Author: almakos

Moti në mëngjes do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare dhe me kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit në disa lugina. Pasdite, vranësirat do të shtohen dhe do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugor, informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri 5, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 13 deri 17 gradë celsius. Në ditët në vijim moti do të jetë me diell, përveç ditës së enjte ku…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.8 lekë dhe do shitet me 96.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 105.1 lekë dhe do shitet me 106.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.6 lekë dhe do shitet me 110.6 lekë.

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike (LD), Izet Mexhiti, së bashku me strukturat partiake, ka vendosur që subjekti politik që ai drejton të shkrihet në VLEN, në kuadër të procesit të shndërrimit të këtij koalicioni në një parti të vetme politike. Në një njoftim zyrtar, LD bëri të ditur se me propozim të kryetarit Mexhiti është mbajtur një takim me strukturat partiake, me një pikë të vetme në rendin e ditës – zyrtarizimin e VLEN-it si forcë e bashkuar politike. Sipas njoftimit, ky vendim vjen si përgjigje ndaj, siç thuhet, kërkesës së shumicës së shqiptarëve për bashkim dhe përfaqësim më të konsoliduar…

Lexo më Shumë

Ditëve të fundit po shohim se sa është me rëndësi të gjitha 32 shtetet aleate, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut të bashkohen, të punojnë së bashku dhe të sigurojnë mbrojtje kolektive në territorin e NATO-s, porositi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në kazermën “Ilinden” prej ku foli para pjesëtarëve të Grupit të lehtë këmbësorik të bataljonit, duke e lavdëruar rolin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë dhe kontributin e saj ndaj sigurisë kolektive. Në fjalimin e tij, Rutte theksoi se është i impresionuar nga angazhimi i vendit si anëtare e NATO-s prej vitit 2020, duke e potencuar…

Lexo më Shumë

Gjatë emisionit “Në Shënjestër” u zbuluan detaje nga dosja hetimore e SPAK, ku sipas hetimit, është parë mënyra e sofistikuar se si janë menaxhuar kohë pas kohe të ardhurat financiare që ky grupim kriminal ka mundur të fitojë nga trafiku ndërkombëtar i drogës. Protofoli prej 14 milion euro për llogari të Franc Çopja, nuk është rasti i parë i gjurmuar dhe i sekuestruar me sukses nga Prokuroria e Posaçme. Prokurorja e SPAK, Dorina Bejko ka theksuar se një tjetër portofol me kriptomonedha në vlerën 15 milion euro është sekuestruar, por që për arsye hetimi nuk bëhet e ditur se kujt…

Lexo më Shumë

Në emisionin “Në Shënjestër” në News24 me autore Klodiana Lalën, u publikuan bisedat e transkriptuara nga aplikacioni SkyEcc ku shihet se si kreu i grupit kriminal Franc Çopja kërkon të investojë në kriptomonedha, si një formë e re e pastrimit të parave. Grupet kriminale tani edhe më shumë po përdorin kriptovalutat jo vetëm për të bërë pagesat për blerjen e sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike, por edhe për të investuar këto të ardhura në portofole dixhitale në kriptovaluta. Ndër bisedat e zbardhura janë ato midis Franc Çopjas dhe Ervis Çelës, nga fshati Fatish i Peqinit që mund të konsiderohet…

Lexo më Shumë

Anëtarësimi në NATO është rezultat i politikave sstrategjike, vizionare dhe shtetërore të Lidhjes socialdemokrate në disa dekadat e fundit, deklaroi sot në konferencën për shtyp në Kuvend kryetari i  LSDM-së dhe deputeti Venko Filipçe, pas fjalimit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend. “Patëm mundësi ta dëgjojmë fjalimin e tij në Kuvend. Do të thoja se anëtarësiminë NATO është rezultat i politikave strategjike, vizionare dhe shtetërore të Lidhjes socialdemokrate në disa deakadat e fundit. Ajo rrugë nuk ishte e lehtë, megjithatë tani përfundimisht ne mund tël ndihemi të sigurt, kufijtë…

