Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit. PZAP në vendimin e saj thotë se aprovohet rekomandimi i Zyrës për Çertfikim dhe Kontroll Financiar në KQZ dhe Lista Serbe çertifikohet për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit. “APROVOHET ankesa e subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, e paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me nr. protokolli 01/3562/2025, datë 02.12.2025, NDRYSHOHET vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me nr. protokolli 01/3562/2025, datë 02.12.2025, ashtu…
Author: almakos
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka bërë thirrje PDK-së që të hapet për profile të reja në parti. Përmes një postimi në Facebook, ai tha se partia do të bëhej më e fortë me profilet e Sylejman Selimit, Fatmir Limajt, Rrustem Mustafës, Atifete Jahjagës, Buna Mustafës, Kolë Berishës, apo përfshirja e vajzave të Profesor Çettës, Agatës dhe Donikës si dhe personaliteteve tjera për zgjedhjet që na presin. Ky është shkrimi i tij: Hapja e PDK-së ndaj personaliteteve të pa përfshira në rrjedha politike, është e domosdoshme në këtë kohë vendimtare për kthesën e fortë që i duhet vendit, për…
Komuna e Tetovës mbajti sot një mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës artistike të këngëtarit të mirënjohur, Shpat Kasapi. Në këtë ceremoni të mbushur me emocione morën pjesë kryetari i Komunës, Bilall Kasami, familjarë, miq dhe kolegë të artistit. Gjatë fjalës së tij, kryetari Kasami shprehu ngushëllimet e thella për humbjen e artistit, duke theksuar se familja Kasapi ka humbur njeriun e tyre më të dashur, ndërsa Tetova një artist të madh që la gjurmë të pashlyeshme në skenën muzikore shqiptare. “U bëfsh lule Xhenneti, Shpat. Qyteti ynë sot është më i varfër pa ty”, shkroi Kasami në…
Spitali Rajonal i Durrësit, ka dhënë një deklaratë për shtyp në të cilën sqaron se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale të 15-vjeçarit Erion Boba, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme, 4 dhjetor, nuk ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Spitali i Durrësit sqaron se reagimi erdhi pas disa publikimeve në media mbi pretendimin se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale më 25 nëntor, ditën kur ndodhi sherri mes adoleshntëve, “kanë ikur dritat”. Sipas tyre, pas verifikimeve të kryera me ekipet e sallës së operacionit, anestezistët dhe stafin e reanimacionit, nuk është konstatuar asnjë ndërprerje energjie gjatë operacionit të pacientit në fjalë. “Sistemi i gjeneratorit…
Shokët e klasës së Erionit, 15-vjeçarit i cili ndërroi jetë mbrëmë (4 dhjetor) në spital, si pasojë e plagëve të marra disa ditë më parë nga një goditje me thikë nga bashkëmoshatari i tij, i dhanë sot lamtumirën e fundit shokut të tyre. Me lot në sy, shokët e klasës bashkë me mësuesit i dedikuan disa rreshta 15-vjeçarit. “Përse na le more shok, përse ike Erion? Si na e thave zemrën kështu?”, janë fjalët që u shkruan sot në tabelën e klasës në nder të Erionit. Gjithashtu klasa e Erionit vendosi sot lule në bankën e të ndjerit.Përmes një postimi në…
Zoran Zaev dhe Nikola Gruevski kanë nisur një betejë online duke drejtuar akuza për qeverisjen e tyre. Ata kanë përmendur pronat e dyshimta në Dubai, lidhjet me Rusinë dhe aferat nga koha e krizës së Kovidit. Gruevski, i cili ka qenë në arrati për vite me radhë dhe ka azil në Hungari, sulmoi Zaevin dhe ish-Ministrin e Shëndetësisë dhe kreun aktual të LSDM-së, Venko Filipçe, në një postim të gjatë në Facebook. Sipas tij, të dy “thonë një gjë në shtëpi, bëjnë një tjetër jashtë vendit”. Ai i kërkoi Filipces të tregonte dokumente që vërtetojnë se ai e mori vizën…
