Në Kroaci, ka nisur të diskutohet mundësia e ngritjes së një padie kundër Shqipërisë, pas një incidenti të fundit, ku mbeturina nga Shqipëria u transferuan përmes rrugës detare dolën në brigjet e Dubrovnikut. Këtë çështje e ka ngritur anëtarja e Këshillit të qytetit të Dubrovnikut dhe avokatja Viktorija Knežević, e cila deklaroi se mund të merret një hap i tillë, por ekziston mundësia të jetë e pasuksesshme. “Pas një hulumtimi të thellë mbi këtë temë, përgjigjja është se teorikisht mundemi, por në praktikë është shumë e vështirë të kemi sukses, çka nuk do të thotë që duhet të heqim dorë nga…
Author: almakos
Një aksident ka ndodhur këtë të dielë (7 dhjetor) në vendin e quajtur “ Kthesa e Cakranit” në Fier , ku një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përplasur me një automjet tip “Benz” dhe më pas ka përfunduar në kanal. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy efektivë policie, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Kreu i SPB Shkup, Sasho Topallovski, njoftoi një shtrëngim serioz të kontrollit të parkimit në kryeqytet, me qëllim vendosjen e rendit dhe zvogëlimin e bllokimeve të vazhdueshme të trafikut. Në një paraqitje të ftuar në emisionin “Pretres”, ai zbuloi se automjetet e policisë të pajisura me kamera të përparuara, të lidhura drejtpërdrejt me sistemin “Safe City”, do të patrullojnë Shkupin dhe do të regjistrojnë vazhdimisht të gjitha automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme. Topallovski theksoi se çdo ndalesë në bulevard ku parkimi nuk lejohet, përfshirë pushimet e shkurtra “vetëm pesë minuta”, do të sanksionohet pa përjashtim.Sipas tij, kryerja e…
Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi njëri prej tyre vidhte materiale dhe sende të ndryshme nga automjetet apo subjekte, ndërsa personi tjetër i blinte. [embedded content] Personat e arrestuari janë Geraldo Zeneli dhe Gëzim Cani 34 dhe 48 vjeç. Arrestimi i tyre u bë pas denoncimeve nga disa drejtues automjetesh dhe subjektesh, për vjedhjen e materialeve dhe sendeve të një vlere të konsiderueshme nga automjetet e tyre apo subjekte. “Në kuadër të operacionit, u kapën dhe u arrestuan shtetasit G. Z., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe G. C., 48 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore…
Parakalimi me makinë është bërë shkak i plagosjes me armë zjarri të një 37-vjeçari në Berat, të identifikuar si Fabjel Toska (Xhindi). Mësohet se 37-vjeçari Toska po udhëtonte me një shok me makinë, kur është parakaluar nga një automjet, të cilit i kanë bërë shenjë me drita të ndalonte. Toska zbret nga automjeti dhe shkon në xhamin e shoferit të automjetit që i parakaloi. Kështu ka nisur edhe konflikti që coi në plagosjen e tij me një plumb në bark. Berat/Informacion paraprak Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në…
Fabjel Toska (Xhindi) është 37-vjeçari, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në Berat, në rrethana ende të paqarta. Policia sqaroi më herët se i riu u paraqit në spital i plagosur me armë zjarri, po nuk ka asnjë informacion për mënyrën si ai ishte plagosur. 37-vjeçari ndodhet ne spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit. Berat/Informacion paraprak Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të…
Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Berat. Ngjarja është regjistruar pas mesnatës, rreth orës 00:55, ku i riu është ka shkuar në spital me plagë. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa mësohet se i plagosuri është me iniciale F. T. (Xh). Paraprakisht raportohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut per jetën. Ndërsa menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Njoftimi: Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç,…
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ishte i pranishëm në Dëgjesën Jubilare të Papa Leoni XIV, zhvilluar në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Ministri e përshkroi si një nder të jashtëzakonshëm mundësinë për të dëgjuar nga afër Atin e Shenjtë përpara mijëra besimtarëve të ardhur nga e gjithë bota. Gjatë vizitës, Gonxhja u shpreh se pati kënaqësinë ta falënderonte Papën për vëmendjen e treguar ndaj vlerave të kulturës shqiptare, si edhe për ftesën e veçantë të Selisë së Shenjtë, që mundësoi jo vetëm takimin e përzemërt, por edhe një përshëndetje të posaçme të Papës drejtuar përfaqësuesve të…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët, kryesisht përgjatë zonës lindore të territorit, përqendruar në relievet malore. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 15m/sek Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do te jete i forces 2-4 ballë.
Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, ka shprehur mbështetje të plotë për protestën e paralajmëruar më 13 dhjetor në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, e cila synon të kërkojë drejtësi për drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që aktualisht mbahen në paraburgim. Partia u bën thirrje anëtarëve, simpatizantëve dhe gjithë qytetarëve shqiptarë, pa dallime partiake, që t’i bashkohen protestës masive. Sipas Aleancës, akuzat e ngritura ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së përbëjnë përpjekje për të “njollosur luftën e pastër çlirimtare të popullit shqiptar”. “Çdo shqiptar që e ndjen dhe e do lirinë duhet ta shohë këtë si një kauzë mbarëkombëtare,” theksohet në…
Nesër, duke filluar nga ora 07:00, disa objekte dhe zona në Shkup do të mbeten pa furnizim me ujë. Pa ujë do të jenë përdoruesit në objektet e ASHAM-it, Gjykatës Themelore 2, Qendrës Kulturore të të Rinjve, Bibliotekës Universitare “Shën Kliment Ohridski” – Shkup, Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Qendrës Tregtare “Mavrovasja”, si dhe një pjese e Çarshisë së Shkupit, Kullës së Sahatit, rrugës “Otokar Kershovani”, Rrugës së Avokatëve dhe një pjese e bulevardit “Krste Misirkov”. Sipas njoftimit nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup, ndërprerja është e nevojshme për shkak të një defekti në linjën e ujësjellësit në…
Një studim i fundit ka zbuluar se ruajtja e parave në shtëpi është një praktikë e zakonshme mes zviceranëve, duke e renditur atë si metodën e tretë më të njohur të investimit pas llogarive private dhe llogarive të kursimit. Ky fenomen është një reflektim i sjelljes investuese të popullsisë zvicerane, e cila duket se preferon të mbajë një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së saj në forma tradicionale. Studimi tregon se tetë për qind e pjesëmarrësve e pranojnë se mbajnë shumë ose të gjithë paratë e tyre në shtëpi, një shifër që tregon një tendencë të qartë për të ruajtur…

