Gazetari Osman Stafa zbardh detaje nga debatet që u zhvilluan sot mes demokratëve në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, e cila u mbajt me dyer të mbyllura pa prezencën e mediave. Sipas burimeve për gazetarin Flamur Noka dhe Ervin Salianjin kanë pasur përplasej të forta gjatë mbledhjes. Noka akuzoi ish-deputetin demokrat se ka angazhuar grupin e Suel Çelës që mos të lejojë qytetarët të marrin pjesë në Foltoren e Berishës. “Në Elbasan njerëzit thonë që po angazhohet Suel Çela për të mos pasur njerëz në tek foltorja dhe ky është ndikimi yt“, iu drejtua Noka Salianjit.. Salianji nga ana e…
Author: almakos
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka kritikuar ashpër vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në detyrë të zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar atë absurd dhe të pabazuar në standarde të barabarta ligjore. Gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë”, Xhixho u shpreh se qasja e Gjykatës Kushtetuese në rastin e Ballukut dëshmon një trajtim me dy standarde, krahasuar me çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas saj, ndonëse një e pesta e deputetëve iu drejtua Kushtetueses për rishikimin e masës së sigurisë ndaj Berishës, gjykata refuzoi të shqyrtojë kërkesën, ndërsa në rastin e Ballukut veproi ndryshe. “Vendimi për…
Djali i një prej themeluesve të PD, Azem Hajdarit, lideri i lëvizjes studentore 1990-91 që çoi drejt rënies së regjimit komunist në Shqipëri, foli sot në emisionin “Kjo Javë” me moderatore Nisida Tufën për fëmijërinë e tij dhe raportet që ka me kreun e PD-së Sali Berisha. Azemi tha se Berisha e vizitonte gjithmonë që kur ishte i vogël dhe e mbante në prehër, ku i tregonte se sa i guximshëm ka qenë babai tij. “Kur isha i vogël, vinte na vizitonte për përvjetore dhe më mbante në prehër. Më tregonte foto të babait dhe thoshte: ‘Kushdo që ishte me…
Departamenti Amerikan i Shtetit ka refuzuar deri tani të komentojë mbi krizën në rritje të korrupsionit që ka përfshirë Shqipërinë, një aleate e rëndësishme e SHBA-ve në rajonin e Ballkanit. Sipas raportimeve, pas vendimit të një gjykate shqiptare për largimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, nën akuzat për ndërhyrje në dy tenderë ndërtimi, kryeministri socialist Edi Rama e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit vendosi të premten rikthimin e Ballukut në detyrë deri në marrjen e një “vendimi përfundimtar”. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ngriti më 31 tetor një akuzë penale ndaj…
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, e shoqëruar me debate dhe tone të larta, ish-deputeti Ervin Salianji foli për mediat, duke sqaruar qëndrimet e tij dhe duke iu përgjigjur akuzave të ngritura ndaj tij gjatë diskutimeve. Salianji u shpreh i keqardhur që, sipas tij, mbledhja e Kryesisë e zhvendosi tërësisht vëmendjen nga organizimi i protestës dhe përballja me qeverinë, drejt përplasjeve të brendshme. “Jam i keqardhur që mbledhja e Kryesisë e zhvendosi komplet fokusin nga protesta te diskutimet e brendshme. Kishte mendime të ndryshme, por ajo që di t’ju them është se do ecim përpara. Nuk do…
Deputeti Flamur Noka, komentoi sot për gazetarët debatin që ai zhvilloi në mbledhjen e kryesisë së PD-së me ish-deputetin Ervin Salianji. Sipas burimeve për Panorama Online në mbledhjen me dyer të mbyllura Noka pati një pëprlasje me Salianjin. Flamur Noka iu drejtua Salianjit me akuza të forta, duke i thënë se veprimet e tij “po u shërbejnë atyre që i kanë përballë”. Nga ana tjetër, Ervin Salianji reagoi ashpër, duke i kërkuar Nokës dorëheqjen. “Jep dorëheqjen Flamur, e ke shkatërruar partinë dhe gabimi me Avokatin e Popullit është përgjegjësi e jotja”, mësohet të ketë thënë Salianji gjatë debatit. Lidhur me…
