Partia në pushtet ka rikujtuar sot se partia e drejtuar nga Hristijan Mickoski kanë bërë larje parash me keqpërdorim të pozitave zyrtare përmes projektit Shkupi 2014. Ata shtojnë se janë kurdisur tenderë dhe kanë marrë nga qytetarët 57 milionë euro. “Hetimi i Prokurorisë tregoi se vendosja e përmendoreve nga projekti Shkupi 2014, nga buxheti i shtetit janë paguar shumë para, ndërsa përmendoret janë kryer në Itali me shuma më të vogla, ndërsa pjesa tjetër është kthyer në vend, por jo në buxhetin e vendit, por në xhirollogari të huaja”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. Ata shtojnë se kjo ka ndodhur…
Author: almakos
Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) Marko Bislimovski tha sonte se për shkak të problemeve teknike, tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike do të fillojë nga 1 dhjetori dhe atë në terminin më të hershëm të mundshëm. Sipas Bislimovskit, nëse do të kishte politikë në vendimin e tillë, tarifa e lirë ditore do të fillonte nga 1 korriku. Me vendosjen e tarifës së lirë, vendi, vlerësoi Bislimovski, do ta ketë çmimin më të ulët të energjisë elektrike në Evropë. Tani për tani, energji elektrike më të lirë nga ne, siç përmendi, ka vetëm Serbia. Kryetari i KRRE-së beson…
Fraksioni i BDI-së shpreh indinjatën e thellë nga vendimi i Komunës së Butelit, për kthimin e emrave të vjetër të një pjese të rrugëve në këtë komunë, që kohë më parë u zëvendësuan me emra të personaliteteve të shquara shqiptare. Theksojmë, se iniciativa e dërguar në Qytetin e Shkupit për miratim, përveç që është tendencioze, është edhe joligjore, sepse vendosja e emrave të rinj të figurave shqiptare është bërë duke i respektuar të gjitha procedurat ligjore dhe duke e respektuar plotësisht Parimin e Badinterit. Ju bëjmë thirrje publike kryetarit të Komunës Butel dhe kryetares së Qytetit të Shkupit t’i vendosin…
Institucionet të kontrollojnë gjetjet për të gjitha bazat, pse Ramiz Merko u fut në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është e pakuptueshme se si hetuesit nga SHBA kanë pasur informacione për diçka që ka ndodhur këtu, ndërsa institucionet përgjegjëse në vendin tonë jo, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në seancën për pyetje të deputetëve, duke iu përgjigjur deputetit Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE, i cili pyeti nëse kryeministri do të kërkonte dorëheqjen e kryetarit të Strugës. Kovaçevski tha se çdo zyrtar i zgjedhur duhet të punojë sipas ligjeve dhe në interes të qytetarëve dhe përsëriti se po të…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot realizoi takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian Dejvid Gir, ku biseduan për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike, si dhe për reformat të cilat vendi duhet t’i zbatojë, ndërsa që janë të rëndësishme për rrugën e saj drejt BE-së. Siç njoftuan nga VMRO-DPMNE, Mickoski në takim theksoi se ekonomia e Mqqedonisë nga dita në ditë po fundoset, qytetarët po bëhen gjtihnjë e më të varfër, ndërsa pushteti nuk është i aftë t’u ndihmojë qytetarëve dhe biznesit në kohë krize. Në takim, Mickoski theksoi se pushteti nuk ka as kapacitet, as dëshirë për t’i zbatuar reformat,…
Pesëmbëdhjetë persona fizik dhe 7 persona juridik janë të dyshuar për blerjen e 11 monumenteve që u ndërtuan si pjesë e Shkupit 2014. Pas arrestimit të ish kryetarit të komunës qendër Vladimir Todoroviq në mesnatë në aeroportin e Shkupit, Prokuria dhe detaje për rastin më të ri me emrin e koduar “Feniks”. Përveç Todoroviqit, mes të dyshuarve janë edhe, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja e kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska dhe ish-ministri i Financave Zoran Stavrevski dhe Violeta Alarova. LJUBOMIR LAPE, PROKUROR “Pas një hetimi të detajuar me emrin e koduar ‘Fenix’, gjyqtarit të procedurës paraprake i janë dorëzuar kërkesat për kontroll, konfiskim…