Hagë, Holandë – Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, z. Altin Dumani dhe prokurorja e posaçme, znj. Dorina Bejko, morën pjesë më 2–3 dhjetor në takimin e nivelit të lartë të prokurorëve nga katër vende të Ballkanit Perëndimor dhe 11 vende të Amerikës Latine, i zhvilluar në selinë e EUROJUST-it në Hagë. Gjatë fjalës së tij, z. Dumani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të frytshëm me agjencitë partnere dhe shkëmbimin e shpejtë të informacionit: “SPAK ka kaluar nga një agjenci që kryesisht merrte informacion, në një institucion që furnizon partnerët ndërkombëtarë me të dhëna të verifikuara dhe operacionale, duke u shndërruar në…
Një fluks i jashtëzakonshëm automjetesh është regjistruar këtë të shtunë në aksin Tiranë–Elbasan. Lëvizja e shtuar ka sjellë ngadalësim të qarkullimit që nga Tuneli i Krrabës e deri në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ndërsa situata është rënduar ndjeshëm në hyrje të Elbasanit, ku trafiku është pothuajse i paralizuar. Sipas drejtuesve te policisë rrugore në terren, kolonat lëvizin me ritëm shumë të reduktuar, ndërsa në disa momente qarkullimi ka mbetur i bllokuar për disa minuta. Shërbime të shtuara të Policisë Rrugore ndodhen në disa pika të aksit me problematik në Shqipëri për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur bllokimet totale, ndërsa…
Njësia për Punë të Brendshme ka paraqitur kërkesë për nisjen e një procedurëse kundërvajtëse ndaj subjektit juridik-komuna e Strugës dhe ndaj personit përgjegjës M.K. (65) nga fshati Bixhevë i Strugës, për shkak të veprës së kryer në kundërshtim me nenin 6, dhe e ndëshkueshme sipas nenit 11 të Ligjit për Përdorimin e Flamujve tëKomunave në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Të denoncuarit, si organizatorë të një ngjarjeje me rastin e Ditës së Flamurit Shqiptar, që me datë 28.11.2025 u mbajt në rrugën ‘Marshall Tito’ në Strugë, krahas flamurit të bashkësive, as në skenë, as në një pjesë të shëtitores të…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë një sqarim zyrtar lidhur me disa rrethana procedurale të gjykimit të çështjes, në ngarkim të të pandehurit Erion Veliaj dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë procedim. Sipas SPAK, Gjykata e Posaçme caktoi më 29 shtator 2025, seancën e parë të gjykimit paraprak të Veliajt, dhe prej këtij momenti dhe deri tani janë shtyre 8 seanca gjyqësore. Prokuroria e Posaçme argumenton se shtyrja e seancave është bërë për shkak të mungesave të pajustifikuara të mbrojtësve të të pandehurve apo dhe kërkesave të padrejta të tyre, duke penguar përfundimin e gjykimit paraprak…
Reth 20 deputetë nga grupe të ndryshme parlamentare kanë marrë pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, të organizuar nga Kuvendi dhe Kryqi i Kuq. Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ka falënderuar vullnetarët që veprojnë në vendin tonë. Njoftoi se me aktivitete të ndryshme së bashku me deputetët kanë shënuar këtë ditë duke vizituar qendra të ndryshme të Kryqit të Kuq. Tha se viti në ardhje do t’i kushtohet vullnetarizmit dhe deputetët do të jenë më aktiv në këtë aspekt. AFRIM GASHI – KRYEPARLAMENTAR “Bashkë me disa deputet sot ishim aktiv në disa qendra të rëndësishme të Kryqit të…
Rreth orës 14:00 sipas orës lokale, fermerët grekë mbyllën përsëri pikën kufitare Evzoni për hyrje dhe dalje nga Greqia në për në Maqedoninë e Veriut, ndërsa bllokada pritet të zgjasë deri në orën 22:00. Mbi 300 traktorë janë parkuar në anën greke të kufirit, ndërsa pati bllokadë gjatë orëve të mëngjesit të djeshëm, si dhe nga ora 18:00 deri në orën 22:30, pas së cilës trafiku u normalizua dhe vazhdoi pa ndërprerje deri në orën 14:00. Në të gjithë Greqinë, fermerët kanë ngritur gjithsej 14 blloqe me mbi 6,000 traktorë, dy prej të cilëve janë në pikat kufitare Evzoni (Bogorodica)…