Ka vijuar me tensione protesta e sotme e Adriatik Lapajt dhe mbështetësve të Shqipëria Bëhet përpara kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë ndaj protestuesve duke iu kërkuar të lirojnë trotuarin përpara kryeministrisë. Lapaj ka debatuar me forcat e rendit, duke thënë se ka leje për këtë tubim. “Na thoni cilin ligj kemi shkelur?”, thotë Lapaj Ndërkohë policia ka kërkuar heqjen e një gjeneratori për energjinë elektrike, si dhe karrigeve aty pranë. Protestuesit pretendojnë se janë konform ligjit dhe nuk e kanë shkelur atë, pasi ka të bëjë me një protestë të rregullt. [embedded content]
Në Qendrën Klinine “Nënë Tereza” në Shkup për herë të parë në Maqedoninë e Veriut është realizuar një ndërhyrje kirurgjikale komplekse te një fëmijë me deformim të rrallë kongjenital, në bashkëpunim me një mjek turk, transmeton Anadolu. Ndërhyrja është kryer në Klinikën Universitare për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezi, Reanimacion, Mjekim Intensiv dhe Qendër Urgjente (TOARILUC), në bashkëpunim me prof. dr. Ufuk Ajdinli nga Turqia. Pacienti ishte një fëmijë 4-vjeçar me deformim të Sprengel-it (Sprengel deformity). Ministria e Shëndetësi tha se kjo ndërhyrje përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor maqedonas për trajtimin e gjendjeve ortopedike…
Ish-prokurorja speciale Katica Janeva, e dënuar me 7 vjet burg dhe e burgosur në “Idrizovë” që nga viti 2021, në fillim të kësaj jave është liruar me kusht dhe është kthyer në shtëpi. Drejtori i burgut të “Idrizovës”, Zoran Jovanovski, sqaroi se Janeva ka përfituar lirim me kusht dhe se është e obliguar të paraqitet rregullisht në Gjykatën Themelore Penale Shkup deri në përfundimin e plotë të dënimit 7-vjeçar. Më herët, lirim me kusht kishte marrë edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila vuante dënimin në repartin e grave së bashku me Janevën. Jankullovska ishte dënuar për…
Mbledhja e sotme e Kryesisë së Partisë Demokratike është shoqëruar me debate të forta dhe tone të larta mes drejtuesve të partisë, duke nxjerrë në pah përplasjet e brendshme në një moment të tensionuar politik. Sipas burimeve nga mbledhja me dyer të mbyllura, në qendër të debatit kanë qenë Flamur Noka dhe Ervin Salianji, në prani edhe të kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Përplasjet kanë qenë të drejtpërdrejta dhe të ashpra, me akuza të ndërsjella mes palëve. Mësohet se Flamur Noka i është drejtuar Salianjit duke e akuzuar se me qëndrimet e tij “po u shërben atyre që janë përballë…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mëngjesit në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë dy persona janë lënduar. Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi. “Policia në ora 07:47 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, kilometri i 27 drejtimi Suharekë-Duhël. Sipas njësisë policore në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime”, tha ai. Ndryshe, edhe një ditë më parë ndodhi një aksident trafiku në këtë autostradë, ku si pasojë dy shtetase të Shqipërisë humbën jetën.…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë protestës paqësore të sotme për krerët e UÇK-së në Hagë, nuk janë evidentuar raste të heqjes së lirisë në pikat kufitare shtetërore, qoftë për shtetas maqedonas apo të huaj. “Në lidhje me pyetjet tuaja, ju informojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për heqje lirie të personave në pikat kufitare shtetërore,” deklaruan për TV SHENJA nga Ministria e Punëve të Brendshme. /SHENJA/

