Author: almakos

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot para gazetarëve tha se i vjen turp para Strasburgut për ata që ndotin gjyqësorin dhe prokurorinë.“Vura re se deklarata thotë qartë se ata kanë vërejtje mbi procesin, mënyrën e gjykimit, shkeljen e të drejtave të njeriut dhe po hapin një rast për të shqyrtuar atë proces.Do t’ju kujtoj se kemi folur për raste të tilla për një kohë të gjatë. Këta janë gjyqtarët, pagat e të cilëve janë të ulëta, ata duan dyfish, trefish shumën. Të imponuara nga partia dhe të kapura nga qeveria e mëparshme”, thaMickoski tha se gjyqtari që drejtoi rastin gjyqësor…

Lexo më Shumë

Është mbajtur sot seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ku janë zbuluar të tjera prova që provojnë lidhjen e tij me ekzekutorin, Granit Plava. Prokurorja e çështjes, Javorka Perlinçeviq ka zbardhur komunikimet që kanë pasur Naim Murseli dhe Granit Plava, disa ditë radhazi para se të ndodhte vrasja. Para trupit gjykues, ajo ka prezantuar prova edhe se si natën e vrasjes, Granit Plava kishte qenë prezent në të njëjtin restorant me Naim Murselin e familjen e tij. “Dhe prova tjetër është, për thirrjet telefonike nga telefonat e të pandehurit nga Granit Plava dhe…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm bullgar, Georg Georgiev, thotë se ka folur disa herë me homologun e tij nga RMV, Timço Mucunski, në lidhje me zbatimin e ndryshimeve kushtetuese që janë pjesë e Kornizës Negociuese të Maqedonisë me BE-në. “Kam folur shumë herë me Timço Mucunskin. Ai e njeh shumë mirë dhe kategorikisht qëndrimin tonë. Por, që tani e tutje, roli i tij është të bindë qeverinë e tij që t’i përmbahet konsensusit të vitit 2022”, tha Georgiev në lidhje me fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në. “Nga ana jonë, ne kemi bërë një kërkesë shumë serioze. Në maj të këtij…

Lexo më Shumë

Punëtorët e “Trafikut Urban” janë nisur drejt objektit të Qeverisë për ta vazhduar protestën atje. Në mesin e tyre është edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas kërkesës që ata i bënë për t’u bashkuar. “E ndjej shumë, për të gjithë këta punëtorë këtu që janë të papaguar, faleminderit për të gjithë punën që e keni bërë për tërë këta muaj për t’i shërbyer qytetarët e kryeqytetit përkundër sabotazhave përkundër bllokadave”, ka thënë Rama.

Lexo më Shumë

Rruga Qukës-Qafë Plloçë e inauguruar me bujë dy muaj më parë nga Belinda Balluku, e pezulluar tashmë nga detyre, prej më shumë se 24 orësh vijon të jetë e bllokuar. [embedded content]Shkak janë bërë masivet shkëmbore të cilët kanë rrëshqitur, duke prishur dhe bllokuar këtë aks rrugor që ka kushtuar 260 milionë euro. Pas rrëshqitjes së dheut dhe shkëmbinjve, autoritetet kanë nisur punën që në orët e para të mëngjesit të së hënës për pastrimin e rrugës. Mjetet e firmës kontraktore po punojnë për largimin e masiveve të dheut dhe shkëmbinjve, me qëllim hapjen e segmentit ndërkohë që qarkullimi i…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq dosjen në ngarkim të dy vëllezërve, Shkëlqim dhe Florjan Duka të cilët akuzohet për vrasjen e biznesmenit Eduard Reçi, ngjarje e ndodhur 13 nëntor 2024. Njoftimi: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit F.D. dhe Sh.D. për veprat penale ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ parashikuar nga nenet 78, pg.2 e 25, 278 dhe 279, pg.1 e…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e plagosjes së 40-vjeçarit, Marilen Jata që ndodhi mbrëmjen e djeshme (23 nëntor) në zonën e Institutit. Mësohet se Marilen Jata është qëlluar me armë zjarri nga shoku i tij,  ku plumbi e ka kapur në këmbë. Ata më përpara kanë qenë shokë, por prej tre muajsh nuk flisnin me njëri tjetrin. Mbrëmjen e së dielës i plagosuri sapo është futur në rrugicë, aty i ka dalë para autori ku e ke qëlluar me pistoletë. Menjëherë pas kësaj, autori është arratisur. Pritet që oficerët e policisë të marrin në pyetje të plagosurin në Spitalin…

Lexo më Shumë

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me tritolin tek lokali në zonën e Kamzës, ku për këtë ngjarje u kapën tre persona, Jeton Lami,  Florin Domi dhe Flogert Mzhika. Sipas burimeve, disa ditë përpara ngjarjes, Florin Domi, i cili ka një biznes në afërsi të lokalit, ka thirrur pronarin e lokalit Saimir Sina duke i thënë se po e kërkon Jeton Lami. Sina ka shkuar dhe e ka takuar Lamin ku ky i fundit i ka thënë që ‘pse na kundërshton’. Sina i ka thënë që nuk i njihte fare. Pas kësaj Lami i ka thënë meqë nuk na…

Lexo më Shumë

Personi që shikohet në këtë video është autori i vendosjes së tritolit në banesën e deputetit të PD Xhelal Mziu. Janë kamerat e banesave në afërsi të Mziut që kanë fiksuar lëvizjet e autorit të dyshuar.Grupi hetimor ka dyshime se i njëjti person është autor dhe i tritolit në lokalin në Kamëz. Jo vetëm kaq, por ky person dyshohet se fshihet pas të paktën 6 tritolëve të shënuara gjatë vitit të fundit, jo vetëm në Kamëz, por edhe në zona të tjera të Tiranës. Sipas burimeve, ka dyshime të forta se këto ngjarje kanë ndodhur nga e njëjta dorë.Kamerat e…

Lexo më Shumë

Këtë të hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Në orët e pasdites pritet përsëri riaktivizim i reshjeve të shiut në veriperëndim-perëndim me intensitet të ulët. Në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët në orët pasdites dhe të mbrëmjes. Era do të fryjë me drejtim nga juglindja me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 20m/s Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-5 ballë.

Lexo më Shumë

16:27 | 23 Nëntor 2025E.GNjë orë xhepi prej ari, që i përkiste një prej pasagjerëve më të pasur të Titanikut, është shitur në ankand për 1. 78 milionë paundë. Isidor Straus dhe gruaja e tij Ida ishin midis më shumë se 1,500 personave që vdiqën kur anija që udhëtonte nga Southampton për në Nju Jork u mbyt pasi goditi një ajsberg më 14 prill 1912. Trupi i tij u nxor nga Atlantiku disa ditë pas katastrofës dhe midis sendeve të tij ishte një orë xhepi prej ari 18 karatësh. Ora e xhepit ndaloi në orën 02:20, në momentin kur Titaniku…

Lexo më Shumë

Në numrin e emergjencës 112 mbrëmë (22.11.2025), në orën 20:51 dhe 21:17, janë pranuar dy telefonata që njoftonin për mjete shpërthyese të vendosura në sallën sportive “Jane Sandanski” dhe në hotelin ngjitur me të. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme nga policia dhe janë kryer kontrollet e detajuara, të cilat kanë konstatuar se bëhej fjalë për alarm të rremë. Policia ka nisur procedurat për identifikimin e personave që kanë dërguar këto njoftime.

Lexo më Shumë