Author: almakos

Një incident fatal është regjistruar pak më parë në portin e Durrësit, ku një 24 vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga rryma elektrike gjatë punimeve në bord Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është Avaz Yafarov, 24 vjeç, me kombësi nga Azerbaijani dhe pjesë e ekuipazhit të anijes “Kyebele”. Anija ishte e akostuar në kalatën nr. 2 dhe po shkarkonte ngarkesën me grurë. Ndihma e dhënë menjëherë nga ekuipazhi dhe shërbimet portuale nuk arriti ta shpëtonte. Njoftimi i Policisë Durrës / Informacion paraprak Rreth orës 17:50, është transportuar për në urgjencën e Spitalit Durrës, por ka ndërruar…

Lexo më Shumë

Gjatë javës së ardhshme rajoni ynë do të jetë në një fushë me presion të lartë ajror, gjë që do të sigurojë mot të qëndrueshëm dhe relativisht të ngrohtë, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. “Nëpër lugina të veçanta në orët e paradites dhe të natës do të ketë paraqitje të mjegullës për shkak të së cilës temperatura e ditës do të jetë më e ulët”, parashikon DPHM. Temperaturat e mëngjesit gjatë javës së ardhshme do të lëvizin nga 0 deri në 7 gradë, ndërsa të ditës nga 9 deri në 17 gradë. MARKETING

Lexo më Shumë

Në rrjete sociale dhe në disa portale pa adresë të qartë janë shpërndarë postime që pretendojnë se zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë dhe njëri nga liderët e VLEN, Arben Fetai është kundër UÇK-së. Postimet ndërlidhen me protestën për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, e cila është planifikuar të mbahet në Shkup më 13 dhjetor. Në këto shkrime pretendohet se liderët e VLEN-it janë dorëzuar para presionit të kryeministrit Mickoski, i cili ka deklaruar se shpreson që koalicioni VLEN nuk do ta mbështesë protestën. Në reagimin e tij në Facebook, Fetai ka theksuar se ata që mendojnë se mund ta diskreditojnë…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja për Qarkullim Publik “Shkupi” ka njoftuar se për shkak të festës shtetërore “Shën Klimenti i Ohrit”, transporti publik do të funksionojë sipas orarit të së dielës. Zyra për shitjen e biletave do të punojë vetëm te Qendra Transportuese prej orës 08:00 e deri më 14:00. Transporti me orar të rregullt kthehet nga dita e martë. MARKETING

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka ndarë përmes një postimi në rrjetet sociale takimin e tij me bashkëthemeluesin e ‘Microsoft’-it, Bill Gates, në kuadër të Forumit të Dohas 2025. Në këtë takim u diskutua mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave globale dhe mbështetjen e projekteve që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm. “Në margjina të Forumit të Dohas 2025, pata kënaqësinë të takoj Bill Gates, bashkëthemelues i “Microsoft” dhe filantrop i njohur global. Vlerësova përkushtimin e tij ndaj zgjidhjeve inovative që adresojnë sfidat globale, ndërsa bashkëbiseduam për rëndësinë e teknologjisë dhe mënyrat se si…

Lexo më Shumë

Një arratisje si në filma ka ndodhur orët e para mëngjesit të së dielës, 7 dhjetor, nga Burgu i Opera-s në Milano. I burgosuri shqiptar Taulant Toma, 41 vjeç, ka prerë hekurat e qelisë dhe më pas është ulur jashtë duke përdorur çarçafë të lidhur, për t’u zhdukur pa gjurmë. Arratisja, që sipas policisë është e planifikuar deri në detajin më të vogël, ka ndodhur gjatë ndryshimit të turneve të rojave. Ende nuk dihet se si ka arritur të kalojë muret rrethues dhe nëse ka pasur ndihmë nga jashtë. “Nuk është ende e qartë se si ka arritur të kalojë…