Lexo më Shumë

Mungesa e takimeve të mëngjesit, mungesa e vendimmarrjes në grup për terapinë dhe protokollet jo të abdejtuara ishin disa nga mangësitë që ish-drejtoresha e përkohshme e Klinikës së Onkologjisë, Violeta Klisarovska, i paraqiti në gjyqin për rastin “Onkologjia 2”. Ajo tregoi se me emërimin e saj kishte gjetur borxhe, pagesa të pabarabarta ndaj furnizuesve dhe seanca gjyqësore, si dhe vonesë në prokurimin e terapisë që çoi në rrezikun e ndërprerjes së trajtimit. Klisarovska dëshmoi se u përpoq t’i kapërcejë këto gjendje duke futur një këshill onkologjik, analiza sistemike dhe punë transparente. “Kolegiumi profesional është forca lëvizëse e një organizate shëndetësore,…

Lexo më Shumë

Rritja e çmimeve të naftës mund të përkeqësohet shumë nëse situata në Lindjen e Mesme nuk përmirësohet së shpejti. Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm në SHBA, çmimet e naftës amerikane u rritën me 9.2%, duke u afruar me rritjen më të madhe njëditore që nga maji 2020. Kjo rritje alarmante ka tërhequr vëmendjen e tregtarëve dhe analistëve, të cilët parashikojnë një situatë të vështirë nëse tensionet në rajon vazhdojnë. Çmimi i naftës bruto arriti deri në 77.98 dollarë për fuçi, niveli më i lartë brenda ditës që nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj objekteve bërthamore…

Lexo më Shumë

Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula ka vendosur pezullimin nga detyra të dy drejtorëve të Inspektoratit Kombëtarë të Mbrojtjes së Territorit, Klesti Çela dhe Fatmir Meta. Ngjarja e rëndë u raportua sot nga gazetaja Klodiana Lala, ky mësohet se drejtori i Mjedisit në IKMT ka dhunuar drejtorin e zbatimit të vendimeve, Fatmir Meta. Ngjarja ka ndodhur në zyrën e Fatmir Metës, ky Klesti Çela dhe tre persona të tjerë e kanë dhunuar këtë të fundit me qyta pistolete. Por për Dashnor Sulën ngjarje të tilla nuk do kalojnë papërgjegjësi. “. Personat e përfshirë janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e…

Lexo më Shumë

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën nacionale Sarandë-Delvinë, në afërsi të fshatit Stjar, përballë fshatit Mavropull. [embedded content] Një makinë tip ‘Toyota’, me targë AB196PI, që drejtohej nga shtetasi Fatmir Kuci, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e përmbysur në kanal. Për rrjedhojë kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, K. Kuci. Menjëherë është njoftuar ambulanca e cila i ka transportuar në urgjencën e Sarandës për ndihmë mjekësore. delvine Sipas bluzave të bardha, ata janë dëmtuar lehtë dhe janë jashtë rrezikut. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës kanë shkuar në vendngjarje dhe po…

Lexo më Shumë

Para se të ndodhte ngjarja tragjike në Karposh, e ndjera Ivana kishte dënoncuar në polici për një mosmarrëveshje me bashëkshortin dhe më pas e kishte tërhequr kallëzimin. Dy orë më pas, ajo u hodh nga ballkoni bashkë me vajzën e saj. Sipas ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovskit, i cili dha detaje të reja për këtë rast, gjë viktima të njejtën gjë e kishte bërë edhe shumë herë të tjera, kishte denoncuar dhunë dhe më pas e kishte tërhequr denoncimin. Ministri citoi procesverbalin e viktimës të bërë ditën e tragjedisë. Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm “Po citoj ‘Sqaroj se në lidhje…

Lexo më Shumë