Policia ka arrestuar 6 pedagogë të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi akuzohen se kanë marrë para për të kaluar në provime një studente. Ndërsa në pranga ka rënë edhe sekseri. Të arrestuarit: Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës. Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit. Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme. G.H., sekseri Ndërsa është shpallur në kërkim Edlira Gugu, pedagoge në lëndën:…
Author: almakos
Nëntë kilogramë drogë janë konfiskuar mbrëmë në dalje të autostradës në fshatin Mazgit të Obiliq. Policia ka njoftuar se substancat narkotike dyshohet të jenë marihuanë, transmeton Telegrafi. Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona që kanë qenë në veturë. “Hetuesit policorë nga Sektori Qendror për Hetimin me Narkotik, më 01.11.2024 në ora 19:00, në koordinim me agjenci tjera të sigurisë, në dalje të autostradës në fshatin Mazgit, kanë ndaluar për kontroll një veturë. Gjatë kontrollit të veturës, janë gjetur rreth 9 kg lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë. Kurse gjatë kontrollit të dy personave që kanë qenë në…
NIKOLETA KOVAÇI/ Policia e Shkodrës dhe grupi hetimor i ngritur enkas për të zbardhur sulmin brutal me armë ndaj dy të rinjve në Dobraç, ende nuk ka asnjë të dhënë konkrete, as për autorët e as për motivet. Sipas të dhënave që vijnë nga Shkodra, bëhet me dije se janë marrë disa DVD që kanë pamje të zonës ku ka ndodhur krimi i rëndë, por po kërkohen ekspertë që të hapen për shkak se sipas policisë këto pajisje janë me kode. Por ajo që vijon të çorientojë hetimin është pikërisht pamja e një personi të tretë, i cili ka qenë në…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 90.2 lekë dhe do shitet me 91.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98 lekë dhe do shitet me 98.6 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.6 lekë dhe do shitet me 104.6 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 116.4 lekë dhe do shitet me 117.6 lekë.
Marrëdhënia e Anës dhe Kevinit ka qenë mjaft e diskutuar këtë javë. Në shtëpi hyri nëna e Kevnit për ta vizituar atë. “Nuk më ka pëlqyer aspak që janë përzi familja. Dashuria është mbi të gjitha”, tha nëna e tij. Ndërsa për Anën tha se ka gjëra që si kanë pëlqyer. “Ana është një vajzë e bukur, ka gjëra që nuk më kanë pëlqyer te ajo. Ti Kevin vazhdo lojën sepse je fokusuar tek Ana”, tha ajo. Më pas të dyja u takuan. “E kam kuptu që familja jote nuk po e don Kevinin”, i tha nëna e këtij të…
Gjatë kësaj jave në shtëpi ka ardhur një zarf gri. Ndërsa sot në ‘Prime është hapur. Aty thuhet se do hapet një votim që do zgjat shumë pak dhe do vendos për fatin e Xuxit. “Kam përcjellë me shqetësim atë se çka ka ndodhur. Për veprimin e Xuxit ia kemi lënë në dorë publikut që përmes votave do vendosin se a do të qëndroj ai në shtëpi”, thuhet në vendim.
Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti i ka bërë apel BDI-së që t’i kthehet reformës së brendshme dhe të pastrojë rradhët nga krimi i organizuar e korrupsioni. “Para se të caktojë megdane, BDI bën mirë që t’i përgjigjet opinionit: – çfarë oferte përmbajnë SMS porositë të cilat ia kanë dërguar Kryeministrit Mickovski në kohën kur po negociohej qeveria e re?! – çfarë oferte vendosën në tavolinë në dhomën 161 në Parlament emisarët e Frontit Evropian derisa VLEN dhe VMRO DPMNE negocionin kabinetin e ri qeveritar?! – A është e vërtetë se vetëm dy ministri dhe as Kryetari i Parlamentit ishte oferta…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka takuar sonte banorët e Bogovinës. Ai tha se kryeministri Hristijan Mickoski le të bëhet gati sepse pas një viti do të përballen me zgjedhje të dyfishta. Ahmeti mes tjerash tha se e mbështet idenë që në tetor të vitit të ardhshëm bashkë me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare”. „Mickoski dje vetë deklaroi se sot 1 vjet të jemi në zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale. Hristijan Micksoki këtu është para prove a është burrë që i mban fjalët apo vetëm e ka thënë për të friguar opozitën…
Kjo javë ka qenë goxha kaotike teksa në njërën prej netëve e gjithë shtëpia u shndërrua në arenë debatesh me tona të larta pasi Xheneta zgjoi banorët duke kërcitur me tenxhere për çka reagimi i Xuxit ishte shumë i ashpër. Xheneta pas kësaj situate u pa në lot. “Kam tregu traumën që kam përjetua, jam bullizuar për pamjen duke më thënë se i kam ngjaj nënës. Nuk është marre, po unë kam historinë ndryshe me të. Gresa ndërkohë kujtoj se edhe ajo është sulmuar në shtëpi: Unë jam prekur në peshë në pamje, dhe nuk jam viktimizuar. Edhe Olta, ia…
Në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” sonte janë pranuar dy personat e lënduar në incidentin e ndodhur në Haraçinë të Shkupit. Njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë, ndërsa personi i dytë është pranuar menjëherë në Repartin e Mjekimit Intensiv, është bërë diagnoza dhe do të bëhet intervenim kirurgjik, thanë për MIA-n nga Qendra Emergjente. Ata bëjnë të ditur se pacienti i vdekur është 50 vjeç, ndërsa tjetri 19 vjeç. Kujtojmë që më herët edhe MPB-ja e konfirmoi incidentin e armatosur. MARKETING
Për herë të parë Shqipëria pritet të përfshijë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm votimin e emigrantëve dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi u shpreh optimist se Komisioni Rregullator do të miratojë aktet e nevojshme për të bërë të mundur këtë proces. “Është e qartë që klima politike relativisht e acaruar në Shqipëri nuk e ndihmon në përgjithësi procesin përgatitor zgjedhor, por deri në momentin që ne flasim, nuk duket që kjo ka ndikuar procesin e miratimit të akteve nga Komisioni Rregullator dhe në përgjithësi të aspekteve tjera rregullatore apo përgatitore, të cilat Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka…
Pas raportimit për incident me armë në Haraçinë, MPB ka dalë me detaje zyrtare. “Dy persona kanë marrë lëndime nga armë zjarri në incidentin që ndodhi sonte në fshatin Haraçinë”, konfirmojnë nga MPB. “Më 01.11.2024 rreth orës 19 nga Qendra urgjente Nëna Terezë në SPB Shkup është paraqitur se me plagë nga armë zjarri janë sjellë S.A. dhe A.A. nga f. Haraçinë. Sipas paraqitjes, drejt tyre, në f. Haraçinë është shtënë me armë zjarri nga ana e dy personave të cilët kanë qenë në automjet të llojit ‘Audi’”, theksojnë nga MPB. MARKETING

