Qytetarët dhe kompanitë i detyrohen Qytetit të Shkupit mbi 36 milionë euro në taksa dhe tarifa, informon sot administrata e qytetit. Për këtë arsye, ata u bëjnë thirrje të gjithë taksapaguesve që nuk kanë paguar tatimin në pronë, tatimin në qarkullim, tatimin në trashëgimi dhe dhurata dhe tatimin komunal, që të shlyejnë detyrimet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur. Mbikëqyrje në borxhin dhe pagesat elektronike mund të bëhen përmes platformës elektronike të Qytetit të Shkupit: https://danoci.skopje.gov.mk/gskopje/root/public/login.xhtml. Nga Qyteti ofrojnë edhe numër kontakti ku qytetarët mund të telefonojnë për më shumë informacion. për tatimin në pronë: 072/204-434 dhe…
Author: almakos
Australia do të bëhet vendi i parë në botë qqë do të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç. Ligji do të hyjë në zbatim nesër, e mërkurë 10 dhjetor 2025.Platformat si Instagram, TikTok dhe YouTube po detyrohen të bllokojnë më shumë se një milion llogari, duke shënuar fillimin e një vale të pritur globale rregullash. Nga mesnata (ora lokale, ora 15:00 sot sipas orës në Shqipëri), 10 nga platformat më të mëdha do të duhet të bllokojnë australianët nën moshën 16 vjeç ose të përballen me gjoba deri në 49.5 milionë dollarë australianë (28.1 milionë euro). Ligji është…
Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi me 11 vota Joni Ketën si kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke zëvendësuar, Aida Hajnaj. Deri tani Keta mbante postin e zv.drejtorit të Byrosë dhe u propozua si drejtues në finale të një procesi që zgjati disa muaj. Joni Keta u propozua nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe mori 11 vota pro dhe asnjë kundër. I gjithë procesi u ndoq edhe nga përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë dhe asaj të BE. Në garë për drejtimin e strukturës që ndihmon SPAK në hetime ishin 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë policie,…
Rezervat valutore në fund të nëntorit të këtij viti arritën në 4.862,2 milionë euro dhe krahasuar me muajin paraprak shënojnë një rritje prej 19 milionë eurosh, njoftoi Banka Popullore. Shumica e rezervave valutore janë plasuar në letra me vlerë (73,9%), më pas vijon ari monetar (16,4%) dhe valutat e depozitat (9,7%). Rezervat valutore janë asetet financiare që një vend mban në dispozicion për të mbështetur stabilitetin e monedhës së tij dhe për të përballuar nevojat e jashtme të ekonomisë. Ato zakonisht përbëhen nga: – Valuta të huaja – si euro, dollarë amerikanë, paund britanik, jen japonez etj.– Ari monetar –…
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për Gjon Shkambin, xhaxhain e Elvis Shkambit, autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja pasditen e 6 tetorit brenda sallës së gjyqit. Vendimi i Apelit konfirmon masën e caktuar më herët nga shkalla e parë, duke refuzuar kërkesën e mbrojtjes për ndryshim të masës së sigurisë. Gjon Shkambi ndodhet nën hetim për rolin e dyshuar në ngjarjen e rëndë, që tronditi sistemin e drejtësisë. Ngjarja e 6 tetorit solli reagime të shumta dhe ngriti shqetësime mbi sigurinë në ambientet gjyqësore.
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit. Sipas raportit janë lëshuar 2013 tiketa trafiku për të gjithë shkelësit e rregullave të trafikut në 24 orët e fundit. Gjithashtu Policia njoftoi se ka regjistruar 20 aksidente me të lënduar dhe 36 aksidente me dëme materiale. Në 24 orët e fundit, Policia njoftoi se kishte arrestuar 23 persona dhe kishte dërguar në mbajtje 12 të tjerë.
Në kuadër të hetimeve për dosjen e 21 janarit, ish Presidenti i Republikës, Bamir Topi është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Topi është thirrur si person në dijeni, pasi në atë kohë ai ka mbajtur postin e kreut të shtetit shqiptar. Për dosjen e 21 janarit në SPAK janë paraqitur më parë edhe kreu i PD, në atë kohë kryeministër, Sali Berisha si dhe Lulzim Basha, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Dosja e 21 janarit ne SPAK SPAK regjistroi procedim penal për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011, pasi Gjykata e Lartë vendosi një…
Ish- deputeti i PD, Lefter Maliqi, ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook dokumentin e SPAK adresuar drejt tij lidhur me hetimet dhe kallëzimet e bëra ndaj kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Postimi i plotë “SPAK” zyrtarisht nën hetim për 4 kallëzime të dënuarin dhe të paaftin Hajdari në krye të Bashkisë Kuçovë, të dhuruar në 2019 dhe grabitur në 2023. Plus 2 kallëzime nga Avokati Arben Llangozi, plus 1 kallëzim nga Deputetja Albana Volshi, plus kallëzimi i fundit nga ana ime për tenderin 1 Milion Euro në Havaleas. Ndërkohë dhe Prokuroria e Beratit, ende ka hetimet për 4…
Është gjetur trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës, i cili u vetëhodh mbrëmjen e së hënës (8 Dhjetor) nga ura e fshatit Fshat në bashkinë Klos. Raportohet se 39-vjeçari Klodian Kulla u hodh nga ura rreth orës 23:40 dhe për pasojë, ka humbur jetën. Si pasojë e terrenit të vështirë, gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina u bë pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve. Njoftimi i policisë: Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në pothuajse të gjithë territorin, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare, në formën e reve të mesme e të larta transparente. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/sek, Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.
21:55 | 8 Dhjetor 2025E.HNjë rrjedhje uji në departamentin egjiptian të Muzeut të Luvrit në Paris dëmtoi qindra vepra të rëndësishme, vetëm disa javë pasi vjedhjes së bizhuterive, që ngriti shqetësime mbi sigurinë e muzeut. Sipas zëvendësadministratorit të Luvrit, Francis Steinbock, mes 300 dhe 400 objekteve u prekën nga rrjedhja e ujit e zbuluar më 26 nëntor. Veprat e dëmtuara përfshijnë “revista egjiptologjike” dhe dokumentacione shkencore të përdorura nga studiuesit, të datuara nga fundi i shekullit të 19-të dhe fillimi i shekullit të 20-të. Ai theksoi se, megjithëse veprat janë shumë të dobishme për studime, ato nuk janë të njëjta…
Një ngjarje e frikshme ka tronditur rrjetet sociale, ku një influencuese ruse ka vendosur të eksperimentojë me jetën e djalit të saj të vogël. Ajo ka ndarë një video të tmerrshme, ku fëmija i saj futet në një qese vakumi, duke përdorur një fshesë me korrent për të thithur ajrin. Kjo situatë ka shkaktuar reagime të ashpra dhe shqetësim të madh për sigurinë e fëmijëve në internet. Videoja, e cila është bërë virale, tregon momentin e tmerrshëm kur fëmija, duke ndjerë frikë, thërret “mami” ndërsa qesja ngushtohet rreth tij. Ky moment ka bërë që shumë njerëz të pyesin për etikën…

