri i…
Redaksia e Almakos të gjithë besimtarëve muslimanë jua uron festën e Kurban Bajramit. Paqja dhe gëzimi mbizotërofshin në familjet tuaja. MARKETING
Udhëheqësi i grupit të ashtuquajtur “Grupi të Zjarrit”, Izet Mexhi në një një intervistë për gazetën LAJM deklaroi se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nuk është interesuar për kërncënimet ndaj tij dhe kryetarit të komunës së Çairit, Visar Ganiu. “Me z.Ahmetin nuk kemi kontaktuar më shumë se 7-8 muaj, komunikojmë vetëm përmes mediave, por nuk e ka parë të rrugës edhe në këtë rast ku është i kërcënuar institucioni kryetar komune dhe deputetë të telefonojë apo të merr masa për tejkalimin e situatës. Veprimet kanë qenë në drejtim të mosfunksionimit të prokurorisë dhe gjyqësisë, me vetë faktin që kryetarin e…
Gjykata Kushtetuese do të ngrejë çështje për vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Udhëzimit për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimeve për mënyrën e udhëheqjes, ruajtjes dhe mbrojtjes së librave dhe dokumenteve amë, dhënien e certifikatave, vërtetimeve, transkripteve dhe kopjeve në bazë të librave amë, kryerjen e procedimit dhe përpilimin e procesverbalit për fëmijën e gjetur, rivendosjen e regjistrave të shkatërruar, të dëmtuar ose të zhdukur, si dhe për formularët e librave amë, cerifikatat dhe vërtetimet e lëshuara në bazë të librave amë”. Siç bëjnë të ditur nga Gjykata Kushtetuese, bëhet fjalë për Udhëzimin e miratuar nga Ministria e Drejtësisë më 29 maj…
Presidenti Stevo Pendarovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në kuadër të Samitit të shefave të shteteve të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL), që mbahet në Podgoricë, potencoi se shpreson se deri në nëntor do të bëhen ndryshimet kushtetuese, që shmanget shteti vetë të bllokohet për hyrjen në BE. “Siç dihet, vitin e kaluar ne votuam për pranimin e kornizës evropiane dhe kjo ishte një nga parakushtet për t’i vazhduar negociatat për anëtarësim në BE. Në Ministrinë tonë të Drejtësisë tashmë është formuar një grup pune, i përbërë nga ekspertë dhe përfaqësues politikë të partive…
Bashkësia Fetare Islame njofton besimtarët dhe opinionin publik se qëndrimi i saj rreth propozim ligjeve të kodit civil, të cilat kanë hapur debat ditëve të fundit, mbi të gjitha është mbrojtja e vlerave tradicionale familjare si në strukturë ashtu edhe në moral. “Mbrojtja e familjes dhe gjenit njerëzor është parim bazë nga i cili nuk mund të distancohemi, sepse kjo është bërthama e shoqërisë së shëndoshë. BFI edhe më herët doli me qëndrim se mbështet vendimin e gjithë krerëve të bashkësive fetare në vend, i cili doli si rezultat i mbledhjes së përbashkët me datë 07.05.2023, me ç’rast u theksua…
Peshkopi Jakov Stobinski ka bërë thirrje për protestë që do të mbahet të enjten para Kishës qendrore. Ai tha se arsyet janë dy ligjet, njëri për evidencën amë, tjetri për barazi gjinore. Sipas tij, kishës i pengon konteksti i cili i jepet termit “gjini”, si dhe ajo që një nga ligjet parashikon ndryshimin e gjinisë me deklaratë në noter. JAVKOV STOBINSKI,PESHKOP “Kërkojmë tërheqjen e dy ligjeve, prej të cilëve njëri është në Kuvend, ndërsa ai është Ligji për ndryshimin e evidencës amë, ndërsa i dyti propozim-ligj për barazi gjinore i cili përgatitet që të hyjë në Kuvend. Edhe përkundër vërejtjeve…

