Një 15-vjeçar ka përfunduar me plagë të rënda në spital, pasi është plagosur me thikë nga një 14-vjeçar. Uniformat blu njoftojnë se ngjarja ka ndodhur dje 25.11.2025, në lagjen nr. 14/1, në rrugën “Lugina e Karavastasë” në Durrës. Gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi i mitur M. K., 14 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. B., 15 vjeç, duke i shkaktuar atij plagë të rënda. I dëmtuari aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë autori 14-vjeçar është arrestuar. Ai akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë…
Author: almakos
Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim të vlerës së shtuar në lexim të dytë sot do të jetë para anëtarëve të Komisionit të Kuvendit për financim dhe buxhet. MARKETING Share Now Facebook Twitter
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.9 lekë dhe do shitet me 84.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.9 lekë dhe do shitet me 103.9 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.2 lekë dhe do shitet me 110.3 lekë.
Ditën e sotme priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan priten reshje intensive. shi ne tirane, moti, cadra Sipas Institutit të Gjeoshkencave në qarqet e tjerë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Reshjet në të gjitha qarqet pritet të shoqërohen me shtrëngata. Nga historia me talentin e Realit te fotot e nxehta, po*nostarja nuk përmbahetIsh-prefekti i Tiranës martohet me psikologen e njohur pas divorcit, fotot gjatë celebrimitNë Veri dhe Lindje në lartësitë mbi 1000 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore. Rreziku nga…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shtruar një drekë për të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, dhe stafin e saj, me rastin e Ditës së Falënderimeve. Zyra e Kryeministrit njofton se kjo traditë tashmë është në vitin e saj të dytë dhe synon të shndërrohet në një aktivitet shumëvjeçar që forcon marrëdhëniet ndërmjet zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës dhe Ambasadës së SHBA-së. Sipas njoftimit, dreka përfshiu shumë nga ushqimet tradicionale të Ditës së Falënderimeve, festë kjo që në Shtetet e Bashkuara kremtohet prej afro 400 vjetësh dhe u shpall festë…
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka deklaruar se drejtuesi i ardhshëm i koalicionit qeverisës VLEN do të zgjidhet midis tij dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Në një intervistë për emisionin “Direkto” në televizionin Telma, Mexhiti theksoi se të dy politikanët përfaqësojnë qendra të rëndësishme të shqiptarëve në vend, gjë që i bën kandidatët më potencialë për postin e kreut të koalicionit. “Është diku këtu. Ai është më shumë një faktor në Tetovë, unë jam në Shkup. Këto janë dy qytete të mëdha ku janë të përqendruar shqiptarët dhe për këtë arsye po punojmë për zgjidhje…
Kryesisht me vransira karakterizohet moti ditën e mërkurë në vend, me reshje të dobëta shiu që shfaqen kohëpaskohe, më të shpesa paradite dhe më vonë gjatë mbrëmjes. Ditën herë herë mund të ketë intervale të shkurta me diell. Temperaturat mbeten ende të larta, me minimale prej 7C e 10C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 11C e 14C. Orëve të mëngjesit frynë erë më e theksuar jugore e juglindore 4-11m/s, me hove deri në 15m/s, relieveve malore. Ditën e enjtë me depërtimin e frontit të ftohtë, reshjet e shiu shndërrohen në dëborë edhe pjesëve të ulëta të vendit, me mundësi që…
Një situatë shqetësuese është raportuar nga banorët e fshatit Shtrezë, në lagjen Gjutaj të zonës së Shishtavecit në Kukës, ku një urë e dëmtuar nga reshjet e ditëve të fundit, po rrezikon jetën e banorëve. Siç shihet edhe nga pamjet, ura ka pësuar dëmtime të mëdha duke u kthyer në rrezik për 20 familje të asaj zone dhe sidomos për fëmijët, të cilët e përdorin për të shkuar në shkollë. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet, për të siguruar një urë të sigurt për ta dhe për fëmijët, si dhe për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme.
Emisioni “Në Shënjestër” publikoi të dhëna të reja nga dosja hetimore e SPAK ku thuhet se janë evidentuar veprime të kundraligjshme nga e pandehura Belinda Balluku e cila në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik, prej fazës përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave, deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues. “E pandehura Belinda Balluku, e cila në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë paracaktuar…
Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik prej nesër e deri të shtunën do të përqendrohet moti kryesisht i vranët dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Nga DPHM paralajmërojnë se reshje më të rrë,byeshme priten gjatë ditës së nesërme dhe të enjten (mbi 25 l/m për 24 orë). Për shkak të lëshimit të masës më të ftojtë ajrore nga veriu, të enjten në male reshjet dotë jenë me borë, ndërsa temperaturat e ditës do të shënojnë rënie për 4-6 gradë në karahasim me ditën e nesërme. Stabilizim i motit pritet nga e diela.
Duke filluar nga dita e nesërme, qytetarët e komunave Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë do të kenë mundësi të verifikojnë të dhënat e tyre në listën zgjedhore. Shqyrtimi publik do të jetë i hapur nga 26 nëntori deri më 10 dhjetor. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) u bën thirrje të gjithë votuesve që kanë nevojë të përditësojnë apo korrigjojnë të dhënat e tyre, që të paraqesin kërkesat përkatëse në mënyrë elektronike ose fizikisht në zyrat rajonale të KSHZ-së. Po ashtu, qytetarët ftohen të raportojnë edhe personat e afërt të familjes që kanë ndërruar jetë, me qëllim që emrat e…
Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se ka nisur procedura për zgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe se intervistat me kandidatët do të zhvillohen më 11 dhjetor 2025, në orën 09:00. Pas intervistave, KLP do të vijojë me procesin e zgjedhjes së Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kujtojmë se katër kandidatët në garë janë Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gogaj, të gjithë pjesë e strukturës aktuale të SPAK-ut, të cilët pritet të kalojnë në fazën e intervistimeve publike, një proces i hapur që do të përfshijë…

