Qindra protestues kanë arritur në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, para fillimit të protestës gjithëkombëtare në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta e thirrur nga OVL-UÇK pritet të nisë nga ora 13:00 në sheshin “Skënderbe” në Shkup. Ajo është përkrahur nga shumë figura politike, nisur nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin e sotëm. MARKETING
Author: almakos
Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një grup kriminal shqiptar që merrej me kultivimin e marijuanës në provincën e Zaragozës. Në pranga u vunë 9 shqiptarë, të moshave 21 deri në 46 vjeç. Sipas mediave spanjolle, në kuadër të operacionit të koduar RIOG, u kryen 8 kontrolle si dhe u sekuestruan më shumë se 20 kg marijuanë gati për shpërndarje dhe mbi 2 mijë bimë kanabis. Rrjeti vepronte prej muajsh në depo industriale dhe banesa të shpërndara në disa komuna përreth Zaragozës, përfshirë Cuarte de Huerva, San Mateo de Gállego, La Puebla de Alfindén dhe Zuera. Plantacionet ishin të pajisura me teknologji…
Policia ka arrestuar inspektorin e IKMT pranë Drejtorisë Rajonale Kukës pasi ka kërcënuar drejtorin e institucionit. Kërcënimet kanë ardhur në lidhje me një aktkonstatimi për gërmimin e tokës në fshatin Krenzë, nga shtetasi nga me iniciale M. L., kushëriri i inspektorit të IKMT-së (djali i xhaxhait). Inspektori me iniciale 46 vjeç, banues në Kukës, u arrestua për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”. Ndërsa u procedua penalisht kushëriri i tij, 33 vjeçari me iniciale M. L., banues në Kukës, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, i cili kishte kryer gërmimin e dheut në zonën e…
Një 57-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Elbasan pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia teksa po punonte për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis të Elbasanit. Policia ka vënë në pranga drejtuesin teknik të punimeve, një 33-vjeçar, për veprën penale të “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Polis. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 33 vjeç, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, gjatë kryerjes së punimeve…
Ish-prokurorja speciale Katica Janeva, e dënuar me 7 vjet burg, është liruar me kusht dhe është kthyer në shtëpi në fillim të kësaj jave, pasi që nga viti 2021 vuante dënimin në Burgun e Shkupit “Idrizovë”. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i burgut “Idrizovë”, Zoran Jovanovski. “E dënuara Katica Janeva ka përfituar lirim me kusht dhe është e obliguar të paraqitet rregullisht në Gjykatën Themelore Penale në Shkup deri në përfundimin e plotë të dënimit prej 7 vjetësh”, deklaroi Jovanovski për SDK.MK. Sipas tij, Janeva duhet gjithashtu të respektojë disa kushte, përfshirë ndalimin e kryerjes së ndonjë vepre penale gjatë…
Dy gratë që shihni në foto janë viktimat e aksidentit të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Prizren–Suharekë. Ato po udhëtonin me një makinë me targa shqiptare, kur u përplasën me një kamion. Viktimat janë Elizabeta Katija, 43 vjeçe, drejtuesja e mjetit dhe një figurë e njohur në fushën e biznesit, si dhe Eorda Sinollari, 32 vjeçe, konsulente biznesi në Gjermani. Të dyja humbën jetën në vendngjarje, ndërsa autoritetet dyshojnë se moti i keq dhe mjegulla e dendur mund të kenë ndikuar në përplasjen fatale. Elizabeta Katija ishte drejtuese në Dhomën e Biznesit të…
Lexime 1BE18F2E-50DE-40C1-958B-B6EFE48E878D 55399A7D-2F29-4F7C-B5C8-518FE51B1B0C Policia ka arrestuar dy shtetase nga Kolumbia morën një apartament me qira dhe e shfrytëzonin për ushtrim prostitucion. Njoftimi i policisë: Durrës/ Finalizohet faza e 11-të e operacionit policor të koduar “STORM” për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Kishin marrë një apartament me qira në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe e shfrytëzonin për prostitucion, vihen në pranga dy shtetase nga Kolumbia. Procedohet penalisht edhe një shtetas shqiptar për prostitucion. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga strukturat e DVP Durrës, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve së bashku me Forcën e Posaçme Operacionale, u…
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të GJKKO-së për Belinda Ballukun, u shpreh se zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës po rikthehet, sipas tij, për të vijuar me aferat korruptive. “Kthehet Bela për të vazhduar aferat me Ramën. Patronazhistët hedhin fishekzjarre, mbase nga “gëzimi”, sepse rikthehet skema e vjedhjes së popullit më të varfër në Europë. Ndërkohë që qeveria merret me sulme ndaj opozitës, super-hajdutja e kryehajdutit rikthehet për të vijuar abuzimet me paratë e qytetarëve. Qeveria financon propagandën dhe sulmet politike ndaj opozitës vetëm për të mbuluar vjedhjet e saj ndaj shqiptarëve”, shkruan…
Dy të rinj janë arrestuar nga policia lidhur me sherrin e dhunshëm mesditën e djeshme në afërsi të Gjimnazit “Shejnaze Juka” në Shkodër. Në pranga kanë rënë të rinjtë me iniciale K. Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç, ndërsa filloi procedimi penal për pesë shtetas të mitur (4 prej tyre 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar). “Këta shtetas, në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe si pasojë, kanë pësuar dëmtime të lehta dy shtetas të mitur 17-vjeçarë”, informuan blutë. Njoftimi: Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër Specialistët për Hetimin e Krimeve…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me 82.9 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.5 lekë dhe do shitet me 103.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109 lekë dhe do shitet me 110.2 lekë.
Këshilli i prokurorëve publikë e ka përcaktuar Natasha Kërstevska Caleva si ushtruese e detyrës së Prokurores së lartë publike në Prokurorinë e lartë publike të Shkupit, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj prokurorie, por jo më gjatë se gjashtë muaj. Përcaktimi i ushtruesit të detyrës së Prokurorit të lartë publik në Prokurorinë e lartë publike të Shkupit ishte pika e parë dhe e vetme në rendin e ditës së seancës së sotme të 33-të të Këshillit të prokurorëve publik. Këshilli i prokurorëve publik në fillim të kësaj jave, më 9 dhjetor, mori vendim për përfundimin e detyrës…
Anëtari i Këshillit Organizativ të protestës që do të mbahet nesër në Shkup, Rafis Aliti, ka kritikuar institucionet e Kosovës për mungesë të angazhimit në mbrojtjen e ish-udhëheqësve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Ai tërhoqi një paralele me qasjen e Serbisë dhe Kroacisë ndaj të akuzuarve të tyre për krime lufte. “Serbia i mori në mbrojtje kriminelët e luftës, qoftë në Kroaci, Bosnjë apo në luftën e Kosovës. Është kujdesur për ta, si për ata që ishin në Hagë, ashtu edhe për ata që lëvizin të lirë në Serbi e Kosovë,” tha Aliti. Ai shtoi se edhe Kroacia…