Qeveria nuk do të tërhiqet nga synimi i saj për të rritur TVSH-në për faturat e energjisë elektrike për familjet dhe konsumatorët e vegjël në tregun e rregulluar nga 10 në 18 për qind nga 1 korriku.Këtë e ka konfirmuar ministri i Financave, Fatmir Besimi. Ai tha se ulja e TVSH-së ishte për shkak të krizës energjetike.“Ulja e TVSH-së ishte një fazë në krizën fillestare energjetike me uljen e saj nga 18 në 5 për qind. Më pas u rrit në 10 për qind dhe kthimi në 18 për qind u zgjat deri në qershor të këtij viti. Tani ka…
“Vetëm Bullgaria dhe Mickoski janë të pakënaqur me mbështetjen e fortë dhe të qartë të Gjermanisë dhe kancelarit Olaf Scholz për të ardhmen evropiane të vendit dhe për identitetin, gjuhën dhe veçantinë maqedonase”, thonë nga LSDM në një kumtesë për media.Sipas tyre, ndryshimi shumë i shpeshtë i pikëpamjeve të Mickoskit për të ardhmen evropiane të vendit, për gjuhën maqedonase, nuk flet mirë për të dhe tregon se ai mund të jetë plotësisht i humbur. “Mickoski ka një mundësi unike për t’iu bashkuar procesit të realizimit të qëllimit strategjik të anëtarësimit në BE. Nëse e shpërdoron këtë shans, atëherë patjetër do…
Këshilltarët shqiptarë në komunën e Butelit, kanë reaguar pas kërkesë së kryetarit të Butelit, për të rikthyer emrat e vjetër, raporton SHENJA. Ja dhe reagimi i plotë: Iniciativa e kryetarit të Komunës së Butelit për kthimin e emrave të vjetër në Komunën e Butelit është krejt e qartë se bëhet vetëm nga motive antishqiptare. Ashtu siç mund të shihet nga kërkesa e tij, 90% e emrave që ai propozon të kthehen sipas emërtimit të vjetër janë emra të personaliteteve të historisë shqiptare. Ne kemi jetuar 70 vjet në Butel me emra të personaliteteve maqedonase, serbe e, madje, edhe vietnameze dhe…
Bullgaria nuk vendos kushte të reja për anëtarësimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, tha presidenti bullgar, Rumen Radev, dhe theksoi se nga Shkupi kërkohet t’i përmbushë obligimet tashmë të marra, të përcaktuara në kornizën e negociatave.“Ne nuk mund të ndërtojmë fqinjësi të mirë dhe një të ardhme të qëndrueshme evropiane me gjuhën e urrejtjes, me falsifikime dhe fyerje ndaj bullgarëve në tekste, me mospublikimin e arkivave të shërbimeve për persekutimin e bullgarëve në Maqedoni dhe mungesën e rehabilitimit të viktimave të pafajshme. me diskriminim të vazhdueshëm ndaj qytetarëve me vetëdije bullgare”. “Nëse jemi një vend i përgjegjshëm anëtar…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (29.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 205 gjoba, nga të cilat 55 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 17 për vozitje pa patentë shofer, 3 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 8 gjoba për drejtuesit e motoçikletave.“Dy sanksione janë shqiptuar për kalimin në sinjal të mbyllur – semafor i kuq, nëntë sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre masa për mospërdorim të rripit të sigurimit”. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në…
Katër javë Kovaçevski pati mundësi të zgjedhë mes dy ofertave tona, por prej sot ato nuk vlejnë dhe ka vetëm një opsion – zgjedhje të parakohshme parlamentare, kumtoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Në intervistën e sotme në Kanal 5, ai tha se jo vetëm që pushteti dhe opozita nuk negociojnë, por edhe janë shumë larg negociatave. “Pozicioni ynë është i qartë, ne luajmë haptazi. Dy opsionet që i ofrova në takimin e liderëve ishin në tryezë deri në këtë moment, por ende nuk kam dëgjuar nga Kovaçevski se cilën opsion e pranon, të parin apo të dytin. Prej sot…

