Emisioni “Në Shënjestër” ka zbuluar detaje sa i përket ngjarjeve që çuan deri në vendosjen e tritolit te “Perla e Detit” në Kamëz. Në dëshminë e pronarit Sajmir Sina, thuhet se pasi ka refuzuar që pronën t’ia jepte me qira Flogert Mezhikës, ka pasur konflikte me këtë të fundit, ku i ka thënë se askush tjetër nuk do ta gëzonte lokalin përveç tij. Më tej në dosjen hetimore e siguruar nga “Në Shënjestër”, thuhet se Jeton Lami, në një takim me Sinën i ka vendosur një gjobë atij në shumë prej 500 mijë eurosh, ndërsa i ka lënë afat ta…
Author: almakos
Petrit Pepkola është 35-vjeçari që u dhunua sot me sende të forta në Lezhë. Burime për Panorama Online bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pike karburanti, në aksin rrugor Lezhë–Rrilë. Dyshohet se shkak për sherrin mes 35-vjeçarit dhe autorëve të ketë qenë një vazjë. Mësohet se Pepkola është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas është goditur me mjete të forta nga autorët. Fillimisht ai është dërguar në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë kryqëzimit të fshatit Rrilë në Lezhë, ku një i ri rreth të tridhjetave, me mbiemrin Pepkola, është dhunuar barbarisht. I riu ka marrë plagë të shumta pasi dyshohet se është goditur me sende të forta. Ai është transportuar fillimisht në spitalin rajonal të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa për shkak të gjendjes së rënduar është dërguar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje.
Ministria e Financave realizoi pagesën prej 785 milionë denarëve ndaj Bankës Zhvillimore për mbështetjen e kompanitë vendase. Kjo është transheja e shtatë që po transferohet nga buxheti qendror në Bankën Zhvillimore, nga mjetet e destinuara për të stimuluar ciklin e investimeve në sektorin privat prej rreth 300 milionë eurove. Me këtë transhe, vlera që shteti ka injektuar ndaj ekonomisë vendase për të mbështetur investimet tejkalon 200 milionë euro. Konkretisht, 190.5 milionë euro janë investuar përmes gjashtë transheve të paguara. Mjetet, të cilat janë parashikuar në Buxhetin e vitit 2025 në vlerë prej 250 milionë eurove, janë siguruar me kushte të…
Aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Maliq – Lozhan. Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një mjet ka goditur një këmbësor që po kalonte rrugën dhe i cili raportohet se ka ndërruar jetë. Sipas burimeve, mësohet se identiteti i viktimës është Bashkim Hida, 67 vjeç. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Maliq / Informacion paraprak Rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Maliq-Lozhan”, automjeti me drejtues shtetasin D. Q.,(punonjës policie), ka përplasur shtetasin B. H., rreth 67 vjeç. Si pasojë e…
Aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Maliq – Lozhan. Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një mjet ka goditur një këmbësor që po kalonte rrugën dhe i cili raportohet se ka ndërruar jetë. Policia ndodhet në vendngjarje. Vijon…
Gjykata Kushtetuese ka nisur procedurat për zgjedhjen e Kryetarit të ri të kësaj gjykate. Në mbledhjen e sotme të trupës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e kryesuar nga anëtarja Marsida Xhaferllari, u vendos nisja e procedurave për zgjedhjen e kryetarit të ri. Kujtojmë se Holta Zaçajt i mbaroi mandati si kryetare e kësaj gjykate më 10 mars të këtij. Ata që kanë interes të jenë kryetar të kësaj gjykate duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim brenda 5 ditësh. Njoftimi: VENDIM Nr. 11, datë 02.12.2025 “PËR NISJEN E PROCEDURAVE PËR ZGJEDHJEN E KRYETARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE” Mbledhja e Gjyqtarëve të…
110 mijë shkelje ka detektuar sistemi “Safe City” në 24 orët e fundit edhe atë vetëm në kryeqytet duke llogaritur si shkelje tejkalim të shpejtësisë edhe 1 km më tepër se shpejtësia e lejuar. I pyetur nga TV Shenja, Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se në diskurs janë dy modele, ai i Zvicrës që nuk parasheh tolerancë fare ose që të ketë tolerancë si disa vende të Bashkimit Eruopian. Ai tha se dënime do të ketë edhe për ministrat dhe zyrtarët që do të shkelin rregullat në komunikacion dhe do të kapen nga kamerat e sistemit “Safe…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, tha sot se seanca për shkarkimin e ministrit Orhan Murtezani, dhe zgjedhja e ministrave të rinj me shumë mundësi do të mbahet pas përfundimit të seancës për Buxhetin e vitit 2026, konkretisht midis 15 dhe 18 dhjetorit. Megjithatë, ai nuk e përjashtoi mundësinë që kjo të ndodhë më herët. Ai gjatë një brifingu me gazetarët tha se, plani i tij është të mbajë pyetje të opozitës para kësaj seance, në mënyrë që të gjithë të jenë të pranishëm në Parlament – si Kryeministri ashtu edhe të gjithë ministrat. Seanca e 73-të plenare është planifikuar për…
Një aksident dramatik ka ndodhur sot pasdite në unazën jugore të qytetit të Fierit. Drejtuesi i një mjeti raportohet se ka humbur kontrollin, duke goditur një makinë tjetër të parkuar. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit të parë, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të qytetit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu edhe shërbimet e Policisë Rrugore mbërritën në vendngjarje për hetimin dhe zbardhjen e aksidentit. Mbeten të panjohura shkaqet e humbjes së kontrollit të mjetit, që sollën edhe aksidentin.
Një dokument i rrallë nga arkivat e Universitetit të Harvardit zbulohet si një dëshmi e përpjekjeve amerikane për të mbrojtur trashëgiminë kulturore shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky dokument hedh dritë mbi një histori të panjohur, duke treguar se si SHBA u angazhuan për të ruajtur pasuritë kulturore të Shqipërisë nga shkatërrimet e luftës. Ky dokument është pjesë e “Komisionit Robert”, një grup i veçantë i krijuar nga studiues të trashëgimisë kulturore dhe arteve nga disa universitete amerikane. Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, ky komision punoi për të hartuar lista të detajuara të monumenteve dhe objekteve me…
Një 15-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, pasi dyshohet se kishte konsumuar fotoksinë. Policia e Elbasanit thotë se fillimisht 15-vjeçari u paraqit në spitalin e Elbasanit dhe më pas u transportua drejt QSUT, ku edhe humbi jetën. “Në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar për mjekim një 15-vjeçar, i cili më pas është dërguar në QSUT, por pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, ai ka humbur jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15-vjeçari ka konsumuar fotoksinë. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë, për vlerësim”, thote policia.