Lexo më Shumë

“Mediat britanike me reputacion, si “The Times”, raportuan se qeveria e Mickoskit është në bisedime me Britaninë e Madhe që Maqedonia të bëhet një destinacion bazë për kthimin e emigrantëve. Të gjitha gënjeshtrat pas të cilave kuzhinat e VMRO-së dhe qeveria u përpoqën të fshiheshin janë zhytur në ujë”, thotë zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska. Nga LSDM thonë se migrantët mbeten sfidë për shumë shtete të fuqishme, prandaj nuk ka arsye pse Maqedonia e Veriut t’i pranojë të njejtët. “Kjo është një çështje serioze kombëtare dhe shtetërore, e lidhur kryesisht me sigurinë, stabilitetin dhe të ardhmen e vendit. A është…

Lexo më Shumë

Taulant Toma, një grabitës i rrezikshëm shqiptar, i dënuar me burg  deri në vitin 2041 është arratisur sërish nga burgu gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, 7 dhjetor. 41 vjeçari, i konsideruar jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe me një histori kriminale që përfshin Itali dhe Europën, arriti të shpëtojë nga burgu i Opera-s në Milano, një institucion me siguri maksimale. Sipas informacioneve të Fatto Quotidiano, ai ka prerë hekurat e qelisë dhe më pas ka zbritur jashtë, duke shfrytëzuar errësirën dhe ndoshta një moment të favorshëm gjatë ndryshimit të turneve të rojave. Një arratisje që duket e planifikuar me…

Lexo më Shumë

Një grup të rinjsh u mblodhën sot në qendër të Bulqizës për të zhvilluar një protestë paqësore, në nder të bashkëmoshatarit të tyre, Erjon Boba, i cili humbi jetën tragjikisht në 5 dhjetori, pasi u qëllua me thikë. Me pankarta në duar dhe një heshtje simbolike, ata kërkuan më shumë siguri dhe kujdes për problemet që prekin rininë. “Të rinjtë duhet të ndihen të sigurt kudo,” u shpreh një prej pjesëmarrësve, duke theksuar se protesta nuk është vetëm një homazh për viktimën, por edhe një thirrje për të gjithë komunitetin që të reflektojë. Protestuesit apeluan që institucionet të marrin masa…

Lexo më Shumë

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 17-vjeçarin Danjel Ndreu, i cili ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për bashkëpunim në atentatin e 8 shtatorit në qendër të qytetit, ku Ragip Gila vrau 2 persona dhe plagosi dy të tjerë. Ngjarja e rëndë solli humbjen e jetës së Armando Palit dhe Liridon Krajës, ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso shënjestra e dyshuar e sulmit, dhe kamarierja Meri Kaceri. I mituri Danjel Ndreu, mësohet se u ndalua nga forcat “Shqiponja” gjatë një kontrolli rutinë, ku iu gjetën disa doza kokaine.  Pas shoqërimit në komisariat, rezultoi se ai kërkohej gjithashtu edhe për vjedhjen…

Lexo më Shumë

Fatos Mehdi Daci, një prej personaliteteve më të rëndësishme të kulturës, historisë dhe publicistikës dibrane e shqiptare, është ndarë nga jeta. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur familja, e cila ka njoftuar se homazhet do të zhvillohen më 8 dhjetor 2025, në Pallatin e Kulturës në Peshkopi, nga ora 09:00 deri në 11:00, ndërsa varrimi do të kryhet në vendlindje, në lagjen Dacallarë të Sllovës, Dibër, në orën 13:00. Pritja mortore para varrimit do të mbahet në Tiranë, më 7 dhjetor 2025, në Shtëpinë Funerale “Ija”, në Rrugën “Kujtim Laro”, nga ora 14:00 e në vijim. Po ashtu,…

Lexo më Shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e së shtunës mbrëma, nuk e ka miratuar propozimin e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje për shtyrjen e afatit të regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës dhe mundësinë e ndryshimit të vendvotimit për votuesit brenda vendit deri të dielën në ora 16:00. Propozimi mori vetëm katër vota për, duke u rrëzuar menjëherë. Sekretariati i KQZ-së ishte shprehur paraprakisht kundër shtyrjes, duke theksuar se një vendim i tillë do të rrezikonte menaxhimin e procesit zgjedhor. Drejtori i sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala tha se një shtyrje eventuale e këtyre afateve deri të dielën në ora 16:00 do…

Lexo më Shumë